Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Rrjeti kundër dezinformimit për Ballkanin dënoi sulmin ndaj gazetares së Istinomerit në Serbi

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Sulmi ndaj gazetares së Serbi. Foto: antidisinfo.net

Rrjeti kundër dezinformimit për Ballkanin dënoi sulmin ndaj gazetares së Istinomerit në Serbi

Rrjeti Anti-Dezinformues për Ballkanin (ADN-Balkans), pjesë e të cilit është edhe KALLXO.com, dënon sulmin fizik ndaj gazetares së gazetës serbe të verifikimit të fakteve Istinomer, që ndodhi më 15.04.2025, teksa ajo po mbulonte kampingun kundër protestuesve proqeveritar para Parlamentit në Beograd – transmeton Portalb.mk.

Në videon e publikuar nga Istinomer shihet se një burrë sulmon gazetaren duke e goditur në dorë, edhe pse ajo ishte me ID dhe prezantohej si gazetare. Istinomer raportoi gjithashtu se pas sulmit gazetarja informoi policin që ndodhej aty pranë, i cili u përgjigj vetëm me “Kujdes, ata veprojnë kështu edhe ndaj nesh”.

ADN-Balkans dënon sulmin ndaj gazetares dhe shpreh mbështetjen për ekipin e Istinomer e botuesin e tyre CRTA, të cilët prej disa vitesh janë nën presion të vazhdueshëm nga Qeveria dhe strukturat proqeveritare serbe. Istinomer është anëtar i certifikuar i Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve dhe i Rrjetit Evropian të Standardeve të Kontrollit të Fakteve, i cili i përmbahet niveleve më të larta të zbatimit të standardeve profesionale dhe etikës së gazetarit.

Sulmi ndaj gazetares të Istinomerit nxiti reagime nga Shoqatat e gazetarëve nga Serbia – duke përfshirë Asociacionin e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë – NUNS dhe Shoqatën e Gazetarëve të Serbisë – UNS.

Ky rast pasqyron realitetin e përditshëm të organizatave të pavarura dhe profesionale gazetareske në rajonin e Ballkanit, të cilat janë në shënjestër të sulmeve fizike dhe verbale, sulmeve kibernetike, fushatave shpifëse dhe frikësimit për punën e tyre, në veçanti ato që punojnë në dezinformimin dhe nisjen e debatit publik për burimet dhe kanalet e tyre për shpërndarje.

ADN-Balkans (antidisinfo.net) është një rrjet i përbërë nga 18 organizata kryesore mediatike dhe think-tank nga Shqipëria, Bullgaria, Qiproja, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia për të promovuar bashkëpunimin midis organizatave të Shoqërisë civile, organeve të mediave, institucioneve arsimore dhe të gjithë aktorëve të tjerë relevantë, me synimin për të formuar një front të gjerë për të luftuar dezinformimin përmes afirmimit të standardeve më të larta të kontrollit të fakteve dhe të gjitha parimeve të tjera etike të gazetarisë profesionale, si dhe promovimit të edukimit mediatik dhe të menduarit kritik./Portalb.mk


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”