Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, avokati pretendon se Prokuroria nuk është kujdesur të vërtetojë faktet që shkojnë në favorin e të akuzuarit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Jetmir Sinani, i akuzuari për vrasjen e dyfishtë në vitin 2023 në Vushtrri- Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, avokati pretendon se Prokuroria nuk është kujdesur të vërtetojë faktet që shkojnë në favorin e të akuzuarit

Në Gjykatën e Mitrovicës, më 25.11.2025 janë dhënë fjalët përfundimtare në rigjykimin e Jetmir Sinanit, i akuzuar për rastin e vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur në Vushtrri më 2023.

Jetmir Sinani akuzohet për veprat penale – vrasje e rëndë, dhe – armëmbajtje pa leje.

Në gjykimin e parë, më 20.01.2025, i pandehuri ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 24 vjet burgim.

I pandehuri tha në seancë se qëndron prapa deklarimeve të mëparshme, pra e pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje, por jo edhe për vrasje.

“Qëndroj prapa deklarimeve që i kam dhënë në vendin e ngjarjes”- tha Sinani.

Në anën tjetër prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, kërkoi nga Gjykata ta shpallë fajtor të pandehurin për veprat penale të cilat i vihen në barrë dhe ta dënojë sipas ligjit.

“Se i pandehuri ka kryer veprat penale është vërtetuar nga deklaratat e dëshmitarëve. Po ashtu është vërtetuar edhe nga raportet mjekësore, raporti i autopsisë në emër të të ndjerit Fatos Zenunit dhe raporti i autopsisë në emër të të ndjerit Liridon Musliu, raportet mjekësore në emër të të dëmtuarit Ilmi Shaqiri, ekspertiza psikatrike në emër të të pandehurit, me çka është vërtetuar se i pandehuri me dashje ka kryer veprën penale” – potencoi Bajrami.

Se rasti ka ndodhur afër një shkolle dhe se ka pasur frekuentim të qytetarëve e tha avokati i palës së dëmtuar Fatos Zenunit, Kushtrim Salihu, i cili ka kërkuar që ky akt i rëndë kriminal të marrë përgjigjen më të ashpër që parashikon ligji – burgimin e përjetshëm.

“Nga shqyrtimi gjyqësor është vërtetuar se i pandehuri ka vepruar me qëllim të drejtpërdrejtë për t’i privuar viktimat nga jeta, ka vepruar me vendosmëri dhe brutalitet të lartë, dhe në asnjë moment nuk është provuar ndonjë rrethanë që do ta arsyetonte ose zbuste veprimin e tij me të cilat pasojat janë të pariparueshme dhe të përhershme. Familjarët nuk kërkojnë hakmarrje por drejtësi”- theksoi Salihu.

Se të akuzuarit nuk janë çdoherë fajtorë dhe se viktimat nuk janë çdoherë të pafajshme e tha avokati i të akuzuarit Jetmir Sinani, i cili ia drejton gishtin Prokurorisë se nuk është kujdesur të vërtetojë faktet që shkojnë në favorin e të akuzuarit.

“Këtij konstatimi siç duket më së miri i shkon rasti i Jetmir Sinanit i cili pa dëshirën e vet u shndërrua në vrasës. Aktakuza fillon aty ku ka përfunduar ngjarja. Akuza nuk thotë se Jetmiri në ditën kritike ka qenë i sulmuar, se ndaj tij është shtënë me armë, sigurisht për t’u vrarë. Nuk është thënë se i njëjti është rrahur dhe se ka pasur lëndime në kokë dhe po ashtu nga ky sulm i është thyer ashti i hundës. Akuza nuk thot kush prej nga erdhi. Me çka erdhën e çka kishin nëpër duar. Akuza nuk thot se kë e sulmuan”- potencoi ai.

Sipas avokatit, para garazhit është ndalur një veturë “Pick up” ndërkaq pas pak sekondash një veturë e tipit “Opel Astra”.

Avokati tha se nga dritarja e veturës “Opel Astra” ka shtënë Fatosi.

Ndërsa, sipas tij, dy persona kanë dalë nga vetura “Pick up” dhe katër nga vetura tjetër dhe së bashku e kanë sulmuar të akuzuarin dhe shokun e tij.

“Armën e kam marrë në garazh. Jam kthyer shumë shpejt me armë në dorë, e kam vërejtur se këta persona ende goditshin Edinin pa ndërprerë. Kur jam afruar kam thanë: “Lëshojeni bre!“. Ata kur më kanë parë armën në dorë e kanë lëshuar Edinin dhe filluan të largohen. Unë jam përqendruar te Edini se nuk e dijsha a është gjallë apo i vdekur. Unë mendova se çdo gjë përfundoi dhe për një moment duke u marrë me Edinin e kam dëgjuar një zë: “O ruaju!“ dhe në atë moment e kam parë automjetin „Astra“ të ndalur dhe një person mbi xham duke ma drejtuar armën”- përfoli avokati deklarimet e të akuzuarit.

Gjyqtari i rastit, Xhemajl Jusufi, tha se shpallja aktgjykimit do të bëhet më 01.12.2025.

Më 04.11.2025, Gjykata e Mitrovicës ka bërë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi në tetor të vitit 2023 në Vushtrri.

Sipas aktakuzës, i pandehuri J.S., më 29.10.2023, rreth orës 15:50, në qytetin e Vushtrrisë, në udhëkryqin ku kryqëzohen rrugët “Mehmet Konjuhi”, “Rifat Galica” dhe “Zahir Pajaziti”, me qëllim të privimit nga jeta të personit tjetër, me përdorimin e armës së zjarrit të tipit “AK-47”, ka privuar nga jeta tani të ndjerët F.A. dhe L.M. Me këtë rast, i pandehuri akuzohet për kryerjen e veprave penale – vrasje e rëndë, dhe – armëmbajtje pa leje.

Sipas komunikatës, këqyrja në vendin e ngjarjes u bë në prezencë të Prokurorisë së Mitrovicës, mbrojtësve të të pandehurve, përfaqësuesve të viktimave dhe zyrtarëve hetimorë si: Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), Njësia e Forenzikës si dhe ekspertë nga lëmit përkatëse si Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK) dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF).

Ndryshe, më 30.10.2025, pesë persona ishin arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për përfshirje në rastin ku mbeti i vrarë një person në Vushtrri dhe dy të tjerë u plagosën.

Policia kishte konfirmuar se fillimisht kishin arrestuar dy persona, J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, ndërsa gjatë hetimeve kanë identifikuar edhe tre persona të tjerë.

Drejtoria Rajonale në Mitrovicë kishin konfiskuar një armë si provë materiale e cila ishte armë e gjatë.Drejtoria Rajonale në Mitrovicë kishin konfiskuar një armë si provë materiale e cila ishte armë e gjatë.

https://kallxo.com/lajm/pese-te-arrestuar-per-vrasjen-ne-vushtrri/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”