Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
VIDEO - Mesazhi i Saranda Jakupit që po lufton kancerin e gjirit dhe kaloi 7 operime

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Saranda Jakupi, e diagnostifikuar me kancer të gjirit

VIDEO - Mesazhi i Saranda Jakupit që po lufton kancerin e gjirit dhe kaloi 7 operime

“Iu kisha lutë të gjitha nënave dhe vajzave, bëni kontrolle të shpeshta”, është mesazhi i Saranda Jakupit, një grua nga Mitrovica e diagnostifikuar me kancer të gjirit.

Ndonëse një ditë më parë e kishte përfunduar ciklin e kimoterapisë dhe tha se ishte pak e lodhur, buzëqeshja dhe vullneti i saj për jetën i shihej në fytyrë, derisa i drejtohej qindra personave që ishin mbledhur në qendër të Mitrovicës së Jugut në marshin për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit. 

Saranda Jakupi, 45-vjeçare, ende  po vazhdon betejën me kancerin e gjirit këshilloi që të bëhen kontrolle të hershme.

“Unë jam e diagnostifikuar që gjashtë vite. Shtatë herë jam e operuar. Akoma jam me kimoterapi, por ju lus të mos ndaleni. Forca, keni vullnet! Këto sfida janë pak të vështira si për familjarë, si dhe për vetë personin. Por me mbështetjen e familjes dhe shoqërisë mund t’ia dalim” – tha ajo, në marshin e organizuar të mërkurën, më 15.10.2025 nga Komuna e Mitrovicës së Jugut.

Teksa ndau përvojat personale me të pranishmit, Saranda tregoi se ka forcë për të jetuar dhe gatishmëri për ta trajtuar këtë sfidë, me të cilën ajo përballet çdo ditë.

“Mos i humbisni shpresat, bëni kontrolla të vazhdueshme. Nuk do të thotë që veç prej moshës por duhet me kohë t’i bëni kontrollat rutinë sepse kjo është sëmundje aq e fshehur sa nuk e prisni. Kështu që mundoheni të bëni kontrolla vetëdijësojuni dhe mos i lini anash”- potencoi më tej ajo.

Të mërkurën, me fillim nga ora 11:00, zyrtarë komunalë, nxënës të shkollës së mjekësisë, të mbijetuara me kancer të girit, gra dhe vajza të Mitrovicës marshuan nga Komuna drejt sheshit “Adem Jashari” për një qëllim të përbashkët- ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.

Fahri Shabani, drejtori i shëndetësisë ftoi çdo grua dhe vajzë të kujdeset për veten dhe siç thotë ai, mos të injorojë shenjat e trupit.

“Le ta kthejmë këtë marsh në betim të përbashkët për kujdes më të madh, për solidaritet dhe për një shoqëri që e vlerësojnë jetën dhe shëndetin mbi gjithqka sepse ndërgjegjësimi për këtë sëmundje shpëton jetë dhe vetëm së bashku mund ta bëjmë ndryshimin”- u shpreh drejtori.

Më tej, Shabani thekson se drejtoria e cila ai udhëheq mbetet e përkushtuar të avancojë shërbimet parandaluese, të forcojë edukimin shëndetësorë dhe të mbështes çdo grua dhe çdo vajzë që përballet me këtë sëmundje.

Institucionet në Kosovë kanë nisur zyrtarisht fushatën për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, më 02.10.2025.

Muaji tetori shënon ndërkombëtarisht muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”