Foto: KALLXO.com
Pas interesimit të KALLXO.com, Komuna e Prishtinës i vë kapak një pusete të hapur dhe me mbeturina
09.7.2025 - 21:15
Komuna e Prishtinës i ka vënë kapakun një pusete të hapur në trotuarin buzë rrugës “Vëllezërit Fazliu” në kryeqytet.
Këtë veprim Komuna e ka ndërmarrë më 09.07.2025 vetëm pas interesimit të KALLXO.com.
Pas kontaktit me zëdhënësin e Komunës, Donat Lushaku, Drejtoria e Investimeve Kapitale përmes ekipit në terren ka ndërhyrë dhe problemi është zgjidhur.
Puseta ishte pa kapak dhe e mbushur me mbeturina të ndryshme.
Problemin dhe rrezikun që paraqiste puseta e hapur e kishte raportuar në KALLXO.com një qytetar.
“Po ndihemi të rrezikuar. Sidomos natën kur kalojmë atypari, sepse nuk shihet. Mund të bjerë ndokush aty” – ka thënë qytetari që është ankuar.
