Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
VIDEO - Banorët e Pejës në hall me deponinë e mbeturinave në Lutogllavë e cila është në zjarr që mbi 6 javë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

VIDEO - Banorët e Pejës në hall me deponinë e mbeturinave në Lutogllavë e cila është në zjarr që mbi 6 javë

Banorët e fshatrave përreth deponisë së Lutogllavës në Pejë janë duke u ankuar për gjendjen me mbeturina dhe zjarrin që ka kapluar këtë deponi për rreth 6 javë tani.

Problemi me deponinë afër është që disa vjet, por kohëve të fundit është duke u bërë shqetësim i përdtishëm për shkak të përfshirjes nga zjarri.

Edhe 6 javë më vonë, tymi vazhdon të shpërndahet në qiell nga kjo deponi.

Ali Kramoviku nga fshati Lutogllavë, thotë se problemi me deponinë është prej që ekziston ajo.

“Këtë problem e kemi që 37 vjet prej që ka fillu bërlloku me ardhë këtu. Jemi ankuar në Komunë, jemi ankuar gjithkah, por badihava” – thotë Ali Kramovik, që thotë se këto mbeturin ia kanë prishur edhe tokën e livadhet përreth. “Dy hektarë livadh i kam aty menjëherë. Aty as lopa nuk guxon me hangër, as me pi, sepse ngordhë” – thotë Kromoviku, duke shtuar se nga kjo deponi preken edhe fshatrat e tjerë si Tërstenik, Sferkë, Leshan, Zahaq

“Kjo është katastrofë” – thotë me mllef ai.

Ndërsa një banor tjetër i fshatit, Rasim Berisha, thotë qytetarët po i vuajnë pasojat e djegies së vazhdueshme të deponisë, në të cilën, përvec Pejës, mblidhen mbeturinat edhe të 4 qyteteve tjera, Junikut, Deçanit, Klinës dhe Istogut.

“Kjo deponi ka filluar të digjet me 17 shtator. Pavarësisht që sa javë janë bo, po e shihni edhe vetë se qysh është duke u djeg ende. Shtëpia më e afërt është rreth 70 metra prej këtu” – thotë Rasim Berisha.

“Ne zgjohemi me tym, tërë ditën rrimë me tym të deponisë dhe çdo sekond ne thithim vetëm helm prej këtij vendi” – tregon Berisha, derisa thotë se nuk e përdorin ujin për pije.

“Uji jonë nuk pihet hiq, të mbjellat që i mbjellim hajmë kancer prej tyre, sepse ky tym i bjen të mbjellurave tona” – ka thënë Berisha.

Në anën tjetër, kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti”, Diedon Berisha, ka thënë se kompania ka ndarë 100 mijë euro për një intervenim të shpejtë për shuarjen e zjarrit, ndërsa sipas tij, pritet përkrahje edhe nga Komuna e Pejës.

“Aty e kemi mbulu pjesën e parë të zonës, edhe si kompani e kemi mbulu diku 100 mijë euro vlera e investimit që e kemi bo na. Kemi kërku prej aksionarit, Kuvendit Komunal të Pejës që me na mbështetë me një vlerë tjetër. Tash është duke u finalizu edhe ajo pjesë, për me u mbulu me dhe. E vetmja zgjidhje është dheu.” – thotë për KALLXO.com, kryeshefi Berisha.

Në ndërkohë, Komuna e Pejës, ka thënë se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm pritet të fillojë projekti për mbylljen e deponisë.

Faik Zekaj, zëdhënës i Komunës së Pejës, tha se tashmë është nënshkruar marrëveshja e re për këtë deponi.

“Tash e kemi nënshkruar marrëveshjen e re, po besojmë që në fillim të vitit të ardhshëm veç fillojnë punimet. Sepse sipas tyre, po priten edhe me u heq masat e BE-së. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen, ku ne si Komunë investojmë 3 milionë, e BE investon 9 milionë. Ata kanë thënë në fund të këtij viti, ose më së largu në fillim të vitit të ardhshëm veç fillojmë me atë projekt. Ka me u mbyll kjo dhe hapet një e re, kjo mbyllet komplet, edhe hapet një deponi e re aty me standarde evropiane” – ka thënë ndër të tjera Zekaj.

Bashkimi Evropian në vitin 2021 i zotoi 9 milionë euro që kjo deponi në fshatin Lutogllavë të Pejës të mbyllet dhe të ndërtohet një e re, me standarde të BE-së. Por për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës, këto mjete kishin mbetur të pa shfrytëzueshme.

Përveç BE-së, Komuna e Pejës është zotuar që të kontribuojë me 3 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro veçse janë ndarë në buxhetin e miratuar të Komunës për vitin 2026.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”