Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Arbnor Spahiu reagon pas lirimit nga paraburgimi në Serbi: Procesin e quan politik dhe të padrejtë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Arbnor Spahiu - Foto e marrë nga rrjetet sociale

Arbnor Spahiu reagon pas lirimit nga paraburgimi në Serbi: Procesin e quan politik dhe të padrejtë

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, ka reaguar publikisht pasi është liruar nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur që nga qershori e vitit 2025.

Në një postim të gjatë, Spahiu ka thënë se arrestimi i tij kishte qenë pjesë e një procesi “plotësisht politik dhe të padrejtë”, ndërsa shtoi se pas lirimit ndjehet “më i fortë se kurrë”.

Ai ka shprehur falënderime për familjarët, shoqërinë, bashkëfshatarët, ish-kolegët e Policisë së Kosovës, institucionet e vendit dhe gjithë qytetarët që i kanë dhënë mbështetje morale gjatë muajve të paraburgimit. 

Spahiu ka theksuar se përkrahja e tyre ka qenë vendimtare për të dhe për familjen e tij.

Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe ndihmën financiare të ofruar nga qytetarë të ndryshëm, duke e cilësuar si shumë të vlefshme në periudhën e vështirë që ka kaluar.

Spahiu ka veçuar me falënderim avokatin e tij kryesor, Gvozden Grgur, për profesionalizmin dhe përkushtimin në procesin gjyqësor, si edhe përkthyesin që e ka shoqëruar gjatë procedurave.

“Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Zoti ju bekoftë të gjithëve”- përfundon Spahiu në reagimin e tij të datës 22.11.2025.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe u kthye në shtëpinë në Kosovë të premtenmë 21.11.2025, para mesnatës.

Spahiu u mbajt në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, nga 09.06.2025, kur gjykata në këtë qytet urdhëroi paraburgosjen e tij gjoja për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

E për këtë çështje ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila ka thënë me anë të një njoftimi se është informuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi lidhur me lirimin nga paraburgimi të shtetasit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu.

MPJD rithekson se akuzat e ngritura nga autoritetet e Serbisë kundër Arbnor Spahiut kanë qenë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova, ndërsa paraburgimi i tij i zgjatur ka shkelur të drejtën për proces të rregullt dhe trajtim të drejtë.

https://kallxo.com/lajm/pas-lirimit-te-policit-arbnor-spahiu-reagon-edhe-ministria-e-jashtme/

https://kallxo.com/lajm/ish-polici-i-kosoves-arbnor-spahiu-lirohet-nga-paraburgimi-ne-serbi/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”