Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Hera e tretë brenda një viti që KQZ s'e certifikon Listën Serbe- Si shkoi procedura në dy rastet e para?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Lista Serbe. Foto: Florinda Kelmendi/Kallxo.com

Hera e tretë brenda një viti që KQZ s'e certifikon Listën Serbe- Si shkoi procedura në dy rastet e para?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28.12.2025.

Gjatë mbledhjes së mbajtur më 02.12.2025, dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ votuan kundër, dy vota të tjera ishin për, ndërsa 7 abstenuan.

Në fakt, kjo është hera e tretë gjatë këtij viti që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti.

Njësoj kishte vepruar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit e më pas edhe për ato lokale të 12 tetorit.

Në të dy rastet, PZAP-ja ia kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së.

Herën e parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 23.12.2024, nuk e kishte certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në Zgjedhjet e 09.02.2025.

Pas votimeve, me 2 vota “për”, 2 “kundër” dhe të të tjerëve anëtarë për mospjesëmarrje në votim, moscertifikimin e LS-së e kishte konstatuar kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Lista Serbe pas kësaj më 25.12.2024 kishte parashtruar Ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi që nuk u certifikua për Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Kosovë.

Ndërsa, PZAP kishte vendosur në favor të kësaj partie, duke detyruar KQZ-në që ta certifikoj atë.

Kjo parti ishte certifikuar më 31.12.2025, pasi Gjykata Supreme e Kosovës e kishte hedhur poshtë si të palejuar Ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që e “urdhëronte” KQZ-në për ta certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në Zgjedhje.

“KQZ ka marrë vendim që ta certifikojë Listën Serbe. Vendimi i PZAP-së është i plotëfuqishëm. Konsideroj që kjo çështje është mbyllur.” – kishte deklaruar kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Herën e dytë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit 2025, në mbledhjen e mbajtur më 21.08.2025.

Kundër certifikimit votuan 2 anëtarë të LVV-së, për ishte anëtarja e Listës Serbe dhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan.

Certifikimi i Listës Serbe është kundërshtuar nga anëtarët e LVV-së, sipas të cilëve në listën e kandidatëve të Listës Serbe ka persona që janë pjesë e strukturave paralele të Serbisë dhe persona që janë në kërkim nga organet e drejtësisë.

Më pas, ky subjekt ishte ankuar në PZAP, e ky institucion ka kërkuar nga KQZ që të certifikohet Lista Serbe.

PZAP në vendim ka konstatuar se Lista Serbe brenda afatit të paraparë me ligj ka paraqitur kërkesën për konfirmim të listës së kandidatëve për këshilltarë në 19 komuna dhe kandidatëve për kryetar komune nga 11 komuna përmes platformës onlin.

PZAP thekson se KQZ nuk ka të drejtë të refuzojë ose të mos certifikojë në mënyrë arbitrare, pa shpjegime, një subjekt politik ose kandidat.

Po ashtu, Gjykata Supreme ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën administrative të Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit nga LVV, të ushtruar kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12.10.2025.

Supremja në aktvendimin e saj ka shkruar se Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kishin paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës kundër vendimit të PZAP-së, me të cilën e kontestuan ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së, me propozim që të: anulohet vendimi i datës 23.08.2025 dhe të miratojë vendimin e KQZ-së, të datës 21.08.2025, për moscertifikimin e subjektit politik Lista Serbe, si dhe të kandidatëve të saj për Asamble Komunale.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi më 01.09.2025, ka njoftuar se janë bërë të plotfuqishme vendimet lidhur me zbatimin e vendimeve të PZAP-së, për certifikimin e Listës Serbe dhe Demokracisë Serbe.

Ai ka thënë se lidhur me ketë ka konfirmim nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje për të trajtuar sipas ankesës.

“Lidhur me zbatimin e vendimeve të PZAP-së, kemi dy vendime tanimë të plotfuqishme nga PZAP-ja. Njëra A3/25 lidhur me urdhërimin për certifikimin e Listës Serbe dhe njëra A6/25 për certifikimin e Demokracisë Serbe. Dy vendimet janë bërë të plotfuqishme, kemi konfirmim edhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje për të trajtuar sipas ankesës. Lidhur me këto, pasi kemi urdhër të prerë për t’i zbatuar, do të lëshohet vendim për zbatimin e këtyre dy vendimeve”- tha Radoniqi në mbledhjen e 01.09.2025.

Lista Serbe, pas moscertifikimit të saj, ka ftuar konferencë për media më 03.12.2025 në ora 15:00.

Ndërkohë, ambasadat e huaja dhe Zyra e BE-së në Kosovë kanë reaguar për moscertifikimin e kësaj partie për të marrë pjesë në zgjedhjet e dhjetorit.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”