Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
“Mirëdita, Dobar dan” rikthehet në Prishtinë, pas ndalesës së vitit të kaluar në Beograd

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Hapja e festivalit 'Mirëdita, Dobar dan" në Prishtinë më 20.11.2025. Foto: BIRN

“Mirëdita, Dobar dan” rikthehet në Prishtinë, pas ndalesës së vitit të kaluar në Beograd

Pas ndalimit të edicionit të vitit të kaluar në Beograd, edicioni i 12-të i festivalit të shkëmbimit e pajtimit kulturor mes Kosovës dhe Serbisë “Mirëdita, Dobar dan”, u hap të enjten në Prishtinë.

Edicioni i 12-të i festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” u hap të enjten më 20.11.2025, në Qendrën e Kulturës Alternative “Defy Them” në Prishtinë, me një performancë të bendit beogradas Pliš, pasuar me pije dhe diskutime mes të rinjve nga Kosova dhe Serbia.

Kushtrim Koliqi, drejtor në Organizatën joqeveritare Integra- si një nga organizatorët e festivalit- u shpreh se pas një peridhe me sfida, “shpesh të pakuptueshme”, është i lumtur që edicioni po mbahet në Prishtinë.

“Vitin e kaluar edicioni në Beograd u ndalua, gjë që na kujton sa e brishtë është situata për dialog dhe sa lehtë rikthehen narrativat e ndarjes e urrejtjes.  Po jetojmë në një kohë kur retorikat nacionaliste po rikthehen në gjithë botën”- u shpreh ai.

Hapja e festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan” në Prishtinë më 20.11.2025. Foto: BIRN

Ai shtoi se festivale si ky janë më të rëndësishëm se kurrë për të mos harruar se paqja kërkon vazhdimësi: “Sfidimi i narrativave është ajo që mbetet fokus i festivalit tonë, për të afruar qytetarë nga dy vendet dhe të diskutojnë të kaluarën e të ardhmen”- shtoi tutje Koliqi.

Tijana Djukniq, koordinatore e programit tek Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR) u shpreh se i ka mbetur në mendje një moment nga viti i kaluar kur festivali ishte ndaluar në Beograd.

“Ishim të ngazëllyer për festivalin dhe aq të lumtur që do takoheshim me kolegët, por më pas një mesazh erdhi se autobusi ishte kthyer dhe nuk mund të vinte dhe se nuk lejohet mbajtja e festivalit. Ndihesha e rënduar dhe keq sepse kolegët tanë kishin përjetuar një trajtim të tillë”- u shpreh ajo.

“Por, mund të duket quditshme, ndjeva lumturi dhe shpresë po ashtu sepse edhe në atë kaos kuptuam lidhjet e forta që kishim krijuar”.

Ajo kujton se një nga pjesëmarrsit i kishte thënë: “kam menduar se ju jeni nga një anë e ne në tjetër, por të gjithë jemi së bashku, derisa ata po përpiqen të na ndajnë- për mua ky është thelbi i festivalit”- shtoi ajo.

Kultura si urë lidhëse

Hapja e festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan” në Prishtinë më 20.11.2025. Foto: BIRN

Rainer Rudolf, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë u shpreh se ky festival është tregues se çfarë mund të arrihet përmes kulturës e dialogut.

“Festivali nuk bashkon vetëm skenën artistike, por edhe shpirtin dhe mendjen mes dy vendeve. Pajtimi ndodh kur njerëzit e përjetojnë në jetën e përditshme”, u shpreh ai.

Drejtoresha e Këshillit Britanik për Kosovë dhe Shqipëri, Majlinda Mazelliu shtoi se këto tre ditë festivali bartin shkëmbim kulturor dhe simbolikë të rëndësishme.

“Faleminderit mysafirëve nga Serbia për ardhjen dhe ndarjen e talentit tuaj. Ky festival është një nga dëshmitë më të forta të idealeve për bashkim dhe besim e sfidim të narrativave ndarëse”- u shpreh ajo.

Ajo shtoi se nuk është e lehtë të organizosh festival të tillë “marr parasysh pengesat, sfidat politike e presionet”.

Debate, ekspozita, film

Hapja e festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan” në Prishtinë më 20.11.2025. Foto: BIRN

Në ditën e dytë të festivalit, më 21.11.2025, në program janë disa aktivitete: debati – Paqja në kohën e trazirave globale: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”,  dhe shfaqja “Të gjitha Barbie të mira”, aktivitete këto që mbahen në hotelin “Grand Hotel” në Prishtinë.

Si dhe hapja e ekspozitës se Nemanja Jokoviq dhe Mihaela Vuçiniq që përfaqësojnë brezin e ri të artistëve dhe sjellin një perspektivë të re mbi artin bashkëkohor.

Festivali mbyllet të shtunën në Barabar Centre ku do ketë edhe ndarje të çmimeve, po atë ditë do shfaqet filmi Shfaqja e filmit: “78 dana” – me regji të  Emilija Gashiq. Filmi pasqyron motrat Sonja (17) dhe Dragana (15), pak para mobilizimit të babait të tyre gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitin 1999. 

Derisa, do ketë edhe natë poezie të Radmila Petroviq. Debat dhe promovimi i librit: “Nyja e Kosovës në kohë protestash masive në Serbi”,  Promovim botimi i “Kronologjia e Kosovës 2.0“ – YIHR.

Edicioni i mëparshëm i festivalit ishte planifikuar të zhvillohej nga 27 deri më 29 qershor 2024. Atë kohë, ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, urdhëroi që festivali të ndalohej për “arsye sigurie”. 

Policia i ndali pjesëmarrësit nga Kosova 25 kilometra nga Beogradi, teksa citoi urdhra “që të mos u lejohej të vazhdonin më tej”. Pas u mbajtën për një orë, organizatorët dhe gazetarët u kthyen në Kosovë. Policia serbe i kishte shoqëruar nga pika kufitare e Merdarës kur hynë në Serbi.

I quajtur sipas fjalëve shqipe dhe serbe për “përshëndetje”, Mirëdita, Dobar Dan! u themelua në vitin 2014 nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Iniciativa Qytetare nga Beogradi dhe OJQ-ja Integra me seli në Prishtinë, me synimin për të promovuar shkëmbimin kulturor dhe për të ndërtuar një traditë bashkëpunimi që kontribuon në paqen e qëndrueshme dhe normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës.

Që prej edicionit të parë më shumë se një dekadë më parë, festivali—i cili bashkon artistë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe opinion-bërës nga të dy vendet—ka tërhequr vëmendjen e së djathtës serbe. Edicioni i vitit të kaluar u përball me kritika të forta nga zyrtarët serbë. Ndërkohë, veprime apo pengesa të tilla nuk janë raportuar kur festivali është organizuar në Kosovë.

Ky artikull fillimisht është punblikuar në gazetën Prishtina Insight.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit