Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kandidati i AAK-së në Junik thotë se u kërcënua pasi denoncoi manipulimet me listat e votuesve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Agron Kuçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i AAK-së në Junik thotë se u kërcënua pasi denoncoi manipulimet me listat e votuesve

Ish- kryetari i Junikut, Agron Kuçi i cili tani është në garë për të parin e Junikut, ka denoncuar kërcënimet që thotë se i kanë shkuar pasi ai tregoi publikisht për disa skandale dhe keqpërdorime në ditën e zgjedhjeve.

“Pas denoncimit publik të skandaleve dhe keqpërdorimeve zgjedhore të ndodhura në komunën tonë, të kryera nga individë e grupe që nuk ia duan të mirën Junikut, sot jam përballur me një tjetër akt të ulët kërcënime me jetë dhe tentativa për frikësim e shantazh”- ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Sipas kandidatit nga radhët e AAK-së, përveç tentativave përmes personave që kanë shkuar në shtëpinë e tij për të udhëzuar që të tërhiqet nga denoncimi që thotë se e ka bërë për manipulim të listës së votuesve, sot i njëjti thotë se ka pranuar kërcënime direkt nga një zyrtar komunal.

“Edhe gjatë fushatës ka pasur kërcënime indirekte nga aktivistë të kësaj partie, por i kam injoruar për të ruajtur qetësinë në Junik dhe për të mos e dëmtuar procesin zgjedhor. Megjithatë, kërcënime si këto të sotit nuk mund t’i injoroj, prandaj rastin e kam paraqitur në organet kompetente”- ka shkruar tutje Kuçi.

KALLXO.com ka raportuar ditë më parë se tashmë Prokuroria në Pejë po e trajton rastin i cili ndërlidhet me pretendimet dhe informacionet që kanë marrë për manipulim me lista të votuesve në Junik.

Sipas Prokurorisë në Pejë, pretendohet se në zgjedhjet lokale kanë votuar persona që nuk janë banorë të Junikut, gjë që ka ngritur dyshime për manipulim të mundshëm me votat.

Kryeprokurorja e Pejës, Lumturie Vuçetaj, ka nënshkruar një shënim zyrtar dhe ka autorizuar një prokuror nga Departamenti për Krime të Rënda që të hetojë rastin dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, I kishte konfirmuar për KALLXO.com se trajtimi tashmë ka filluar dhe se organet e drejtësisë janë duke punuar për të zbardhur të gjitha pretendimet lidhur me procesin e votimit.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”