Deponia në Shkozë, Junik FOTO, Para dhe Pas
Junik, deponia e mbeturinave pastrohet pas hulumtimit të " Jeta në Komunë"
17.11.2020 - 11:05
Komuna e Junikut me vendim të Kuvendit Komunal ka të formuar deponinë për mbeturinat inerte në lokacionin e ashtuquajtur Shkozë, e cila po shfrytëzohet edhe për mbeturina tjera.
Ekipi i “ Jeta në Komunë” e kishte vizituar këtë deponi më 31 gusht. Në fotot e realizuara mbeturinat ishin shpërndarë përgjatë rrugës kryesore.

Por pesë ditë më vonë, më 4 shator, Komuna e Junikut e kishte pastruar deponinë në Shkozë.

Pastrimi i deponisë në Shkozë
Lidhur me këtë, kryetari i Junikut, Agron Kuçi gjatë emisionit, ” Jeta në Komunë” ka thënë se ka kërkuar nga Komuna e Deçanit që kjo deponi të menaxhohet së bashku pasi që jo vetëm banorët e Junikut hudhin mbeturina në Shkozë.
“Ne e kemi ndarë këtë lokacion për mbeturina interte. Aty po i hudhin jo vetëm inerete por edhe materiale të tjera dhe jo veëm qytetarët e Junikut por edhe të Deçanit. Jemi ka e shikojmë mundësinë që në bashkëpunim me Deçanin ta menaxhojmë së bashku”, ka thënë ai.
Hulumtuesit e ” Jeta në Komunë” kanë vizituar deponinë në Shkozë së fundi më 21 tetor. Fotot tregojnë se deponia përsëri ka filluar të mbushet me mbeturina jo inerte.
