Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Vrasja e Fatlind Arifit, Gjykata vendos për të akuzuarin Liridon Uruqi

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit Liridon Uruqi - 04.12.2019

Vrasja e Fatlind Arifit, Gjykata vendos për të akuzuarin Liridon Uruqi

 

Liridon Uruqi është dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e Fatlind Arifit në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Ky dënim ndaj Uruqit vije pasi prokurori i rastit Agron Uka kishte rikualifikuar veprën penale nga vrasje e rëndë në vrasje të rëndomtë, duke ia lehtësuar barrën penale të akuzuarit.

Uruqi fillimisht nga Prokuroria e Gjilanit ishte akuzuar për tri vepra penale, vrasje të rëndë, kanosje dhe armë mbajtje pa leje.

Kujtojmë se në seancën e fundit prokurori i Shtetit Agron Uka, pati hequr dorë nga vepra penale e kanosjes dhe kishte bërë ri kualifikimin nga vrasje e rëndë në vrasje të rëndomtë.

Agron Uka pati thënë se: “Prokuroria nuk ka mundur të argumentojë se te veprimet e të akuzuarit ekzistojnë elementet e veprës penale të vrasjes së rëndë”.

Përfaqësuesi i familjes së dëmtuar, Avokati Hamdi Jashari, kishte deklaruar se: “E përkrah fjalën e prokurorit të shtetit dhe shtoi se janë vërtetuar faktet lidhur me fajësinë e të akuzuarit. I akuzuari konsiderojmë se vrasjen e ka kryer me dashje pasi që e ka ditur që mbajtja e armës në dorë mund ta sjell pasojën”.

Tutje ishte deklaruar Gani Arifi (babai i viktimës) i cili kishte thënë se e përkrah fjalën e Avokatit Hamdi Jashari.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Blerim Latifi kishte thënë se: “Kërkojmë qe në vend të kualifikimit vrasje e rëndë të kalohet në rikualifikimin vrasje nga pakujdesia. I akuzuari duhet të shpallet fajtor dhe të dënohet për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia“, pati deklaruar avokati Halimi.

I akuzuari Liridon Uruqi kishte thënë se e përkrah fjalën e avokatit të tij duke shprehur keq ardhje për rastin që i ka ndodhur.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Liridon Uruqi, ka vrarë Fatlind Arifin, duke shtënë me armë zjarri dhe nga plagët e marra Arifi kishte ndërruar jetë në spital.

Gjithnjë sipas aktakuzës Liridon Uruqi, të njëjtën armë me të cilën kishte kryer vrasjen, ia drejton fillimisht të dëmtuarve-dëshmitarëve K. H., dhe L. M., pastaj edhe të dëmtuarit, tani dëshmitarit G. A., duke e ngreh këmbëzën e revoles.

Kujtomë se kallxo.com kishte raportuar vazhdimisht për këtë rast dhe se ky ishte procesi i dytë gjyqësor ndaj Liridon Uruqit, ku në shqyrtimin e parë aj ishte dënuar me 25 vite burgim.

Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit Liridon Uruqi – 04.12.2019
vrasje e rëndë, ri kualifikim vrajës e rëndomtë, Ramiz Azizi, Sabedin Mushica, Behar Ymeri, Agron Uka, Liridon Uruqi, Blerim Halimi, Hamdi Jashari


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit