Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Zgjedhjet e fundvitit- shpresë për tejkalim apo drojë për vazhdim të krizës institucionale?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Zgjedhjet 2025. Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Zgjedhjet e fundvitit- shpresë për tejkalim apo drojë për vazhdim të krizës institucionale?


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Që nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, partitë parlamentare më shumë kanë shprehur interesim për të shkuar sërish në zgjedhje sesa që vendi të bëhet me institucione të reja. Pas rreth një viti të humbur, procesi u kthye në pikën zero, në një rrethanë të paqartë politike dhe me rritje të rrezikut për përsëritje të një situate thuajse të njëjtë me atë që prodhoi vetëm krizë institucionale.

Zgjedhjet e parakohshme po vijnë bashkë me festat e fundvitit, pas një periudhe të përshkuar me përplasje verbale mes partive politike dhe me një gjuhë aspak përafruese. Dhe tani, përtej pretendimeve e shpresave që kanë partitë nga zgjedhjet në ardhje, pikëpyetje e madhe mbetet nëse do t’ia dalin të rriten apo do të bien në përqindje – gjë që e përcakton skemën se si mund të duket Qeveria e re.

Ndërkohë që ende nuk dihet nëse zgjedhjet do të jenë zgjidhje – qoftë për formimin e Qeverisë, qoftë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit/es, një sërë çështjesh kyçe, përfshirë buxhetin 2026, marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

Rënie dhe ngritje të lehta

Njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se nëse Vetëvendosje vazhdon me të njëjtën qasje në fushatë, rrezikon rënie në përqindje, sikundër që ish-partitë opozitare shihen si faktorë potencialë për ndryshim, nëse arrijnë të paraqesin oferta bindëse.

Profesori i shkencave politike, Dritero Arifi konsideron se zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të sjellin ndryshime të lehta të cilat mund të jenë të mjaftueshme për ta ndryshuar në tërësi organizimin qeveritar.

“Do të ketë rritje të lehtë të opozitës, dhe një rënie të lehtë të VV-së. Megjithatë, krejt kjo varet nga narracioni që do ta ndërtojnë partitë politike gjatë kësaj gare”- tha Arifi për KALLXO.com. duke konsideruar se “do të ketë ndryshime jo të mëdha”.

Arifi thekson se në këtë drejtim, “Vetëvendosje mund të penalizohet lehtësisht”, sepse rritja e madhe e saj ka ndodhur vetëm në vitin 2021 dhe pastaj ka filluar të tkurret në vitin 2025.

“Kjo tregon që votuesit e pavendosur janë elementi kryesor që ia ka dhënë rritjen Vetëvendosjes. Dhe, pikërisht këta votuesit e pavendosur e jo militantët partiakë do të jenë komponenta kryesore e ndryshimit të Vetëvendosjes, respektivisht rritjes së partive opozitare”- shprehet ai.

Votuesit e pavendosur- për 10 muaj të bllokadës institucionale- sipas tij e kanë parë një Vetëvendosje të pafuqishme që më 48 deputetë ta bëj Qeverinë.

“Prandaj në njëfarë mënyrë edhe pse ka treguar arrogancë, në publik e ka shpërfaqur një dobësi dhe paaftësi të saj për menaxhuar situata të ndryshme. Mendoj që opozita megjithatë e ka bërë detyrën e vetë në nivelin e duhur”- deklaron Arifi.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri vlerëson se rezultati i “zgjedhjeve parlamentare 2.0” do të varet kryesisht nga aftësia reaguese dhe mobilizuese e opozitës së deritashme.

Muhaxhiri thekson se shpresat mund të varen më shumë nga sjella e ish-bllokut opozitar sesa nga LVV-ja, pasiqë sipas vlerësimit të tij, kjo e fundit do të veprojë njësoj.

“Stili politik dhe formati i fushatës së Albin Kurtit/Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë të parashikueshëm: populizëm par excellence, paraqitje selektive e fakteve, interpretim i deformuar i realitetit. Asgjë tjetër”- tha ai për KALLXO.com.

Për këtë arsye, Muhaxhiri vlerëson se opozita do të jetë faktori themelor që do të mund të sjell dallime të konsiderueshme rezultatesh në raport me 9 shkurtin.

“Vetëm nëse ajo – në krye me PDK’në dhe LDK’në – arrin ta gjejë çelësin e formulimit të ofertave bindëse racionale dhe anti-populiste, elektorati do të sfidohet që t’ia ndryshojë kahen aktuale spektrit politik”- shtoi ai.

Në të kundërtën, sipas Muhaxhirit, në qoftë se ish-partitë opozitare do të vetësabotohen me improvizime naive dhe fokusim total në të bëmat e qeverisjes së Kurtit, por pa dhënë zgjidhje konkrete mbresëlënëse – “s’do të mund të presim dinamika tjera.”

“Pra, përqindje të përafërta me ato të zgjedhjeve të kaluara, që nënkupton vazhdimësi të çakordimeve izoluese dhe stagnimeve shkatërrimtare”- tha ai.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli e para me 396,787 vota apo 42.30%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e dyta me 196,474 apo 20.95%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 171,357 apo 18.27%, koalicioni që më pas u nda, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%.

Sipas numrit të ulëseve, partitë patën: LVV me 48 deputetë; PDK me 24 deputetë; LDK me 20 deputetë; Lista Serbe me 9 deputetë, AAK me pesë deputetë, Nisma me 3 deputetë dhe 10 deputetë nga partitë joshumicë joserbe.

“Fatura” që do ta paguajë Kosova

Kosova këtë vit u përball me disa procese zgjedhore – zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet lokale me balotazh dhe tani zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Parlamentaret më 9 shkurt, zgjedhjet lokale më 13 tetor, balotazhin më 9 nëntor, dhe tani zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor.

Artan Muhaxhiri konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të 28 dhjetorit në esencë është veprim antishtetëror, i cili sipas tij, tregon zbrazëtirat e emancipimit politik dhe paaftësinë kronike të partive për të vepruar normalisht.

Në vlerësimin e tij, shtetet stabile kanë sisteme të mirëndërtuara me autonomi të të vepruarit, prandaj nuk ndikohen shpejt dhe fundamentalisht prej politikanëve. E, në Kosovë, sipas tij, ekziston brishtësi strukturore, gjë që ende e mundëson këtë fenomen.

“Të gjitha humbjet e sivjetme drastike politike, ekonomike dhe zhvillimore kanë qenë të evitueshme. Mirëpo, barrikadimet destruktive me qëllim të fajësimeve reciproke e kanë krijuar një kontekst pa shtegdalje, sepse asnjëra palë nuk ka pasur ‘Plan B’ dhe aktet e tyre i kanë mbështetur në pozicionimet e njëra-tjetrës. Dhe qartësisht s’kanë aspak probleme etike të vijojnë me qasje të njëjta”- thotë ai.

Në anën tjetër, Dritero Arifi konsideron se mbajtja e dy palë zgjedhjeve parlamentare pa zgjidhje të problemeve kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova, tregon paaftësi totale të elitës politike.

Arifi deklaron se dëmi do të jetë afatmesëm nëse nuk riparohet menjëherë pas këtyre zgjedhjeve.

“Cilado qeveri që vije në pushtet do ta ketë një punë jashtëzakonisht të vështirë për ta rikuperuar kohën e humbur. Koha e humbur vështirë që mund të kthehet”- shtoi ai.

Problemet kryesore, sipas tij, janë sidomos në segmente ku nuk ka projekte zhvillimore, nuk ka integrim të Kosovës në strukturat euro-atlantike, duke llogaritur edhe rrezikun për humbje të miliarda eurove nga Bashkimi Euripian dhe Banka Botërore.

“Humbja do të jetë e madhe për të gjithë qytetarët e vendit, sepse në çdo segment Kosova është larg integrimit, larg reformave, larg aplikimit të mirëqenie për qytetarët”- thekson ai.

Vendi po shkon në zgjedhje katër ditë para festës së Vitit të Ri, pa buxhet të ri për vitin 2026, duke lënë punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) pa paga, tri komuna pa buxhet të miratuar, pa milionat nga marrëveshjet ndërkombëtare nga Plani i Rritjes dhe Banka Botërore.

Të gjitha këto çështje duhet të kalohen në Kuvend, kurse marrëveshjet ndërkombëtare duhet të ratifikohen. As përpjekja për të formuar komisionet parlamentare pa u zgjedhur Qeveria, nuk gjeti pajtueshmëri mes partive, duke u cilësuar si jo-kushtetuese nga opozita.

