Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dosja e Prokurorisë: Të akuzuarit blenë banesë e veturë me para të fituara nga shitja e drogës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Dosja e Prokurorisë: Të akuzuarit blenë banesë e veturë me para të fituara nga shitja e drogës

Shahadin dhe Sefer Hasani, të akuzuar për veprën penale shpëlarje e parave kanë dalë sot para Gjykatës së Prishtinës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Shahadin Hasani gjatë vitit 2015, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës e burimit të pasurisë së përfituar me aktivitet kriminal, i cili aktivitet ishte i ndërlidhur me veprën penale – narkotikët, dhe me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket si e ligjshme, me paratë të cilat i ka përfituar nga aktiviteti kriminal ka blerë një banesë në Prizren, me çka akuzohet se ka kryer veprën penale – shpëlarje e parave.

Poashtu, lidhur me të pandehurin Sefer Hasani, aktakuza thekson se gjatë vitit 2015, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës e burimit të pasurisë së përfituar me aktivitet kriminal, i cili aktivitet ishte i ndërlidhur me veprën penale – narkotikët, dhe me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket si e ligjshme, ka blerë banesë sipas kontratës mbi bashkimin e mjeteve për ndërtimin e banesave si dhe kompensim një veturë xhip në vlerë prej 20,000.00 eurove.

Që në fillim të seancës prokurorja Habibe Salihi theksoi se pas dëgjimit të ekspertit në seancën e kaluar ka vlerësuar deklaratën e tij, ka bërë krahasimin me ekspertizën, plotësimin e ekspertizës dhe deklaratën e tij të dhënë para trupit gjykues dhe pas kësaj ka rezultuar se eksperti nuk ka qenë në gjendje të tregoj se sa janë të ardhurat neto.

Andaj e njëjta propozoi që të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit eksperti Driton Thaçi që ka përpiluar raportin e ATK-së.

Mbrojtësit e të akuzuarve, Halil Palaj dhe Ali Beka, refuzuan propozimin e prokurores.

Ky i fundit e arsyetoi me faktin se  raporti informues i ATK-së do të shkaktonte vetëm prolongimin e procedurës, kjo për shkak se nëse të pandehurit nuk kanë bërë deklarimin e të ardhurave jo domosdoshmërisht ka të bëjë më shpëlarje të parave, por mund të ketë vepër penale shmangie nga tatim.

Trupi gjykues pas këshillimit dhe votimit mori aktvendim me të cilin u aprovua kërkesa e prokurores për dëgjim të dëshmitarit Driton Thaçi.

Seanca e radhës u caktua  me 24 shkurt.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit