Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Misionet diplomatike kritikojnë moscertifikimin e Listës Serbe, Kurti u shmanget gazetarëve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Misionet diplomatike kritikojnë moscertifikimin e Listës Serbe, Kurti u shmanget gazetarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më 03.12.2025 nuk pranoi të marrë pyetje nga mediat, pas reagimeve të shumta të misioneve diplomatike në Kosovë, lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe nga ana e KQZ-së, për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025. I ftuar në një aktivitet, ai thjesht iu shmang gazetarëve duke ua pamundësuar të shtrojnë pyetje për çfarëdo çështjeje.

Gjatë kësaj dite Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, më 03.12.2025 ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e parakohshme të 28.12.2025.

“Tentativa e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës është shkurtëpamëse dhe përçarëse”- thuhet në reagimin e ambasadës.

Kjo ambasadë ka shkruar se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të iu mundësohet shfrytëzimi i të drejtave të tyre demokratike.

“Veprime të tilla, minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”- ka shkruar ambasada amerikane.

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar më pas duke shprehur “keqardhjen për sjelljen penguese të disa anëtarëve” të KQZ-së.

“Na vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë.” – thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Një ditë më herët ka reaguar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Ai ka thënë se një veprim i tillë nga ana e KQZ-së kërcënon reputacionin e Kosovës, siç ka thënë ai, të fituar me vështirësi.

“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit të akterëve politikë për të penguar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si demokraci shumëetnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë. Shpresoj që Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtesave të vlerësojë edhe një herë aplikimin e Listës Serbe për certifikim sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës”- ka thënë Hargreaves.

Edhe Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka shprehur keqardhje lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas Zyrës së BE-së, politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 02.12.2025 nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Më 2 vota pro, dy kundër dhe 7 abstenime, KQZ ka refuzuar certifikimin e këtij subjekti politik.

Para votimit u zhvillua një debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur mënyrën e votimit për certifikim.

Me marrëveshje certifikimi i partive politike u bë veç e veç për subjekte politike.

Sekretariati i KQZ-së rekomandoi certifikimin e 23 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa, sipas Sekretariatit të KQZ-së, më 03.12.2025, do të trajtohetj edhe kërkesa e Nismës Socialdemokrate për certifikim.

Edhe kjo parti u certifikua pastaj.

Në ndërkohë, Lista Serbe thirri konferencë për media.

Kryetari i kësaj partie, Zllatan Elek, kritikoi, siç e ka quajtur ai “regjimin e Albin Kurtit”, i cili, sipas tij, po përpiqet t’ia pamundësojë partisë së tij pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Edhe pse kemi të drejtë të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare për shkak se jemi parti parlamentare, fatkeqësisht regjimi i Albin Kurtit në Prishtinë dëshiron ta pamundësojë pjesëmarrjen e Listës Serbe e me këtë t’ia pamundësojë të drejtën popullit serb të zgjedhë përfaqësuesit legjitimë nga radhët e popullit serb”- tha Elek në një konferencë për media në Mitrovicë të Veriut.

Rreth vendimit të KQZ-së të datës 02.12.2025, ai paralajmëroi se do të bëjnë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

https://kallxo.com/lajm/moscertifikimi-i-listes-serbe-nga-kqz-elek-perpjekje-e-regjimit-te-kurtit-per-te-na-pamundesuar-pjesemarrjen-ne-zgjedhje/

Shënim: Artikulli është përditësuar, me ç’rast është përfshirë edhe reagimi i Listës Serbe. Koha e editimit: 04.12.2025, ora 01:02.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”