Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Qeveria dorëzon ankesë kundër vendimit të Gjykatës për pezullim të vendimit për ulje të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria dorëzon ankesë kundër vendimit të Gjykatës për pezullim të vendimit për ulje të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve

 

Qeveria e Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën e vet në ankesë kundër vendimit të Gjykatës së Prishtinës në lidhje me vendimin për pezullimin e vendimit të Qeverisë për ulje të pagave.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Administrativ me datë 16.12.2022 ka pranuar ankesën e ushtruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ndaj Aktvendimit” – tha Gashi.

Gjykata e Prishtinës në fillim të dhjetorit kishte vendosur që të pezullojë ekzekutimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Pas pranimit të padisë nga Shoqata e Prokurorëve kundër Qeverisë, Gjykata kishte vendosur që të caktojë masën e sigurisë dhe të shtyjë ekzekutimin e këtij vendimi.

Gjykata pati aprovuar kërkesën e Shoqatës së Prokurorëve për caktim të masës së sigurisë si të pa bazuar dhe me këtë vendim ka shtyrë ekzekutimin e vendimit të Qeverisë.

Më 29 nëntor, Gjykata e Prishtinës ka pranuar padinë që kundërshton këtë vendim.

Me këtë vendim, shtyhet ekzekutimi i vendimit deri sa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor.

Gjykata njofton se palët e pakënaqura me këtë vendim të Gjykatës kanë të drejtë ankesë.

Si pasojë e këtij vendimi të qeverisë, u pezulluan punët në sistem të drejtësisë e si rezultat dështuan me qindra seanca gjyqësore.

Më 24 nëntor, Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim për pezullimin e punëve në gjykata. Ky vendim erdhi si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për kthim të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve sikurse në vitin 2017.

Që nga pezullimi i punës janë anuluar dhe kanë dështuar qindra seanca gjyqësore në të gjitha gjykatat e Kosovës.

Në mbledhjen e 23 nëntorit, Qeveria e Kosovës mori vendim që t’ua ulë pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve ashtu siç kanë qenë para vitit 2017 kur Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për rritjen e tyre.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri kryeministri Albin Kurti, i cili tha pagat në sistemin e drejtësisë nuk kanë mundur të ulen për shkak se në Kushtetuese ka qenë trajtimi i ligjit të pagave.

“Vendimi i marr paligjshëm dhe në konflikt interesi, i qeverisë së kaluar, në vitin 2017 për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar është shfuqizuar me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 12 shkurt 2020, ky vendim ka paraparë përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese, marrë parasysh që ishte në procedurë trajtimi nga Gjykata Kushtetuese ligji i pagave”, deklaroi kryeministri Kurti.

https://kallxo.com/lajm/gjykata-e-prishtines-pezullon-vendimin-e-qeverise-per-uljen-e-pagave-te-prokuroreve-dhe-gjyqtareve/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”