Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Xhafer Tahiri zbulon detaje rreth marrëveshjes me LVV: “E bëra me lejen e Abdixhikut”

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Xhafer Tahiri zbulon detaje rreth marrëveshjes me LVV: “E bëra me lejen e Abdixhikut”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka folur për marrëveshjen paszgjedhore që ka arritur me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Mehollit. Ky i fundit është në balotazh me kandidatin e PDK-së, Ferit Idrizi.

Në një emision në televizionin “Kanal 10”, Tahiri deklaroi se këtë marrëveshje nuk e ka bërë kokë më vete dhe se paraprakisht ka pasur lejen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Sipas Tahirit, vetë Abdixhiku i kishte shkruar për ta pyetur nëse kanë ndonjë ofertë për koalicion në Vushtrri. Tahiri tha se i ka treguar se kanë ofertë nga LVV.

Tahiri tha se i ka shpjeguar Abdixhikut se me këtë marrëveshje mund të fitojnë 1 mijë e 400 vota më shumë se PDK aktualisht.

Ai pretendon se gjatë bisedës me Abdixhikun i ka shpjeguar se në këtë marrëveshje do të ndërrohen rolet që LDK dhe LVV kanë pasur në vitin 2017.

“Thjesht i kemi ndërru rolet, që LDK merr 50% të drejtorive dhe nënkryetarin dhe përfshihen katër pikat programore dhe i kam shpjeguar kryetarit të LDK-së qartë pse kjo marrëveshje stabile në kuvend të komunës” – tha Xhafer Tahiri.

Tutje, ai është shprehur se kryetarit të partisë së tij i ka thënë se nuk ka interesim të qeverisë me PDK-në në Vushtrri.

Duke pretenduar se ka marrë konfirmimin e kryetarit të partisë së tij, Lumir Abdixhikut, Tahiri tha se është takuar më pas me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Kurtit tha se i ka kërkuar që parim bazë i kësaj marrëveshjeje në Vushtrri të jetë implementimi i disa prej projekteve kryesore që LDK në Vushtrri i ka pasur në program.

Pas dakordimit edhe me Kurtin, Tahiri tha se është vendosur bashkërisht për koalicionin edhe me të gjitha strukturat e degës së partisë së tij në Vushtrri.

Ndërsa, një mbrëmje para nënshkrimit të koalicionit, Tahiri shprehet se në komunikim me shkrim Abdixhiku “ka ndërruar mendje” duke i thënë që mos të nënshkruajë asnjë marrëveshje me LVV-në në Vushtrri.

“Kisha dhënë fjalën që po, do ta bëjmë koalicionin dhe do të dilja një tradhtar para qytetarëve të Vushtrrisë nëse unë do thyeja një fjalë të dhënë që është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët e Vushtrrisë” – deklaroi Tahiri.

Xhafer Tahiri tutje tha se ai nuk i di arsyet pse partia e tij kërkoi të prishej kjo marrëveshje në Vushtrri.

“Asnjë veprim nuk e kam ba vetë, për secilin veprim jam konsultu, edhe me bazën edhe me qendrën dhe unë nuk i di arsyet pse ata i kanë rënë pishman. Kam kërku takim, nuk bahen këto punë kështu ‘anuloje, pastaj flasim’” – u shpreh Tahiri.

Ai thot se para se ta nënshkruajë këtë marrëveshje, fillimisht ishte konsultuar me themeluesit e degës së LDK-së në Vushtrri, shtabin e degës, nënkryetarët dhe asamblistët e zgjedhur në Vushtrri.

“Marrëveshja nuk është ba për me nda thjesht pozita, kjo marrëveshje është ba për me e sjellë një kualitet të ri të qeverisjes në Vushtrri” – tha Tahiri, sonte, më 24.10.2025.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë në mes të sheshit të Vushtrrisë nga kandidati i LVV-së, Sylejman Meholli dhe ai i LDK-së, Xhafer Tahiri, në prani të liderit të LVV-së, Albin Kurti.

https://kallxo.com/lajm/koalicioni-i-xhafer-tahirit-me-vv-ne-ne-vushtrri-nervozon-ldk-ne/

Kurti tha për media se nga kjo marrëveshje presin që të punohet çdo orë dhe në interes të qytetarëve.

Kurse, Xhafer Tahiri tha se kjo marrëveshje nuk u bë kundër askujt.

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me nënshkrimin e koalicionit.

https://kallxo.com/lajm/abdixhiku-reagon-pas-koalicionit-ne-vushtrri-per-punet-brenda-shtepise-sone-do-te-kete-rend/

Abdixhiku ka thënë se për punët brenda LDK-së do të ketë rend.

Ai paralajmëroi se partia nuk do të qëndrojë pasive dhe se pas përfundimit të balotazhit do të merren vendimet përkatëse.

“Për punë të shtëpisë merremi na vet. Më pritni pak. Më leni këto 20 ditë me garën… se kur ulesh aty e shtrin qafën, e ke kryetarin e një partie tjetër prapa, e s’e ke kryetarin tënd. Kjo s’është përfaqësim i denjë” – ka thënë Abdixhiku në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, duke paralajmëruar shkarkimin e Xhafer Tahirit. 

https://kallxo.com/lajm/abdixhiku-paralajmeron-shkarkimin-e-xhafer-tahirit/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”