Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Shefi i asamblistëve të PDK-së: Rama u hakmor pasi nuk e përkrahëm për Badovcin

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Shefi i asamblistëve të PDK-së: Rama u hakmor pasi nuk e përkrahëm për Badovcin

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal në kryeqytet, Leutrim Retkoceri e quajti hakmarrje shkarkimin e drejtorit, Ilirk Musliut, pasi kjo parti nuk e mbështeti për këmbim të pronave në Badovc.

Ai më tej theksoi se ky vendim nga ana e kryetarit erdhi pasi dolën publikisht se nuk përkrahin këtë këmbim.

“Rama për Badovc u hakmor! Pasi treguam publikisht se PDK nuk mbështet këmbimin e pronave në Badovc me ish-klientët e tij”- është shprehur Retkoceri.

Shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve Publike e quajti revansh edhe nënkryetarja nga radhët e PDK, Donjeta Sahatçiu.

Derisa, shefi i asamblistëve të LVV, Gëzim Sveçla, këtë veprim tha se e sheh si fillim të fundit të këtij koalicioni.

Tre seancat e fundit të Kuvendit Komunal në kryeqytet janë bojkotuar nga PDK, partner në koalicionin qeverisës me LDK.

PDK pati deklaruar se vetëm kur të ketë transparencë dhe hapësirë për kontribut në hartim të rendit të pikave për diskutim, do kthehen në seanca.

Kurse, lidhur me çështjen e këmbimit të pronës në zonën e mbrojtur në Badovc me prona në Prishtinën e re, Rama ka deklaruar se është akuzuar pa të drejtë, pasi ky proces ka nisur në qeverisjen e kaluar.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se për shkak të “gjendjes alarmante” me menaxhimin e mbeturinave, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

Sipas Ramës, në cilësinë e kryetarit, ka ndarë buxhet shtesë për këtë drejtori dhe ndërmarrjen përkatëse, por përkundër kësaj “mbështetje të vazhdueshme nuk ka pasur rezultate nga drejtoria në fjalë”.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes aktuale alarmante në Kryeqytet lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar” – ka shkruar Rama në Facebook.

https://kallxo.com/lajm/perparim-rama-shkarkon-drejtorin-ilirik-musliu/?fbclid=IwAR1rRy7Pxmr6XE0JlTWH09iDf7tqLDFx467fSgw-dWDpYKzNF1AjyTl9YVg

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka deklaruar se shkarkimi i drejtorit të shërbimeve publike, Ilirk Musliu nuk ka të bëjë asgjë me mbeturinat, por qëndrimin e PDK-së lidhur me këmbimin e pronave në Badovc.

Ajo përmes një shkrimi në rrjetin Facebook këtë veprim të kryetarit e ka cilësuar si revansh për qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje.

“Ilirik Musliu ka qenë motori i qeverisjes së mirë të PDK në Prishtinë. Me Ilirik Musliun, problemi i mbeturinave as nuk ka fillu e as nuk ka pasë mundësi me u mbyll. Ky është problemi më kompleks i Kryeqytetit, e për këtë kemi shumë për të thënë”- shkroi ajo.

https://kallxo.com/komuna/shkarkimi-i-drejtorit-te-pdk-se-nga-kryetari-rama-sahatciu-e-quan-revansh-ndaj-qendrimit-te-tyre-per-badovcin/

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal në Prishtinë, Gëzim Sveçla e ka quajtur shkarkimin e sotëm të drejtorit të PDK-së, Ilirk Musliu, nga ana e kryetarit Përparim Rama, si fillim të fundit të koalicionit qeverisës.

Sipas tij, ky ka qenë koalicion interesi dhe në momentin që këto interesa nuk u përputhën, ndodhën thyerje mes tyre.

“Me shumë gjasë ky është fillimi i fundit të një koalicioni që ishte i ndërtuar nga interesa partiake e personale, e jo nga parime e programe. Qytetarët nuk kanë nevojë fare të brengosen për epilogun e këtij koalicioni, sepse gjendja në Prishtinë më keq se sa është sot, s`ka si të bëhet”- u shpreh Sveçla.

https://kallxo.com/komuna/lvv-e-quan-fillim-i-fundit-te-koalicionit-shkarkimin-qe-kryetari-rama-i-beri-drejtorit-te-pdk-se/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”