Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për krime lufte në Osek Hylë të Gjakovës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për krime lufte në Osek Hylë të Gjakovës

Në Gjykatën Themelore tw Prishtinës, sot më 03.12.2025 është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Muharrem Ibrajt i akuzuar për krime lufte në fshatin Osek Hylë të Gjakovës.

Shqyrtimi fillestar është mbajtur në mungesë të të akuzuarit Muharrem Ibraj.

Gjyqtari Arben Hoti tha se janë përmbushur kriteret e parapara me ligj për mbajtjen e gjykimit në mungesë ndaj të akuzuarit Ibraj.

Gjyqtari Arben Hoti para leximit të aktakuzës e udhëzoi Prokurorinë që gjatë leximit të aktakuzës, në dispovizitin e dytë i cili ka të bëjë me dhunim seksual të mos përmendet viktima.

Tutje, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ajshe Ferati, Gjykata njoftoi mbrojtjen që në afat prej 30 ditësh kanë drejtë të paraqesin kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Lidhur me këtë mbrojtësja e të akuzuarit Muharrem Ibraj, avokatja Sabrije Jashari deklaroi se heq dorë nga e drejta që të paraqes kundërshtim të provave dhe kërkesën për hedhje te aktakuzës.

Tutje, Jashari i propozoi Gjykatës që kjo çështje penale të shkojë direkt në shqyrtim gjyqësor.

Në anën tjetër, prokurorja Ajshe Ferati tha se nëse ky propozim nuk paraqet shkelje ajo nuk e kundërshton.

Ndërsa, lidhur me këtë gjyqtari Arben Hoti tha se është diskrecion i mbrojtjes nëse dëshiron të paraqet kundërshtim të provave dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.

“Pas propozimit të mbrojtjes, Gjykata merr aktvendim në lidhje me kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës, Gjykata konsideron se është diskrecion i mbrojtjes, pasi dispozita ligjore përdor termin ‘mundet’ të bëhet kundështimi dhe kërkesa për hedhje të aktakuzës, andaj mbrojtja këtë të drejtë do ta ushtrojë ashtu që pas kalimit të afatit nuk do të bëjë kundërshtim apo kërkesë për hedhje të aktakuzës”-tha gjyqtari Arben Hoti

Tutje, gjyqtari tha se lidhur me këtë Gjykata nuk do të merr aktvendim në formë të shkruar dhe çështja do të kalojë në shqyrtim gjyqësor.

“Kësisoj Gjykata nuk do të detyrohet të merr aktvendim në formë të shkruar dhe çështja do të kalojë në shqyrtim kryesor.”-tha në fund gjyqtari.

Në seancë nuk prezentoi askush nga përfaqësuesit e mbrojtjes së viktimave.

Prokuroria Speciale e Kosovës, më 19.03.2025, kishte njoftuar se ka ngritur Aktakuzë ndaj një personi të nacionalitetit shqiptar, nën akuzën për “krime lufte”, në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës.

Sipas Aktakuzës së datës 19.03.2025, të ngritur nga Prokuroria Speciale, që ka siguruar KALLXO.com, i pandehuri Muharrem Ibraj po akuzohet se në periudhën kohore 1998-1999, gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, në fshatin Osek Hylë të Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, gjatë një konflikti me karakter jondërkombëtar, të zhvilluar në mes të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave policore e ushtarake serbe ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe ka kryer, vrasje, dhunime, arrestime, keqtrajtime të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në luftë.

Sipas Aktakuzës, i pandehuri Muharrem Ibraj akuzohet se më 28.02.1998, rreth orës 14:30, në fshatin Osek Hylë, Komuna e Gjakovës, me dashje, i armatosur dhe në uniformë policore, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, ka marrë pjesë direkt në vrasjen dhe keqtrajtimin e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në luftë.

Sipas Aktakuzës, i pandehuri Ibraj bashkë me forca të mëdha policore serbe kanë rrethuar shtëpinë e viktimës dhe pasi futen brenda në shtëpi i pandehuri Muharrem Ibraj i kërcënon dhe i fyen të pranishmit me fjalë të ndryshme dhe në ato momente e godet me shuplakë të dëmtuarin e parë dhe pasi ndërhyn viktima, i pandehuri urdhëron që të dalë nga dhoma dhe gjersa viktima ishte duke dalë jashtë i pandehuri në prezencë të familjarëve dhe të afërmve të viktimës, të cilët ishin prezent aty, shtie disa herë në drejtim të viktimës me një pushkë automatike, ku në ato momente i njëjti ndërron jetë si pasojë e plagëve vdekjeprurëse.

Tutje, në Aktakuzë thuhet se meshkujt e tjerë, të cilët kishin qenë prezent, janë nxjerrë jashtë nga forcat policore, janë rrahur dhe janë transportuar në Stacionin e Policisë, ku edhe më tej janë sulmuar fizikisht dhe janë marrë në pyetje me pretekstin se ishin pjesëmarrës të UÇK-së e pastaj të njëjtit janë liruar.

Tutje, në Dispozitivin e Dytë, i pandehuri Muharrem Ibraj akuzohet se në një datë tjetër të vitit 1998, në bashkëkryerje me dy persona të tjerë të armatosur dhe të uniformuar, duke përdorur forcën e kanë detyruar të dëmtuarën shqiptare të kryejë marrëdhënie seksuale me ta, pa pëlqimin e saj.

Me këto veprime Muharrem Ibraj po akuzohet se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”.

Prokuroria Speciale i ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë ndaj të akuzuarit Muharrem Ibraj, konform Dispozitave të Kodit të Procedurës Penale (KPPK), për shkak se i pandehuri gjendet në arrati.

Gjykimet për krimet e luftës

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.

Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”