Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Bislimi pas takimit në Bruksel: Nuk arritëm ta themelojmë Komisionin e Përbashkët për personat e zhdukur me forcë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Besnik Bislimi, Bruksel, 11.09.2025, Foto: Besnik Bislimi/Facebook

Bislimi pas takimit në Bruksel: Nuk arritëm ta themelojmë Komisionin e Përbashkët për personat e zhdukur me forcë

Ka përfunduar takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, në të cilin mori pjesë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Petar Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe dhe Peter Sorensen, emisari i Bashkimit Europian për Dialog.

Zëvendëskryeministri Bislimi në një konferencë për media pas takimit ka deklaruar se nuk kanë arritur ta themelojnë Komisionin e Përbashkët për personat e zhdukur me forcë.

Sipas Bislimit, Serbia me gjasë është tërhequr nga marrëveshja për termat e referencës të cilën e kanë përfunduar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke thënë se ata duan që edhe njëherë të ndërhyjnë në dokument, por që ai tha se, kjo nuk është pranuar as nga Brukseli as nga Kosova.

“Këtu kemi parë pak a shumë edhe njëfarë mos harmonie në ekipin serb, ku si duket dikush ka dashur që ne sot ta themelojmë (komisionin) por pjesa tjetër ka bllokuar.” – ka thënë Bislimi sipas Zyrës së Kryeministrit.

Kurse, në pjesën e dytë të takimit, Bislimi ka thënë se palët është dashur të japin propozime për planin e sekuencimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që të bëhej i pranueshëm.

Bislimi ka shtuar se Kosova ka dhënë tri propozime, kurse Serbia ka refuzuar të japë propozimet konkrete.

“Këto propozime i kishim bërë me sigurimin që nenet 1 deri në 4 të jenë të përfshira të Marrëveshjes Bazike, sepse kështu garantohet plotësimi i një neni të aneksit që thotë se palët dakordohen apo përkushtohen për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike. Kemi kërkuar që obligimi i Serbisë për të mos e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të zhvendoset nga fundi i planit në krye të planit dhe kemi kërkuar që përmes gjuhës më precize të eliminohet çfarëdo mundësie për ambiguitet apo dykuptimësi nga ana e palëve.” – ka shtuar Bislimi.

Pas kësaj, Bislimi ka thënë se të dy palëve u është kërkuar që të nxjerrin tri tema të cilat mendojnë se duhet të adresohen. 

“Ne kemi filluar me temën e Luginës së Preshevës, ku kemi problemin e bllokimit të shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, dhe në këtë moment pala serbe e ka ndërpre diskutimin sepse ata mendojnë që ne nuk duhet të kujdesemi për fermerët në Luginë dhe nuk duhet të sigurojmë që ata i marrin këto fonde.” – tha ai.

Bislimi është pyetur edhe për nisjen e gërmimeve për personat e pagjetur në afërsi të Novi Pazarit ditëve të fundit.

Sipas tij, në vitin 2024 Kosova ka përmbushur pothuajse të gjitha obligimet e marra për personat e pagjetur, ndërsa Serbia ka patur zero progres dhe i gjithë kompromisi i tyre ka qenë që lista e obligimeve të tyre për vitin 2024, të kalojë si obligime të vitit 2025, por edhe në këtë nuk ka patur fare progres. 

“Ajo që ka ndodhur është që në korrik dhe gusht të këtij viti ka patur ngjarje të mëdha bash në territorin ku është dashur të ketë gërmime dhe ne dyshojmë se këto janë bërë me qëllim të zhdukjes së dëshmive dhe vetëm para dy-tri ditëve ata kanë tregu gatishmëri që të fillojnë gërmimet në Kozhle në regjionin e Novi Pazarit. Por progres tjetër nuk ka patur.” – ka treguar Bislimi.

Sa i përket reagimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila e kontestoi shkuarjen e Bislimit në Bruksel për dialogun, pasi vlerësuan se “Dialogu nuk mund të udhëhiqet nga improvizime partiake të një qeverie pa mandat”, Bislimi është përgjigjur: Pak është interesant që ky budallëk ka mbërrit edhe në Bruksel. 

“Unë jam zëvendëskryeministër në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ngarkuar mes tjerash edhe me temën e dialogut. Mandatin ma ka dhënë qeveria e mund të ma marrë qeveria. Nuk ma ka dhënë Lidhja Demokratike e Kosovës, as nuk mund të ma marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, andaj gjithçka tjetër është e palogjikshme ngjashëm me shumicën e qëndrimeve të këtij subjekti politik dhe subjekteve të tjera që po hasim në muajt e fundit.” – ka shtuar ai.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, më 10.09.2025, zhvilloi një inspektim e më pas filluan edhe punimet në fshatin Kozhle të komunës së Novi Pazarit në Serbi, pas dyshimeve se në këtë zonë mund të ndodhet një varr masiv me persona të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas Komisionit, ky lokacion ka qenë i planifikuar për t’u trajtuar qysh në vitin e kaluar, por pas disa ditësh përgatitjeje terreni, punimet ishin ndërprerë.


