GETTY IMAGES
AUV-i ngrit nivelin e masave të kontrollit për produktet e shpezëve nga Brazili
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka bërë të ditur se ka ngritur nivelin e masave të kontrollit për produktet e shpezëve nga Brazili, pasi që është konfirmuar shpërthimi i sëmundjes së Newcasle (NCD), në komunën e Anta Gorda, në Rio Grande do Sul të Brazilit.
Sipas njoftimit të AUV, menjëherë është urdhëruar për ngritjen e masave për të gjitha ngarkesat që vijnë nga Brazili, ku përfshihet kontroll i detajuar i secilës ngarkesë.
“Për verifikim të hollësishëm për të siguruar që ngarkesa është në përputhje me rregullat ligjore qe përjashtojnë çdo dyshim rreziku pas situatës se re te krijuar nga shpërthimi i sëmundjes NEË CASTLE” – thuhet në njoftimin e AUV-it.
Sipas AUV-it, certifikimi i eksporteve është një marrëveshje dypalëshe midis vendeve dhe autoriteti Brazilian ka pezulluar Certifikatën Ndërkombëtare të Shëndetit, në mënyrë që të përmbushë garancitë dhe kërkesat për siguri të produkteve.
“Në mesin e produkteve janë mishi i shpendëve i freskët, i ftohtë ose i ngrirë i cili tregtohen në vendet e rajon ku përfshihet edhe Kosova. Ne zbatim të procedurave dhe rregullave ligjore masatë e nivelit të kontrollit do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të tregtimit të produkteve ushqimore për menaxhim bazuar në situate” – thuhet në njoftim.
AUV në bashkëpunim me me agjencitë në kuadërt të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policinë e Kosovës dhe Doganat e Kosovës do të ekzekutojnë masat, sipas urdhërit njoftues.
“Kjo sëmundje është një infeksion i shpendëve shtëpiake dhe specieve të tjera të shpendëve me virusin virulent të sëmundjes Neëcastle (NDV). Nuk është shqetësuese për sigurinë ushqimore apo shëndetin publik. Qytetaret si konsumatorë nuk kanë nevojë për shqetësim. Sëmundja është e karakterit social-ekonomik e cila rrezikon vetëm sektorin e fermave të shpeztarisë” – thuhet në fund të njoftimit të Agjenicsë së Ushqimit dhe Veterinarisë.