Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Trump inkurajon shtatzënat ta shmangin paracetamolin për shkak të lidhjes së pavërtetuar me autizmin

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: The White House

Trump inkurajon shtatzënat ta shmangin paracetamolin për shkak të lidhjes së pavërtetuar me autizmin

Mjekët në Shtetet e Bashkuara së shpejti do të këshillohen që të mos ua përshkruajnë qetësuesin e dhimbjeve Tylenol (të njohur si Paracetamol në Europë) grave shtatzëna, ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump, duke përmendur një lidhje të diskutueshme ndërmjet ilaçit dhe autizmit, raporton BBC.

Presidenti Trump ka bërë njoftimin të hënën (sipas kohës lokale amerikane) në Zyrën Ovale së bashku me sekretarin e Shëndetësisë, Robert F Kennedy Jr.

Ai pretendon se përdorimi i paracetamolit, përbërësi kryesor në Tylenol, i njohur gjithashtu në SHBA si acetaminofen, “nuk është i mirë” dhe se gratë shtatzëna duhet ta marrin vetëm në raste të temperaturës ekstreme.

Disa studime kanë treguar një lidhje midis grave shtatzëna që përdorin paracetamolin dhe autizmit, por këto gjetje janë të paqëndrueshme dhe jobindëse. Prodhuesi i Tylenolit, Kenvue, ka mbrojtur përdorimin e ilaçit tek gratë shtatzëna.

Në një deklaratë për televizionin britanik, BBC, thuhet: “Ne besojmë se shkenca e pavarur dhe e fortë tregon qartë se marrja e acetaminofenit nuk shkakton autizëm. Ne nuk pajtohemi fuqimisht me çdo sugjerim tjetër dhe jemi thellësisht të shqetësuar për rrezikun shëndetësor që kjo paraqet për nënat shtatzëna”.

Acetaminofeni – përbërësi aktiv i Tylenol – është opsioni më i sigurt për qetësimin e dhimbjeve për gratë shtatzëna, shtohet në deklaratë, dhe pa të, gratë përballen me një zgjedhje të rrezikshme ndërmjet vuajtjes nga rrethana, si ethet ose përdorimi i alternativave më të rrezikshme.

Kennedy ka deklaruar gjatë konferencës së ditës së hënë (22.09.2025) se Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) do të nxjerrë një njoftim mjekësor në lidhje me atë që e ka përhskruar si rreziku potencial i marrjes së Tylenol gjatë shtatzënisë.

Ai ka thënë se FDA-ja do të fillojë gjithashtu procesin e inicimit të një ndryshimi në etiketën e sigurisë së ilaçit dhe do të nisë një fushatë të shëndetit publik për ndërgjegjësim.

Kennedy ka shtuar se FDA-ja së shpejti do të miratojë Leucovorin, një ilaç i përdorur për dekada me radhë për mbrojtjen e pacientëve me kancer nga toksiciteti nga kimioterapia, që do të përdoret si trajtim për fëmijët me autizëm.

Komisioneri i FDA-së, Marty Makary, ka thënë se aprovimi do të bazohet në hulumtime që ai ka thënë se sugjerojnë se ilaçi mund të ndihmojë fëmijët me autizëm që kanë mungesë folati, një formë e vitaminës B, të përmirësojnë komunikimin e tyre verbal.

Çfarë është Leukovorina?

Fondacioni i Shkencës së Autizmit, organizatë bamirëse amerikane, ka deklaruar se nivelet e ulëta të folatit gjatë shtatzënisë së hershme janë lidhur në disa studime me rrezikun në rritje të autizmit tek fëmijët, megjithëse gjetjet nuk janë konsistente.

Studimet në Norvegji, SHBA dhe Izrael kanë spikatur se nënat që morën suplemente të acidit folik rreth ngjizjes kishin fëmijë me një probabilitet 30-70 % më të ulët të autizmit. Por studime të tjera nuk provuar lidhje të rëndësishme.

Organizata bamirëse ka theksuar se sugjerimi se folati mund të përmirësojë disa simptoma vjen nga provat e Leukovorinës, e njohur edhe si acid folik.

Disa studime kanë treguar se ndryshe nga acidi folik i rregullt, acidi folik mund të kalojë më lehtë barrierën dhe të adresojë mungesën e vitaminës.

Janë kryer katër prova të vogla, të rastësishme, të gjitha duke përdorur doza dhe matje të ndryshme të suksesit. Njëra prej tyre, e kryer më 2016, studioi 48 fëmijë autikë në SHBA dhe gjeti përmirësime në komunikimin verbal krahasuar me një plazmë.

