Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Aliu merr mandatin e tretë në krye të Ferizajt, por koalicioni s’i ka emrat e ekzekutivit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Agim Aliu pas betimit për kryetar të Ferizajt- Foto: Rexhep Maloku- Kallxo.com

Aliu merr mandatin e tretë në krye të Ferizajt, por koalicioni s’i ka emrat e ekzekutivit

Agim Aliu ka marrë edhe zyrtarisht mandatin e tretë me radhë për ta qeverisur edhe katër vjet komunën e Ferizajt, por koalicioni PDK-AAK-Ne Mundemi nuk i ka zgjedhur ende drejtorët. Kallxo.com mëson se drejtuesit e rinj të drejtorive nuk janë zgjedhur pasi partitë ende nuk i kanë caktuar emrat dhe se mospërzgjedhja e shefave të sektorëve ekzekutivë lidhet edhe me listat partiake të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit

Agim Aliu është betuar të mërkurën para kuvendarëve dhe mysafirëve në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt për ta vazhduar qeverisjen e Ferizajt edhe për katër vjet pas fitores pa balotazh të mandatit të tretë me radhë.

Ai është zotuar në seancën e parë pas zgjedhjeve lokale se do të qeverisë në mënyrë transparente dhe se do të vazhdojë transformimin e qytetit të dytë për nga kontributi me taksa në buxhetin e Kosovës.

“Kjo më obligon edhe më shumë, na vë mbi supe përgjegjësi edhe më të mëdha për të qeverisur edhe më mirë”, ka thënë Aliu pasi ka dhënë betimin dhe ka falënderuar qytetarët ferizajas.

Koalicioni i vjetër, koalicion i ri

Aliu i fitoi zgjedhjet e 12 tetorit qysh në raundin e parë me 56.47 % të votave si kandidat i PDK-së kundrejt Enver Halitit të Vetëvendosjes me 28.34 %, Visar Azemit të LDK-së me 13.52 % dhe tashmë ish-drejtoreshës së tij të Kulturës, Xhemile Muratit, nga radhët e AAK-së, me 1.67 %.

PDK-ja ka vazhduar edhe në këtë mandat koalicionin e kaluar me AAK-në dhe nismën qytetare, “Ne mundemi”, që i kanë nga tre anëtarë në Kuvendin Komunal secila, por burime brenda grupit parlamentar të PDK-së kanë thënë në kushte anonimiteti se pjesë e qeverisjes lokale do të jetë edhe Nisma, që ka një kuvendar, por që bartësi i saj i listës, ish-zëvendësministri i PDK-së, Nehat Mustafa, nuk ishte në seancën hapëse pasi ka hequr dorë nga mandati, kurse zëvendësuesi i tij ende nuk është zyrtarizuar nga KQZ-ja.

Vetëvendosjes i “rrjedhin” dy vota që në seancën e parë

Shumica e kuvendarëve, pas betimit, pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal i ja besuan edhe  për një mandat Xhavit Zariqit të AAK-së.

“Do të mundohem të jem korrekt dhe absolutisht pa anime për të gjithë pa përjashtim. Edhe njëherë ju falëndero për votën dhe besimin që më keni dhënë”, ka thënë Zariqi.

Opozita dhe shoqëria civile e ka kritikuar në legjislaturën Zariqin për gjuhën e tij kundrejt kuvendarëve opozitarë.

Në votimin e fshehtë, Zariqi ka marrë mbështetjen e 26 anëtarëve të Kuvendit Komunal me 41mandate. Koalicioni PDK-AAK-Ne Mundemi ka bashkërisht 24 kuvendarë në legjislaturën lokale.

Mospjesëmarrja e shtatë anëtarëve të LDK-së në votimin e kryesuesit, ka ngritur dyshime në mesin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes me 9 anëtarë Kuvendi se iu rebeluan tinëz dy asambleistë pasi Zariqi mori dy vota më shumë sesa numëron koalicioni i tij. Shtatë anëtarë Kuvendi votuan kundër Zariqit.

Vetëvendosja edhe në legjislaturën e kaluar lokale ka pasur raste kur kuvendarë të saj kishin dalë kundër vullnetit të shumicës, duke qëndruar në sallë në bojkote e duke propozuar vendime që nuk mbështeteshin nga bashkëpartiakët dhe votoheshin nga pushteti.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”