Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Detaje për arrestimin e zyrtarit të Komunës së Pejës që u filmua me lëndë të dyshuara narkotike

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Detaje për arrestimin e zyrtarit të Komunës së Pejës që u filmua me lëndë të dyshuara narkotike

Një zyrtar komunal në Pejë ka përfunduar në pranga të mërkurën, më 20.08.2025, pas raportimit të KALLXO.com.

Luan Gashi, Udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës, u filmua duke përdorur lëndë që dyshohen të jenë narkotike. Pamjet e publikuara në KALLXO.com i konfirmoi vetë Luan Gashi.

Në pamje shihej edhe një revole, për të cilën Luan Gashi thotë se posedon leje.

Ai u arrestua nga Policia e Kosovës pas raportimit të KALLXO.com më 20.08.2025.

Në një prononcim për KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje për rastin. Ai deklaroi se janë bastisur shtëpia dhe zyra e tani të dyshuarit Luan Gashi.

Sipas Nikçit, rasti ku shihet ai duke konsumuar lëndë, që dyshohen të jenë narkotike, pretendohet të ketë ndodhur para një muaji.

“Është arrestuar dhe është bastisur zyra dhe shtëpia dhe pas urdhër-kontrollit nga prokuroria, Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë e cila do të dërgohet për ekzaminim, për t’u vërtetuar nëse eventualisht është përdorur e njëjta për ndonjë vepër penale dhe njëkohësisht janë njoftuar institucionet përgjegjëse për leje të armës dhe nëse është keqpërdorur e njëjta” – tha Nikçi për KALLXO.com.

“Sa i përket narkotikëve, rasti dyshohet se ka ndodhur para një muaji dhe për këtë rast është hapur rast dhe janë duke u ndërmarre veprime hetimore. I njëjti pas intervistimit dhe pas sigurimit të provave, në mesin e tyre edhe incizimi KALLXO.com, është iniciuar rast dhe po merren veprime hetimore” – tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Për rastin, njoftoi edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një video që ishte postuar në rrjete sociale, vëreheshin një armë dhe sende të dyshuara. Me vendim të prokurorit janë bastisur  banesa ku është gjetur dhe konfiskuar një revole me 123 fishekë dhe një thikë. Pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt” – thuhej në njoftim.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në adresë të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe zyrës për informim të kësaj komune, për të kuptuar nëse do të merren masa për zyrtarin Luan Gashi, por deri në publikimin e këtij raportimi, ata nuk janë përgjigjur.

https://kallxo.com/lajm/pas-raportimit-te-kallxo-com-arrestohet-zyrtari-i-komunes-se-pejes/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”