Por studiuesit kanë paralajmëruar se shkenca është ende në fazat shumë të hershme dhe nevojitet më shumë punë para se të arrihet ndonjë përfundim i fortë.

Ekspertët mjekësorë kundërshtojnë

Në prill, Kennedy kishte premtuar “një përpjekje masive testimi dhe kërkimi” për të përcaktuar shkakun e autizmit brenda pesë muajve.

Presidenti Trump e ka quajtur të hënën rritjen e rasteve të raportuara të autizmit “krizë të tmerrshme” dhe çështje për të cilën ka “ndjenja shumë të forta”.

Por ekspertët kanë paralajmëruar se gjetja e shkaqeve të autizmit – një sindromë komplekse që është hulumtuar për dekada – nuk do të ishte e thjeshtë.

Pikëpamja e përhapur e studiuesve është se nuk ka një shkak të vetëm të autizmit, i cili mendohet të jetë rezultat i një përzierjeje komplekse faktorësh gjenetikë dhe mjedisorë.

Dr. Steven Fleischman, president i Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, ka deklaruar se njoftimi i së hënës “nuk mbështetet nga të gjitha provat shkencore dhe thjeshton në mënyrë të rrezikshme shkaqet e shumta dhe komplekse të sfidave neurologjike tek fëmijët”.

Grupi kryesor profesional mjekësor ka theksuar se mjekët në krejt Shtetet e Bashkuara e kanë identifikuar vazhdimisht Tylenolin si një nga qetësuesit e vetëm të sigurt të dhimbjeve për gratë shtatzëna.

Studimet që janë kryer në të kaluarën “nuk japin prova të qarta që vërtetojnë lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet përdorimit të kujdesshëm të acetaminofenit gjatë çdo tremujori dhe probleme të zhvillimit të fetusit”.

Ilaçi rekomandohet nga grupe të tjera të mëdha mjekësore, si dhe nga qeveri të tjera në mbarë botën.

Në gusht, një rishikim i hulumtimit të udhëhequr nga dekani i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit zbuloi se fëmijët mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë autizëm dhe çrregullime të tjera neurozhvillimore kur gjatë shtatzënisë i ekspozohen Tylenolit.

Hulumtuesit argumentuan se duhen ndërmarrë disa hapa për të kufizuar përdorimin e ilaçit, por thanë se ishte ende i rëndësishëm për trajtimin e etheve dhe dhimbjeve të nënës, të cilat gjithashtu mund të kenë efekte negative për fëmijët.

Por një studim tjetër, i botuar në vitin 2024, nuk gjeti asnjë lidhje midis ekspozimit ndaj Tylenolit dhe autizmit.

Studimi ishte kryer duke parë një mostër popullsie prej 2.4 milion fëmijësh të lindur në Suedi midis viteve 1995 dhe 2019. Rreth 7.5 për qind e tyre i ishin ekspozuar acetaminofenit gjatë shtatzënisë.

Duke krahasuar shkallët e autizmit ndërmjet të ekspozuarve kundrejt atyre që nuk ishin, si dhe duke krahasuar vëllezërit e motrat që ndanin gjenetikën, studimi arriti në përfundimin se nuk kishte rrezik për rritje të autizmit, ADHD ose aftësisë së kufizuar intelektuale që mund të jetë i lidhur përfundimisht me acetaminofenin.

“Nuk ka prova të forta ose studime bindëse që sugjerojnë se ka ndonjë marrëdhënie shkakësore”, ka theksuar Monique Botha, profesoreshë e psikologjisë sociale dhe zhvillimore në Universitetin e Durhamit.

Dr. Botha ka shtuar se lehtësimi i dhimbjes për gratë shtatzëna “mjerisht mungonte”, me Tylenolin që ishte një nga opsionet e vetme të sigurta për popullatën.

Diagnozat e autizmit janë rritur ndjeshëm që nga viti 2000, dhe deri në vitin 2020 shkalla midis 8-vjeçarëve arriti në 2.77 %, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Shkencëtarët ia atribuojnë të paktën një pjesë të rritjes ndërgjegjësimit në rritje për autizmin dhe përkufizimi të zgjeruar të çrregullimit. Studiuesit kanë hetuar gjithashtu faktorët mjedisorë.

Kennedy ka ofruar në të kaluarën teori të hedhura poshtë rreth rritjes së shkallës së autizmit, duke fajësuar vaksinat pavarësisht mungesës së provave.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”