Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kush është Federica Mogherini, ish-kryediplomatja e BE-së e arrestuar në hetimin kundër mashtrimit?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Federica Mogherini - Foto: REL/EPA-EFE

Kush është Federica Mogherini, ish-kryediplomatja e BE-së e arrestuar në hetimin kundër mashtrimit?

Politikania italiane u ndalua të martën (02.12.2025) pas bastisjeve në Kolegjin e Europës, një institucion që ajo e ka drejtuar që nga viti 2020, pas një profili të lartë politik në Romë e Bruksel. Mogherini është e njohur në qarqet diplomatike dhe ka lidhje jashtëzakonisht të mira, shkruan Euronews

Ndalimi i Federica Mogherinit si pjesë e hetimit për mashtrim të dyshuar nga Zyra e Prokurorit Publik Europian ka shkaktuar tronditje në Bruksel dhe Romë.

Mogherini është e njohur në qarqet diplomatike, me lidhje të forta dhe ka shërbyer në role të larta politike, përfshirë Ministrinë e Jashtme italiane nën Matteo Renzin dhe si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian.

Aktualisht ajo shërben si rektore e Kolegjit të Europës, institucion dedikuar studimeve evropiane që shihet si platformë për të siguruar vende pune në BE.

Vitet e hershme: nga rinia komuniste në ministre socialdemokrate

Mogherini, e lindur më 1973 në Romë, do ta niste angazhimin e saj politik si adoleshente.

Më 1988, do t’i bashkohej Federatës së të Rinjve Komunistë Italianë.

Pas shpërbërjes së Partisë Komuniste Italiane, do të radhitej në krah të socialdemokratëve, ose PD-së. Me Partinë Demokratike Italiane, karriera e saj do të përparoi me shpejtësi: më 2008 do të bëhej deputete e parlamentit italian, me fokus në çështjet e jashtme.

Përparimi i vërtetë do të shënohej më 2014, kur do të emërohej ministre e Jashtme nën qeverinë e Matteo Renzit.

Kryediplomate e BE-së dhe fokusi tek Irani

Mandati i saj si ministre e Jashtme nuk zgjati shumë. Po atë vit, Renzi do ta propozonte për postin e Përfaqësueses së Lartë në Komisionin e drejtuar nga Juncker.

Pavarësisht kundërshtimit nga shtetet baltike, të shqetësuara për politikën e saj ndaj Rusisë dhe paqësimit të perceptuar të Moskës, ajo u emërua Përfaqësuese e Lartë më 2014, e cila koordinon politikën e jashtme midis shteteve anëtare, merr pjesë në mbledhjet e Kolegjit të Komisionit Europian dhe kryeson këshillin e çështjeve të jashtme të BE-së.

Si shefe e politikës së jashtme, do të bëhej një element kyç në qarqet ndërkombëtare dhe profili i saj do të rritej derisa do të përfaqësonte BE-në në negociatat në marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.

Kolegji i Europës, inkubator për eurokratët

Pas përfundimit të mandatit, Mogherini do të emërohej rektore në Kolegjin e Europës më 2020, pavarësisht kritikave për mungesën e kredencialeve akademike për këtë punë.

Atëherë, ajo u përball gjithashtu me kundërshtime për shkak të konfliktit të interesit, pasi Kolegji financohet kryesisht nga Komisioni Europian, ish-punëdhënësi i saj.

Kolegji, me seli në Bruges, njihet si trampolinë për studentët që kërkojnë të hyjnë në institucionet e BE-së dhe të krijojnë lidhje karriere. Është në fakt një vegël e fuqisë së butë.

Tarifat për një vit të plotë akademik shkojnë deri në 30 mijë euro.

Në një deklaratë me email, Kolegji i Europës i ka deklaruar Euronewsit se do të “bashkëpunojë plotësisht me autoritetet në interes të transparencës dhe respektit për procesin e hetimit”.

Nuk ka qenë e mundshme që Federica Mogherini të kontaktohej për koment në kohën e publikimit.

Mogherini ka ndërmjetësuar për disa vjet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”