Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Qeveria në detyrë mblidhet për shpronësime të pronave dhe mbështetje financiare

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Qeveria e Kosovës

Qeveria në detyrë mblidhet për shpronësime të pronave dhe mbështetje financiare

Qeveria në detyrë do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 12:00.

Në rend të ditës janë 14 pika, ku pjesa më e madhe e tyre janë shqyrtime për shpronësime për interes publik.

Në këtë mbledhje pritet të aprovohet edhe ndarja buxhetore për “mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve për ‘Paga dhe Shtesa’ për nëntor 2025 për Ministrinë e Punëve të Brendshme”.

Veç kësaj, Qeveria në detyrë parasheh t’i shqyrtoj edhe dy propozime për mbështetje financiare.

Mandati i Qeverisë ka përfunduar me 23.03.2025. Prej asaj dite ka kaluar si qeveri në detyrë, megjithatë mbledhjet e rregullta janë mbajtur dhe janë marrë vendime.

Kur Qeveria kaloi në detyrë, Albin Kurti tha se nuk ka nevojë për dorëheqje.

“Në përputhje me nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i secilit anëtar të Qeverisë po ashtu përfundoi më 23 mars, bashkë me përfundimin e mandatit të Qeverisë, pa pasur nevojë për aktin shtesë dhe formal të dorëheqjes prej posteve të tyre përkatëse sipas nënparagrafit 1.3 të po të njëjtit paragraf dhe nen” – kishte shkruar Kurti në Facebook.

Më 8 gushti, ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u ka kërkuar zyrtarisht institucioneve dhe diplomacisë europiane të shmangin takimet me qeveritarët në detyrë, kontaktet kanë qenë të rralla. Ato që janë zhvilluar kanë qenë kryesisht takime mirëseardhjeje për disa diplomatë të rinj dhe jo takime të nivelit të lartë politik.

Arsyetimi që ambasadori Orav, e ka dhënë për moszhvillimin e takimeve në Qeveri ka qenë “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit” dhe BE-ja “ka përshtatur praktikat e saj të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me shtetet anëtare”.

Gjykata Supreme e Kosovës më 07.07.2025 kishte nxjerrë një aktgjykim, duke e shpallur si të paligjshëm dhe duke e shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për Pajisjet Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, të hartuar nga Ministria e Financave.

Ky Aktgjykim është nxjerrë pas padisë së bërë nga Kompanitë “Eternet” Sh.P.K. dhe “Service Global”, që kishin paditur Ministrinë e Financave. 

Në padi këto kompani kanë pretenduar se Udhëzimi Adminsitrativ për Pajisjet Elektronike Fiskale, i publikuar në Gazetën Zyrtare më 16.04.2025, është nxjerrë në kundërshtim me Ligjin, pasi që nuk ishte miratuar nga Qeveria, dhe se ishte nxjerrë nga një ministër i cili nuk ka pasur mandat aktiv, për shkak se Qeveria ishte në detyrë dhe se ai ishte certifikuar si deputet.

Po ashtu, në padi kompanitë kishin pretenduar se Udhëzimi nuk ishte nënshkruar nga ministri përkatës – duke e bërë publikimin e tij në Gazetën Zyrtare të pavlefshëm dhe pa efekt juridik.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka reaguar më 15.07.2025 ndaj vendimit të Gjykatës Supreme me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Përmes një komunikate Qeveria kishte shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin e saj ndaj këtij Vendimi të Gjykatës Supreme.

“Ky Arsyetim është i pabazuar në Ligj dhe përbën interpretim të njëanshëm e arbitrar të Dispozitave ligjore. Konkretisht, Neni 31 i Ligjit për Qeverinë nuk përmban asnjë ndalesë lidhur me nxjerrjen e Akteve nënligjore nga një Qeveri në detyrë apo Ministrat në detyrë. Ky Nen kufizon veprimtarinë e Qeverisë në detyrë vetëm në çështje madhore, si: Marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim në Kuvend, Amendamente kushtetuese, Projektligje të reja, Strategji dhe Koncept-dokumente, por jo në nxjerrjen e akteve zbatuese, siç është Udhëzimi Administrativ në fjalë” – theksoi Qeveria në reagimin e saj.

Për më tepër, sipas reagimit të ekzekutivit procedura për hartimin e këtij Udhëzimi kishte nisur më 20 nëntor 2024, në kohën kur Qeveria gëzonte mandat të plotë kushtetues dhe ligjor – gjë që i jep këtij akti nënligjor legjitimitet të plotë proceduror dhe substancial.

Kosova e nisi vitin me zgjedhje dhe po e mbyll sërish me të njëjtën gjë. Çështjet kyçe mbetën pezull: marrëveshjet ndërkombëtare u ngrinë, nismat e reja munguan, ndërsa buxheti i ri mbeti vetëm si draft. Partitë politike tani shpresojnë të dalin më mirë më 28.12.2025. 

Dy përpjekje të Vetëvendosjes, me mandatarin e parë Albin Kurti dhe më pas me të dytin Glauk Konjufca, dështuan me vetëm 56 vota për – nga 61 sa duhen.

Hera e fundit kur u kryen punë legjislative në Kuvend është më 05.12.2024, ndërsa deputetët masandej u panë vetëm në seancën konstituive maratonike dhe dy të tjerat për votimi e Qeverisë – e cila nuk u formua. Ekzekutivi vazhdoi vetëm me punë të nisura sa ishte në mandat të plotë. E pak para dhjetorit, edhe institucioni i vetëm i konstituar – Kuvendi i Kosovës – u shpërnda, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kosova këtë vit u përball me disa procese zgjedhore – zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet lokale me balotazh dhe tani zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Parlamentaret më 9 shkurt, zgjedhjet lokale më 13 tetor, balotazhin më 9 nëntor, dhe tani zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor. 

Pjesa më e madhe e vitit u shpenzua në përpjekjet për konstituimin e Kuvendit dhe në fushata zgjedhore, më shumë sesa në zhvillimin e punëve të rregullta institucionale. Seanca konstutive që filloi më 15 prill përfundoi tek në gusht me zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar më 26 gusht. 

Sa pati shpresë që kaloi ngërçi politik, vazhdoi saga për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb deri më 11 shtator. Rreth një muaj më vonë, më 26 tetor dështoi formimi i Qeverisë me mandatarin e parë, Albin Kurti. Kurse, më 20 nëntor dështoi edhe përpjekja për ta zgjedhur mandatarin e dytë, Glauk Konjufca.

Për shkak të kësaj situate, tri aktgjykime dolën nga Gjykata Kushtetuese në muaj të ndryshëm në përpjekje për zgjidhje për konsitutimin e Kuvendit, kohë pas kohe duke u vendsosur masa të përkohshme. Edhe një ankesë është dorëzuar në Kushtetuese nga Lista Serbe, mirëpo ende nuk është publikuar.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”