“Lokacioni në Kozhle është një nga lokacionet e adresuara në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve zyrtare, krahas kërkesave të vazhdueshme për rikthim me prioritet në Batajnicë dhe lokacionet e tjera tashmë të shënjuara,” – thuhet në njoftimin zyrtar të datës 9 shtator 2025.

Ekipi i KALLXO.com më 10.09.2025 ka qëndruar në vendin i cili gjendet afër një deponie të mbeturinave. Ndonëse ekipi nuk u lejua nga Policia që të afrohet afër punimeve që po kryheshin, nga një pozicion pak më i largët shihej makineria që veçse kishte filluar punimet fillestare, të cilat pritet që të zgjasin rreth dy javë.

Valon Hyseni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës, për KALLXO.com tha se pritet që të gërmohet 14 deri në 15 metra thellë për t’u gjetur një pjesë e betontë që ka qenë afër një shtëpize, ku edhe dyshohet se mund të jenë mbetjet mortore.

“Këtu shihet që është një deponi e mbeturinave ku Novi Pazari, Tutini dhe Rashka kanë hedhur mbeturina për thuajse 26 vjet rrjesht. Deklaratat nga dëshmitarët janë që gjatë periudhës së luftës kanë pa disa kamionë që kanë ardhë këtu dhe ka dyshime të bazuara që mund të ketë mbetje mortore nga lufta e fundit, në këtë lokacion” – deklaroi Hyseni.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, deklaroi për KALLXO.com se në këtë vend ka pasur edhe zjarre, gjë e cila i ka shtyrë punimet të cilat planifikoheshin të fillonin në korrik të këtij viti.

Në anën tjetër, herën e kaluar kur Qeveria poshtu ishte në detyrë, por Bislimi mori pjesë në takime në Bruksel, KALLXO.com u mundua të marrë një përgjigje nga Bashkimi Europian se sa i marrin parasysh fjalët e zëvendëskryeministrit në detyrë, duke marrë parasysh që Kosova nuk ka as Qeveri me mandat të plotë e as Kuvend funksional, mirëpo ata u thirrën në përgjigjen e zëdhënësit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në Bashkimin Europian, Anouar El-Anouni, të cilin e dha më 02.06.2025, si dhe në një postim në X të Përfaqësuesit të Lartë të BE- së për Dialogun, Peter Sorensen.

El-Anouni u përmbajt nga informatat e shumta gjatë përgjigjes së tij, kur u pyet se cili është qëllimi i këtij takimi, pasi që Kosova për momentin nuk ka Qeveri dhe se a presin ndonjë rezultat në lidhje me Marrëveshjet dhe të ecin përpara në Dialog.

“Do të përmbahesha nga parashikimet apo bastet se ku mund të çojë kjo, por ajo që mund të themi është se ky takim ishte planifikuar në nivel të kryenegociatorëve dhe se takimi me Kosovën zhvillohet me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministrit. Kjo është ajo që mund të themi në bazë të fakteve” – ishte përgjigjur ai.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ishte në Kosovë më 06.08.2025, i cili për media ka thënë situata politike në Kosovë mund të “vonojë gjërat”, duke nënkuptuar zhvillimet në dialog.

Ai këtë deklaratë e kishte dhënë para gazetarëve, pas takimeve të ndara që ka zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

“Jam këtu në kuadër të mandatit tim. Diskutuam se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe për situatën në terren. Sigurisht, situata politike këtu [në Kosovë] nënkupton që gjërat mund të zgjasin pak më shumë. E di këtë! Pra, ky është një takim i rregullt dhe jam shumë i lumtur që jam këtu sot dhe që jam pritur në këtë mënyrë” – kishte thënë Sorensen

Kur ishte pyetur nga gazetarët se cila është gjendja e dialogut aktualisht, Sorensen u përgjigj shkurt “gjallë dhe në formë”.

Në mars 2025 u shënuan dy vjet që kur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar tashmë në detyrë dhe presidenti serb ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.

Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës – përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Ky proces kishte nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.

Edhe pse janë nënshkruar Marrëveshje shumica prej tyre nuk janë zbatuar, ndërsa dialogu vazhdon të shihet herë si i “vdekur” e herë në “komë”.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”