Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dëmtohen disa dritare të shkollës në Zhegoc të Gjilanit, Policia po e heton rastin

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Dëmtohen disa dritare të shkollës në Zhegoc të Gjilanit, Policia po e heton rastin

Disa dritare të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fetah Qerimi” në fshatin Zhegoc të Gjilanit dyshohet se janë dëmtuar.

Lajmin e ka konfirmuar Ajvaz Beqiri, ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës “Fetah Qerimi”, i cili tha përmes telefonit për KALLXO.com se në ora 07:10 të mëngjesit, më 06.10.2025, ishte njoftuar nga personeli teknik për gjendjen në të cilën e kanë gjetur shkollën.

“Kam dalë edhe unë e kam pa gjendjen, është një klasë e thyer, është salla e arsimtarëve, korridoret, kështu me radhë. Vetëm dritaret janë të dëmtuara” – tha Beqiri më 06.10.2025.

Beqiri tha se kanë marrë një njoftim nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan në koordinim me Këshillin e prindërve, nxënësit dhe stafin e shkollës që ta mbajnë mësimin në shkollën amë në Vërbicë të Zhegocit.

“Nxënësit barten d.m.th. me transport publik, të kontraktuar prej Komunës dhe në koordinim me kompaninë në fjalë na i kemi dërgu nxënësit në shkollën amë dhe sot është viju mësimi për nivelin 6-9 dhe niveli 1-5 të Vërbicës së Zhegocit, ndërsa niveli 1-5 të paraleles së ndarë në Zhegoc nuk ka mbajtur mësim fare” – tregoi Beqiri.

Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, ka thënë për KALLXO.com se më 06.10.2025 kanë pranuar informacion se në fshatin Zhegoc të komunës së Gjilanit janë dëmtuar disa xhama të shkollës së këtij fshati.

“Njësitë policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet në ndriçim dhe sqarim të rrethanave të këtij rasti” – thuhet në përgjigjen e Hashanit.

Drejtori Beqiri tha se janë 33 nxënës të shkollës “Fehmi Qerimi” në Zhegoc, kurse 12 nxënës në shkollën amë. Tani do të mësojnë të gjithë në shkollën amë në Vërbicë, pasi sipas Beqirit, janë kushtet shumë më të mira se sa në paralelen e ndarë në Zhegoc.

Shpend Nuhiu, drejtori i Arsimit në Gjilan, tha se nxënësit do të vazhdojnë mësimin në shkollën amë në Vërbicë derisa të gjendet ndonjë zgjidhje për rregullimin e dritareve në objektin që është dëmtuar.

Nuhiu tha se ende nuk e kanë kontaktuar ndonjë kompani për rregullimin e dritareve të dëmtuara të shkollës.

“Sot ende herët, shohim d.m.th. cilat janë shkaqet, cilat janë arsyet edhe njëherë për njëherë fëmijët s’kanë me vazhdu atje” – tha Nuhiu.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”