ILUSTRIM - Rrjetet sociale foto REL AFP
Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
Një burrë është arrestuar më 04.12.2025 në Gjakovë nën dyshimet se përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, më 05.12.2025.
Ndaj tij është iniciuar vepra penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një telefon celular. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, Policia njofton se pas pranimit të rastit, në cilësi të provave materiale nga i dyshuari kanë sekuestruar një telefon celular.
Ndërkaq njoftohet se pas intervistimit të tij, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.