Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
PDK: Vetëm zgjedhjet e reja mund t’i japin fund krizës politike në vend

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Partia Demokratike e Kosovës

PDK: Vetëm zgjedhjet e reja mund t’i japin fund krizës politike në vend

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë, duke e cilësuar këtë veprim si “zvarritje të panevojshme” dhe “humbje kohe” në një situatë kur, sipas saj, është e qartë se kjo parti nuk ka shumicën në Kuvend.

Në komunikatën për media të datës 04.11.2025, PDK vlerëson se “vendi ndodhet përpara një momenti vendimtar politik dhe institucional, që kërkon vendime të qarta, të përgjegjshme dhe në përputhje me realitetin politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Sipas PDK-së, e cila në zgjedhjet nacionale të mbajtura me 09.02.2025, doli si parti e dytë, është e qartë që “shumica shqiptare në Kuvend, së bashku me disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, kanë shprehur qëndrimin e prerë se nuk kanë votë për një mandatar tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“Çdo tentativë për t’ia dhënë sërish mandatin kësaj partie do të përbënte humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të mungesës së besimit në institucione.”- thuhet më tej në komunikatë.

PDK vlerëson se edhe mandatari i dytë nga Lëvizja Vetëvendosje do të dështojë.

“Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”.

Në komunikatë thuhet se injorimi i këtij realiteti “vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit”.

“PDK bën thirrje për t’i dhënë fund çdo skeme zvarritëse, çdo improvizimi politik dhe çdo përpjekjeje për ta mbajtur peng shtetin për interesa të ngushta partiake”- thuhet mes tjerash.

Sipas PDK-së, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike në këtë situatë janë zgjedhjet e reja të parakohshme.
“Vetëm zgjedhjet e reja do t’i kthejnë sovranit – qytetarit të Republikës së Kosovës – të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja.”- thuhet në reagim.

Në fund, PDK akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se e ka shkaktuar krizën politike që ka zgjatur gjatë gjithë këtij viti, duke theksuar se ajo “ka goditur ekonominë, ka cenuar mirëqenien e qytetarëve dhe ka dëmtuar raportet me partnerët ndërkombëtarë”.

“Rreziku që buxheti i shtetit të mos kalojë me kohë dhe që vitin e ardhshëm qytetarët të mbeten pa paga e bën edhe më të domosdoshëm përshpejtimin e procesit drejt zgjedhjeve të reja,” thuhet në fund të komunikatës.

PDK ka theksuar se mbetet “e përkushtuar të kontribuojë në çdo proces që i shërben stabilitetit, funksionimit normal të institucioneve dhe forcimit të demokracisë parlamentare në vend”.

Lëvizja Vetëvendosje ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër, sot më 04.11.2025.

Këtë e konfirmoi kryetari i LVV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Unë si kryetar i Vetëvendosjes, propozoj që mandatin e dytë për krijimin e Qeverisë të ia japim nënkryetarit, aktivistit, mikut e shokut tonë të afërt, e fortë të besueshëm, Glauk Konjufca”- tha  Kurti.

Ai ka lutur opozitarët që ta votojnë Konjufcën për kryeministër.

Ndërsa, Konjufca pas nominimit për mandatar, tha se partitë tash e kanë në dorë nëse duan ta votojnë Qeverinë apo duan zgjedhje të reja.

“Tash partitë tjera e kanë në dorë nëse duan zgjedhje menjëherë. Të gjithë jemi në llupën e popullit, por mua po më duket që shpata e gjykimit do të jetë më e mprehtë se kurrë më parë”- tha Konjufca, duke thënë se kompromis më të madh se ky Vetëvendosja nuk mund të bëj.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”