Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Prokuroria e Gjilanit: Në parcelat e dedikuara për objekte shkollore u dhanë leje ndërtimi për biznese private

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Prokuroria e Gjilanit: Në parcelat e dedikuara për objekte shkollore u dhanë leje ndërtimi për biznese private

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Bekim Bajrami, sërish ka dalë para Gjykatës në Gjilan për t`u përballur me akuzat për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, Bajrami ka lëshuar leje ndërtimore në Parcelat Kadastrale të Komunës së Gjilanit edhe pse në ato parcela ishin paraparë ndërtimi i një objekti parashkollor dhe një objekti tjetër shkollor.

Në seancë u dëgjua dëshmitari Bashkim Isufi i cili është përpilues i kallëzimit pendal ndaj Drejtorit Bajrami. Ai tha se lidhur me rastin ku akuzohet Bekim Bajrami ka dhënë deklaratë në Polici dhe në Prokurori dhe se mbetet pranë tyre.

“Dy lejet ndërtimore janë lëshuar në mënyrë të kundërligjshme. Tek lejet ndërtimore për të cilat po bëhet gjykimi, nuk ka pasur ridestinim nga ana e Kuvendit Komunal. Lejet e lëshuara nga Drejtori është dashur të shikohen nga ai edhe pse kur ka filluar procedura ai nuk ka qenë Drejtor. Obligim ligjor e ka pasur Drejtori që ti shikoj edhe procedurat që janë zhvilluar para se ai të bëhet Drejtor dhe krejt në fund ka mundur t`i stopoj lejet ndërtimore. Asnjë zyrtarë tjetër nuk ka të drejtë të lëshoj leje ndërtimore përveq Drejtorit”, tha dëshmitari Isufi.

Tutje ai tha se lejet e lëshuara nuk janë sipas planeve rregulluese urbane dhe se në rastin konkret kanë përfituar investitorët të cilët kanë marrë lejet ndërtimore. Gjithashtu tha se Raportet e tijë me drejtorin nuk janë të mira për shkak të sinjalizimeve që ai i ka bërë lidhur me këtë rast.

Tutje në seancë u dëgjua eksperti i ndërtimtarisë Rexhep Sylejmani, i cili tha se mbetet pranë raportit të dorëzuar në Prokurori. Gjithashtu tha se lejet ndërtimore nuk janë lëshuar në mënyrë ligjore.

Ai në vazhdim tha se nuk është përfillur ligji mbi planifikimin hapësinor. Lidhur me këto leje tha se nuk e di se a ka përfituar dikush apo jo. Roli i tani të akuzuarit ka qenë krysor pasi i njëjti i ka nënshkruar lejet ndërtimore.

Pas propozimeve për deshmitarë, seanca e sotme do të vazhdohet më 18 tetor.

Sipas Prokurorisë gjatë vitit 2019, i akuzuari Bajrami duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare si drejtor në Drejtorinë e Planifikimit Mjedisor në Komunën e Gjilanit ka anashkaluar interesin e institucionit që e përfaqëson (Komunës së Gjilanit) dhe e ka zëvendësuar me interesin e të tjerëve, në kundërshtim me destinimin e planifikuar sipas planit rregullues “Livadhet e Arapit 1”, në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar dy leje ndërtimore.

Tutje sipas aktakuzës, i akuzuari Bajrami lejet ndërtimore i ka lëshuar për dy kompani ndërtimi edhe atë për kompaninë SH.P.K. “City Project-3”, me pronar Fatmir Daku dhe për kompaninë SH.P.K. “Mabb Home”, me pronar Musah Bunjaku.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast:

https://kallxo.com/lajm/drejtori-i-urbanizmit-ne-gjilan-del-para-gjykates-akuzohet-se-lejoi-ndertimin-e-banesave-ku-ishte-parapare-shkolla/

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit