Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
BE-ja arrin ujdinë e shumëpritur për detektimin e abuzimit të fëmijëve në internet

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

BE-ja arrin ujdinë e shumëpritur për detektimin e abuzimit të fëmijëve në internet

Shtetet anëtare kanë arritur marrëveshje për luftimin e abuzimit me fëmijët në internet duke i shtyrë platformat të heqin përmbajtjet e paligjshme, megjithëse u hoq dorë prej skanimit të detyrueshëm të mesazheve private, ka raportuar të enjten (27.11.2028) televizioni Euronews.

Shtetet anëtare të BE-së u morën vesh të mërkurën për qëndrimin e përbashkët lidhur me ligjin kundërthënës për mbrojtjen e abuzimit seksual të fëmijëve (CSA) – e njohur edhe si Rregullorja CSA – gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Drejtësisë nga 27 vendet e BE-së.

Me rregulloren e re synohet të sigurohet që platformat e mediave sociale të heqin sistematikisht materialet e abuzimit seksual të fëmijëve nga interneti. Masat e propozuara kërkojnë krijimin e një organi të ri europian, Qendrën e BE-së për Abuzimin Seksual të Fëmijëve, dhe autoritetet kombëtare të kenë fuqinë t’i detyrojnë kompanitë të heqin ose bllokojnë qasjen në përmbajtje.

Megjithatë, propozimi mbetet shumë i diskutueshëm, me kritikët nga kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe OJQ-të e privatësisë së të dhënave që paralajmërojnë se mund të hapë rrugën për mbikëqyrje masive, pasi mesazhet private do të skanoheshin nga autoritetet për zbulimin e imazheve të paligjshme.

Teksti është negociuar që nga viti 2022, me disa presidenca rotative që përpiqen të arrijnë konsensus pasi çështjet e “urdhrit të zbulimit” shkaktuan shumë përçarje.

Pas përpjekjeve të dështuara nga presidencat çeke, spanjolle, belge, hungareze dhe polake për të nxjerrë një model të zbatueshëm, Danimarka ia ka dalë të sigurojë kompromis: heqjen e skanimit të detyrueshëm të komunikimeve private nga autoritetet dhe skanimin e mesazheve të enkriptuara nga fillimi në fund. Kjo do të lejonte ende platforma të tilla si Facebook Messenger ose Instagram t’i skanonin vetë mesazhet.

Ndërsa industria e madhe e teknologjisë e ka mirëpritur gjerësisht tekstin konsensual, por grupi lobist CCIA Europe me seli në Bruksel ka bërë thirrje për kujdes.

“Shtetet Anëtare të BE-së e kanë bërë shumë të qartë se Rregullorja CSA mund të ecë përpara vetëm nëse këto rregulla të reja për parandalimin  dhe luftuar abuzimin seksual të fëmijëve arrijnë një ekuilibër të vërtetë – duke mbrojtur të miturit duke ruajtur konfidencialitetin e komunikimeve, duke përfshirë enkriptimin nga fillimi në fund”, ka paralajmëruar grupi në një deklaratë.

CCIA ka shtuar gjithashtu se shpreson se ky parim do të jetë udhërrëfyes në negociata derisa të miratohet një version përfundimtar i masës.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”