Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Sami Lushtaku, Valon Prebreza dhe Halil Thaçi betohen si kryetarë komunash

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Sami Lushtaku, Valon Prebreza dhe Halil Thaçi betohen si kryetarë komunash

Tre kandidatët që dolën fitues nga zgjedhjet lokale të mbajtura në dy runde, më 12 tetor dhe më 9 nëntor 2025, janë betuar të enjtën më 04.12.2025, si kryetarë komunash.

Valon Prebreza i Lëvizjes Vetëvendosje u betua para përbërjes së re të asamblesë si kryetar i Komunës së Fushë Kosovës.

Ai mori mandatin e parë si kryetar pasi mundi në balotazh kandidatin e LDK-së, Besnik Osmani.

“Detyra zyrtare më obligon që t’i shërbejë secilit qytetar pa asnjë dallim. Unë zotohem se do të punoj me transparencë, ndershmëri, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve” – deklaroi Prebreza pas betimit.

Ndërkohë, bashkëpartiaku i Prebrezes, Halil Thaçi u betua si kryetar i Komunës së Obiliqit.

Seanca konstituive e Kuvendit të kësaj komune u mbajt në Shtëpinë e Kulturës. Aty u bë edhe betimi i 21 asamblistëve.

“Do t’i dëgjojë qytetarët, fermerët, bizneset e vogla, të rinjtë, arsimtarët dhe punëtorët. Zëri juaj do të jetë udhërrëfyesi im. Para nesh ka shumë punë, por kemi vullnet të madh, energji dhe një vizion të qartë. Obiliqi me zhvillim ekonomik, me ajër të pastër me investime në arsim, me infrastrukturë dhe me shëndetësi modern” – tha Thaçi.

Halil Thaçi fitoi në balotazh kundrejt kandidatit të LDK-së, Xhafer Gashi, duke marrë 51.29 % të votave.

Në anën tjetër, në Skenderaj u betua Sami Lushtaku i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Unë Sami Lushtaku, betohem që do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si kryetar i Komunës së Skenderajt, me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë”- tha Lushtaku në betimin e tij.

Gjatë ditës së djeshme, është betuar edhe Agim Aliu i PDK-së si kryetar i Komunës së Ferizajt, Kadri Rahimaj i LVV-së si kryetar i Kamenicës, Ekrem Kastrati i NISMA-s si kryetar i Malishevës

Përparim Rama i LDK-së pritet të betohet si kryetar i sërish i Prishtinës më 09.12.2025.  Në ditët në vijim priten të organizohen edhe ceremonitë e betimit të kryetarëve dhe asamblistëve edhe në komunat e tjera.

Në zgjedhjet e fundit lokale, LDK-ja fitoi në shtatë komuna: Prishtinë, Lipjan, Istog, Viti, Pejë, Dragash dhe Junik.

Po aq komuna i fitoi edhe LVV-ja. Kjo parti arriti qysh në rundin e parë të mbajë pushtetin në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime; ndërsa në  rundin e dytë e mbajti edhe Gjilanin. Raundi i dytë ia riktheu Mitrovicën e Jugut, e për herë të parë ia shtoi Fushë Kosovën dhe Obiliqin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me gjithsej pesë komuna të fituara, në rundin e parë e fitoi sërish Deçanin, kurse në rundin e dytë arriti t’i mbajë edhe për një mandat Gjakovën, Klinën, Suharekën dhe Rahovecin.

Nisma Socialdemokrate e mbajti pushtetin sërish në Malishevë, e Lista Serbe doli me gjithsej 10 komuna të fituara. Në rundin e parë fitoi Leposaviqin, Zveçanin, Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun, Novobërdën, Shtërpcën, Zubin Potokun, Zveçanin, Graçanicën, Ranillugun, Parteshin dhe Mitrovicën e Veriut; kurse, në të dytin fitoi edhe Kllokotin. Katër të parat që shtrihen në veri të vendit, Lista Serbe i riktheu pas dy vitesh prej kur dhanë dorëheqje nga pozitat.

Në Drenas në rundin e parë ka fituar iniciativa e Ramiz Lladrovcit.

Kurse, në Mamushë sërish ka fituar Partia Demokratike Turke, por kësaj radhe me balotazh.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”