Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kontestohet ekspertiza, zvarritet gjykimi për lëndim në vend-punishte në Gjilan

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Kallxo.com

Kontestohet ekspertiza, zvarritet gjykimi për lëndim në vend-punishte në Gjilan

Një ekspertizë e një eksperti të ndërtimtarisë rreth një lëndimi në vend të punës që kishte ndodhur në vitin 2015 në Gjilan u kontestua sot në gjykatë nga i akuzuari dhe mbrojtësi i tij.

Lulzim Gashi, si përfaqësues i një kompanie në Gjilan po akuzohet për asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë në Gjilan, Gashi po akuzohet se më 09 maj 2015 në Gjilan duke qenë përgjegjës për të krijuar kushtet e punës, nuk kishte pajisur të punësuarit me pajisje të nevojshme.

Aktakuza thotë se një punëtor i firmës kishte rënë nga ndërtesa që ishte në ndërtim e sipër duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Aktakuza gjithashtu thotë se Lulzim Gashi duke qenë përgjegjës i firmës “Uragani”, nuk kishte njoftuar për aksidentin e ndodhur në punishtën e firmës së tij dhe, sipas raporteve të QKUK-së, aksidenti nuk ishte lajmëruar fare.

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj tij, eksperti i angazhuar i ndërtimtarisë, Rexhep Sylejmani, u ankua se ishte angazhuar për ta bërë këtë punë dy vjet pasi kishte ndodhur incidenti.

“Aksidenti ka ndodhur më 09.05.2015, kurse unë jam angazhuar me Aktvendim më 06.03.2017. Raportin të cilin e kam përpiluar unë konsideroj se i njëjti është edhe ekspertizë siç është kërkuar edhe nga Prokurorja”, tha eksperti Sylejmani.

Ai gjithashtu tha se për të qenë vlerësimi real, ekspertiza është dashur të bëhet në momentin se kur ka ndodhur aksidenti e jo gati dy vjet më vonë sepse “edhe përpilimi i ekspertizës pastaj është më i vështirë”.

“Kur kam shkuar ta vizitoj objektin se ku ka ndodhur aksidenti aty kanë qenë duke jetuar banorët. Që do të thotë se ka ndryshuar gjendja prej kohës së aksidentit e deri në angazhimin tim në këtë rast”, tha eksperti.

Në ndërkohë, i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, avokati Sevdail Robelli, kërkuan ekspertizë të re nga një ekspert tjetër.

“I propozojmë Gjykatës që seanca e sotme të ndërpritet pasi që konsiderojmë se është e domosdoshme caktimi i një tjetër ekspertize”, tha mbrojtësi i të akuzuarit.

Seanca e sotme u shty për kohë të pacaktuar derisa i akuzuari dhe mbrojtësi i tij ta sjellin ekspertizën e re.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit