Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Hulumtimi i KALLXO.com - Themelorja refuzoi hedhjen e aktakuzës për “mashtrim në prokurim publik”, rasti ende në Apel

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykata e Apelit, Prishtinë | Foto: Kallxo.com

Hulumtimi i KALLXO.com - Themelorja refuzoi hedhjen e aktakuzës për “mashtrim në prokurim publik”, rasti ende në Apel


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Pas publikimit të hulumtimit të KALLXO.com në të cilin tregohej se si Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte vendosur në listë të zezë kompaninë “Fortesa SH.P.K”, me pretendimin për falsifikim në një tender në Komunën e Gjilanit, më 14.04.2025 ishte arrestuar Drilon Etemi, personi i autorizuar nga grupi i operatorëve i përbërë nga “Fortesa” SH.P.K. si lidere, “AlbaProject” dhe “Auremont”.

Rasti ishte regjistruar nga Prokuroria e Gjilanit dhe i ishte ndarë një prokurori vetëm pasi KALLXO.com ishte interesuar dhe kishte dërguar pyetje, gati tre muaj pasi kompania “Fortesa SH.P.K” ishte vendosur në listë të zezë në lidhje me tenderin e Komunës së Gjilanit për “Rregullimin e rrugëve të arave për nevojat e Bujqësisë”.

Gjykata Themelore në Gjilan i kishte caktuar Etemit masën e arrestit shtëpiak. 14 ditë pas arrestimit të tij, më 28.04.2025, Prokuroria Themelore e Gjilanit ngriti aktakuzë ndaj Drilon Etemit, nën dyshimin për “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik.”

Por, kjo aktakuzë e ngritur nga prokurori i shtetit Agron Uka, u kundërshtua nga mbrojta e të akuzuarit. Kërkesa për hedhje të aktakuzës është refuzuar si e pabazuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit. Më pas kjo u ankimua në Gjykatën e Apelit. Kjo u konfirmua për KALLXO.com nga zëdhënësi i Gjykatës së Gjilanit, Sabit Shkodra.

“Sa i përket çështjes penale ndaj Drilon Etemi, ju njoftojmë se është mbajtur seanca fillestare për këtë rast, më pas avokati mbrojtës i të akuzuarit ka paraqitur kërkesë për hedhjen e aktakuzës. Gjyqtari i çështjes ka nxjerrë aktvendim duke refuzuar si të pabazuar këtë kërkesë të avokatit dhe lënda me ankesë gjendet në Gjykatën e Apelit.” – tha Shkodra më 21.10.2025.

Edhe zëdhënësja e Gjykatës së Apelit, Laureta Ulaj, konfirmoi se e kanë pranuar lëndën, por nuk ndau shumë detaje, duke theksuar se lënda është në shqyrtim. Kjo lëndë gjendet në Apel që nga 22.07.2025.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Gjykata e Apelit e ka pranuar lëndën me ankesë lidhur me këtë çështje penale. E njëjta ndodhet në shqyrtim.” – thuhet në përgjigjen e dërguar më 27.10.2025.

Dosja e Prokurorisë 

Prokuroria Themelore e Gjilanit kishte ngritur aktakuzë ndaj Drilon Etemit, më 28.04.2025, për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”, vepër kjo e dënueshme sipas nenit 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë të cilën e kishte siguruar KALLXO.com thuhet se më 06.10.2023, i pandehuri në cilësinë e personit të autorizuar të kompanisë “Fortesa” sh.p.k. nga Prizreni, me dashje ka shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë dorëzimit të ofertës për tenderin me titull “Rregullimi i rrugëve të arave për nevoja të bujqësisë”, të publikuar nga Komuna e Gjilanit më 20.09.2023.

Sipas Prokurorisë, gjatë procesit të aplikimit në tender, i pandehuri Etemi dyshohet se ka përdorur vulën dhe nënshkrimin elektronik të ish-pronarit të kompanisë “Eing Com”, Jeton Podvorica.

Nënshkrimi i falsifikuar, sipas dokumentit të prokurorisë, është përdorur për aplikim online në tender dhe është bartur në marrëveshjen e bashkëpunimit mes kompanive “Fortesa” dhe “Eing Com” për dhënie me qira të makinerisë UNIMOG. Përmes këtij veprimi, prokuroria pretendon se Etemi ka pasur për qëllim që të ndikojë në vendimmarrjen e komisionit vlerësues të autoritetit kontraktues dhe të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike shumën prej 400 mijë euro.

Pas analizimit të kallëzimit penal dhe dokumenteve të lëndës, prokurori i çështjes Agron Uka, kishte filluar hetimet ndaj Drilon Etemit. Brenda afatit ligjor, ishte parashtruar kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, kërkesë kjo e aprovuar nga Gjykata Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda. Sipas aktvendimit të datës 15.04.2025, të pandehurit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj, duke filluar nga 14.04.2025 deri më 13.05.2025.

Në dosjen e aktakuzës përmendet se gjatë fazës së hetimeve, prokuroria ka grumbulluar një sërë provash materiale dhe personale për të vërtetuar dyshimet, përfshirë edhe raportimin e KALLXO.com.

Ndër provat e përfshira janë: raporti i hetuesit, raporti inicial i rastit, dhe kërkesa e KALLXO.com, marrëveshja e datës 06.10.2023 për dhënie me qira të makinerisë mes kompanive “Eing Com” dhe “Fortesa”, e cilësuar si e falsifikuar, si dhe aneksi i saj.

Në provat e mbledhura përfshihen edhe disa komunikime në aplikacionin WhatsApp, zinxhiri i pronësisë për një CD që përmban dosjen e tenderit dhe dokumentet e operatorëve ekonomikë që kishin aplikuar në mënyrë elektronike, si dhe deklaratat e dëshmitarëve dhe të pandehurit. Ndër to përfshihen deklarata e Jeton Podvoricës dhe deklarata e Drilon Etemit të dhëna në polici dhe para prokurorit të shtetit.

Në deklaratën e tij, Etemi kishte thënë se është e vërtetë që më 06.10.2023 ka pasur një tender në Gjilan për shtruarjen e rrugëve bujqësore me zhavorr, me vlerë të parashikuar prej 400 mijë euro, dhe se ai personalisht ka aplikuar në bazë të autorizimit që i kishte dhënë kompania “Fortesa” me pronar Bujar Kabashi.

“Kam aplikuar online në bazë të autorizimit që ma ka dhënë kompania. Përjashtim vetëm një kriter nuk e kemi plotësuar për një makinë për kositjen e barit.”- kishte deklaruar Etemi.

I pandehuri ka treguar se me ish-pronarin e “Eing Com”, Jeton Podvoricën, kishte marrëdhënie të mira dhe kishin bashkëpunuar edhe më herët.

“Atë ditë kur kam aplikuar, Jetoni ka qenë në trajtim spitalor dhe vëllai im Fisniku fillimisht i ka dërguar sms, pastaj kanë biseduar në telefon. Ai i ka thënë se është në tretman dhe se mund ta përdor vulën e tij elektronike.”-  ka shtuar Etemi në deklaratë.

Sipas tij, në momentin e aplikimit kishte plotësuar të gjitha kriteret, por një operator tjetër ekonomik nga Gjilani kishte kuptuar se ai ishte konkurrent në tender dhe kishte kontaktuar me Jeton Podvoricën, me të cilin bashkëpunonte.

“Ata kanë biseduar në lidhje me vulën elektronike që ai vet e ka përdorë në ofertë dhe në prokurim në Gjilan. Kur është bërë shikimi i dosjes, edhe pse dorëzimi parashihej elektronikisht, më kanë kërkuar edhe kopjen fizike. Kam kërkuar prej Jetonit ta marr edhe kopjen fizike, por ai nuk ka pranuar, dhe për shkak të mungesës së saj jam eliminuar nga tenderi.” – ka deklaruar Etemi.

Kurse, Jeton Podvorica ka deklaruar para prokurorit se nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes që përmendet në dosjen e lëndës dhe se “marrëveshjen nuk e kam nënshkruar”, duke theksuar se dyshon se vula e kompanisë është marrë nga marrëveshjet paraprake që ai kishte pasur me kompaninë që përfaqësohej nga i pandehuri.

Ai ka sqaruar se nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje apo bashkëpunim me kompaninë “Fortesa” nga Prizreni, por dyshon se marrëveshja është përdorur për të plotësuar dokumentacionin në një procedurë tenderimi në Komunën e Gjilanit.

Sa i përket dokumenteve të tjera të përmendura në aktakuzë, Podvorica ka pohuar se librezën e makinerisë dhe dokumentin DUD e kishte dërguar përmes WhatsApp-it, të cilat më pas i pandehuri i kishte printuar dhe skanuar për t’i bashkëngjitur si dokumentacion për një tender publik.

“Unë marrëveshjen nuk e kam nënshkruar, e as nuk kam pasur njohuri se ato dokumente janë përdorur për një operator tjetër ekonomik.”- kishte deklaruar ai para prokurorit të shtetit.

Sipas dëshmitarit, ai është njoftuar për këtë rast vetëm pasi Zyra e Prokurimit i kishte kërkuar origjinalitetin e dokumenteve, përmes një emaili që i kishte mbërritur vëllait të tij, Eljisah.

“Vetëm kur më ka pyetur vëllai im, kam kuptuar se dokumentet janë përdorur. Në atë kohë unë nuk kam pasur asnjë lidhje me kompaninë, sepse i kam ndërprerë marrëdhëniet e punës në maj të vitit 2022, ndërsa kjo ka ndodhur në tetor të vitit 2023.”-  ka sqaruar Podvorica.

Nga ana tjetër, Prokuroria thekson se provat e grumbulluara tregojnë se i pandehuri ka vepruar me qëllim për të ndikuar në procesin e prokurimit dhe për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike. Në mesin e provave të rëndësishme përmendet edhe kërkesa e KALLXO.com, që kishte shërbyer si bazë për nisjen e hetimeve në këtë tender.

Prokuroria vlerëson se të gjitha provat materiale dhe personale – përfshirë raportet hetimore, dokumentet e paraqitura, deklaratat e dëshmitarëve dhe kërkesën e KALLXO.com – e mbështesin dyshimin se Drilon Etemi ka kryer veprën penale të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurimin publik, duke u përpjekur të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme nga buxheti i shtetit.

Fillimi i hetimeve pas hulumtimit të KALLXO.com

KALLXO.com kishte raportuar më 31.01.2025 se si kompania “Fortesa” SH.P.K. ishte futur në “listë të zezë” nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik me pretendimin për falsifikim të vulës dhe nënshkrimit në tenderin e Komunës së Gjilanit për “Rregullimin e rrugëve të arave për nevojat e bujqësisë”.

Edhe përkundër kësaj, as Komuna e Gjilanit e cila ishte inicuese e tenderit e as Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili më 08.11.2024 e ka vendosur kompaninë në “listë të zezë” nuk e kishin dërguar këtë rast në Prokurorinë e Shtetit.

Rasti ishte regjistruar nga Prokuroria e Gjilanit dhe i është ndarë një prokurori vetëm pasi KALLXO.com ishte interesuar dhe kishte dërguar pyetje.

“Referuar pyetjeve tuaja ju njoftojmë se ky rast nuk evidentohet në regjistrat e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mirëpo ju informojmë se pas kërkesës suaj lidhur me këtë çështje, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka regjistruar këtë rast, i cili mban shenjën PPN.I.21/2025 dhe është ndarë në punë tek një prokuror nga Departamenti i Krimeve të Rënda.”- kishte thënë për KALLXO.com, Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë së Gjilanit, më 30.01.2025.

Pas kërkesës së Komunës së Gjilanit, Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik më 08.11.2024 kishte marrë vendim për vendosjen e kompanisë “Fortesa SH.P.K.” për tre muaj në listën e zezë. Në këtë tender, “Fortesa SH.P.K” ishte lidere e Grupit të Operatorëve Ekonomikë, të përbërë nga kompanitë, “AlbaProject” dhe “Auremont”. Por për këta dy të fundit kërkesa e Komunës së Gjilanit për vendosjen në listën e zezë u refuzua nga OSHP.

Paneli Shqyrtues i Gjykatës së tenderëve konstatoi se kompania “Fortesa SH.P.K.” në tenderin për “Rregullimin e rrugëve të arave për nevojat e Bujqësisë” i iniciuar nga Komuna e Gjilanit më 20.09.2023, ka mashtruar me dokumentacionin e dorëzuar në këtë aktivitet të prokurimit.

Sipas vendimit të OSHP-së, Komuna e Gjilanit kishte dorëzuar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se kompania “Fortesa SH.P.K, në këtë aktivitet të prokurimit ka mashtruar/falsifikuar nënshkrimin dhe vulën e kompanisë “Eing COM” në dokumentin e marrëveshjes për bashkëpunim për dhënie me qira të makinerisë së kërkuar në Dosje të Tenderit.

KALLXO.com kishte dërguar pyetje në adresën e dy kompanive, “Fortesa SH.P.K”, e cila është vendosur në listën e zezë dhe “Eing COM”, nënshkrimi dhe vula e së cilës pretendohet se është falsifikuar. Përkundër se KALLXO.com i ka kontaktuar përmes telefonit dhe emailit më 28, 29 dhe 30.01.2025, kompanitë nuk ishin përgjigjur.

Sipas vendimit të OSHP-së për diskualifikim, kompania “Fortesa SH.P.K” nuk ishte përgjigjur ndaj kërkesës së Komunës së Gjilanit, si Autoritet Kontraktues në tenderin “Rregullimin e rrugëve të arave për nevojat e Bujqësisë”.

“Nuk i është përgjigjur kërkesës së Autoritetit Kontraktues të datës 20.10.2023.” – thuhet në vendim, duke shtuar se më pas Komuna e Gjilanit iu ka shkruar veç e veç kompanive, marrëveshjet për marrjen e pajisjeve me qira me të cilat ishin prezantuar nga “Fortesa SH.P.K”.

Ndërsa në përgjigjen për OSHP-në, kompania “Fortesa SH.P.K” pretendonte se nuk ka dorëzuar dokument me përmbajtje të rreme.

“Njoftojmë Panelin Shqyrtues se duke pasur provat tona, konfirmojmë se nuk kemi paraqitur asnjë dokument me përmbajtje të rreme apo të falsifikuar ashtu siç pretendon Autoriteti Kontraktues lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.” – thuhej në përgjigjen e kompanisë “Fortesa SH.P.K”, e cila citohet në vendimin e OSHP-së.

Këtë përgjigje ata e kishin dhënë pasi e kishin pranuar njoftimin e OSHP-së të datës 09.02.2024, në lidhje me kërkesën për diskualifikim.

Kurse kompania “Eing COM” i ishte përgjigjur Komunës së Gjilanit duke konfirmuar se i njëjti dokument nuk është nënshkruar dhe as vulosur nga ta. Kjo përgjigje është përfshirë edhe në vendimin e OSHP-së për diskualifikim të kompanisë “Fortesa SH.P.K”.

“Marrëveshja e prezantuar nga Grupi i Operatorëve Ekonomikë “Fortesa SHPK” & “N.P Auromont” në aktivitetin e prokurimit të lartshënuar nuk është lidhur, vulosur dhe nënshkruar nga ana e personit të autorizuar të kompanisë “EING COM” dhe si e tillë kjo marrëveshje është inekzistente dhe nuk ka vlefshmëri të marrëdhënies juridike për kompaninë “EING COM”.” – thuhet në përgjigjen e datës 24.10.2023 për Komunën e Gjilanit si Autoritet Kontraktues.

Lista e zezë është një nga mekanizmat për skualifikimin e operatorëve ekonomikë, që falsifikojnë apo dërgojnë të dhëna të rreme për të marrë pjesë në proceset e prokurimit publik, për një periudhë të caktuar.

Bazuar në Ligjin për Prokurim Publik, OSHP mund të vendosë një Operator Ekonomik në listën e zezë dhe nga tre muaj deri në një vit ta përjashtojë atë nga pjesëmarrja në çfarëdo procesi të prokurimit publik.

“Në bazë të një Kërkese me shkrim nga Autoriteti Kontraktues, në lidhje me paraqitjen e të dhënave të rreme ose të një dokumenti të falsifikuar nga Operatori Ekonomik, OSHP është e obliguar dhe ka autoritetin që të shqyrtojë dhe të diskualifikojë Operatorin Ekonomik nga pjesëmarrja në prokurim publik për një periudhë deri në (1) njëvjeçare.” – thuhet në Nenin 99 të LPP-së.

Gjatë vitit 2024, OSHP ka vendosur në listë të zezë mbi 10 kompani, kurse nga fillimi i vitit 2025 deri më 22.10.2025, janë vendosur 19 kompani.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit