Arkiv
Ministria e Shëndetësisë sërish rekomandon masa mbrojtëse nga temperaturat e larta
Ministria e Shëndetësisë sërish ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 11-15.08.2025.
Vendimi i MSH-së lidhur me masat për mbrojtje nga temperatura është marrë duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas këtij vendimi rekomandohet që shmanget puna në ambient të jashtëm nga ora 11:00 deri në orën 16:00, gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në orën 16:00.
Kurse, personat me sëmundje kronike udhëzohen të punojnë me orar të shkurtuar, maksimalisht 4 orë në ditë, pastaj përshtatje të orarit, mengjes herë, pasdite vonë ose punë nga shtëpia, ajrosjen dhe fresimin e vende të punës.
MSH-ja i rekomandon qytetarët që të shmangin qëndrimin në ambiente të jashtë në kulmin e nxehtësisë dhe përdorimin e masave mbrojtëse nga nxehtësi.
Gjithashtu MSH rekomandon prindërit që të mos i lënë fëmijë në makina gjatë kryerjes së punëve.
“Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në ditët në vijim temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, veçanërisht gjatë orëve të mesditës. Këto temperatura të larta, të kombinuara me lagështinë atmosferike, do të ndikojnë në përkeqësimin e ndjesisë termike dhe mund të rrezikojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme”- thuhet në vendimi e SHM për masat mbrojtëse ndaj temperaturave të larta.
Sipas MSH-së vendimi për mbrojtje nga temperaturat e larta fillon së zbatuara nga sot, 11 dhe zgjatë deri më 15.08.2025.