Edhe një palë zgjedhje, “vetëvrasje politike”

Mandati pesëvjeçar i presidentes Vjosa Osmani, skadon në prill të vitit të ardhshëm, dhe se formimi i një Qeverie të brishtë do ta pamundësonte zgjedhjen e presidentit të ri. Duhet përafrimi i 80 deputetëve për zgjedhjen e të parës/parit të vendit.

Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë, dhe duhet t’i sigurojë 2/3 e votave në dy rundet e para. Në mundësinë e tretë dhe të fundit, një kandidati i duhet ta sigurojë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Njohësit e fushës vlerësojnë se edhe një palë zgjedhje pas këtyre të dhjetorit për ta zgjidhur çështjen e Presidentit, do të ishte një vetëvrasje politike.

Analisti politik Muhaxhiri, vlerëson se procesi i zgjedhjes së presidentit do t’i shumëfishojë problemet me të cilat është ballafaquar vendi gjatë këtyre nëntë muajve.

“Skenari më i mundshëm duket që do të shkojmë në zgjedhje të reja edhe në prill të 2026, si pasojë e pamundësisë së gjetjes së zgjidhjes”- thekson ai.

Në vlerësimin e tij, me atë që ai i quan “armiqësi të jashtëzakonshme dhe hendeqe ekstreme në të gjitha nivelet”, pa as më të voglin vullnet bashkëpunues, “përafrimi vendimmarrës i 80 deputetëve rreth një emri të përveçëm aktualisht qëndron në domenin e fantastikës shkencore.”

Pa marrë parasysh konfigurimin e Kuvendit të ri, Muhaxhiri ka bindjen se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, edhe nëse Lëvizja VETËVENDOSJE! “me ndonjë magji e arrin 50.28 përqindëshin e vitit 2021, sërish do të jetë gati e pamundur që, së paku për prezencë në raundin e tretë, të sigurohet numri i domosdoshëm.”

Kurse, profesori Arifi, beson që zgjedhjet e 28 dhjetorit do ta vendosin edhe fatin e Presidentit. Përndryshe nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, sipas tij, do të ishte një vetëvrasje politike për të gjitha partitë dhe shtetin.

“Cilado parti që del e para- nëse jo me dëshirë- do të jetë e detyruar që të bashkëpunojë e të gjej një koalicion të madh shqiptar që mund të sigurojë 80 vota për ta bërë Qeverinë, dhe rrjedhimisht do ta kemi edhe Presidentin në mars”- shprehet ai.

Arifi potencon se kjo do të ndodh pasiqë nuk ka mbetur rrugë tjetër për shkak se vendi ka humbur shumë kohë dhe ka pësuar jo-zhvillim social, politik, ekonomik dhe integrues. Nëse ky stagnim një-vjeçar vazhdon, sipas tij, do ketë dëme të parikuperueshme.

“Asnjëra nga partitë nuk do të rrezikojë të shkojë në zgjedhje sërish në prill, sepse do të ishte vetëvrasje për partinë e parë e cila nuk arrin ta bëj Qeverinë deri në mars. Sepse atëherë çdo gjë do të komplikohej, edhe buxheti, edhe gjithçka tjetër, dhe do të ishte një vetëvrasje politike jo vetëm për partitë, por ndoshta edhe për vetë shtetin- substancën sesi ne jemi organizuar”- përfundoi ai.

Pjesa më e madhe e vitit 2025, u shpenzua në përpjekjet për konstituimin e Kuvendit dhe në fushata zgjedhore, më shumë sesa në zhvillimin e punëve të rregullta institucionale. Seanca konstitutive që filloi më 15 prill përfundoi tek në gusht me zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar më 26 gusht.

Sa pati shpresë që kaloi ngërçi politik, vazhdoi saga për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb deri më 11 shtator. Rreth një muaj më vonë, më 26 tetor dështoi formimi i Qeverisë me mandatarin e parë, Albin Kurti. Kurse, më 20 nëntor dështoi edhe përpjekja për ta zgjedhur mandatarin e dytë, Glauk Konjufca.

Për shkak të kësaj situate, tri aktgjykime dolën nga Gjykata Kushtetuese në muaj të ndryshëm në përpjekje për zgjidhje për konstiutimin e Kuvendit, kohë pas kohe duke u vendosur masa të përkohshme. Edhe një ankesë është dorëzuar në Kushtetuese nga Lista Serbe, mirëpo ende nuk është publikuar.

https://kallxo.com/gjate/nga-zgjedhjet-ne-zgjedhje-nje-vit-i-humbur/

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit