Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t'i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Presidenti Trump ka nënshkruar ligjin për rihapje të përkohshme qeveritare. Foto: Shtëpia e Bardhë

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t'i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar projektligjin e shpenzimeve që të rihapet qeveria dhe t’i jepet fund mbylljes më të gjatë në historinë amerikane, raporton BBC.

Ai e ka nënshkruar ligj vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi me kongresistë 222 për dhe 209 kundër për miratimin e tij të mërkurën në mbrëmje (sipas kohës lokale amerikane), dhe dy ditë pasi Senati mezi e miratoi të njëjtin projektligj.

Trump ka thënë në Zyrën Ovale se qeveria tani do të “rifillojë operacionet normale” pasi “njerëzit u lënduan kaq keq” nga mbyllja 43-ditore.

Shumë shërbime qeveritare janë pezulluar që nga tetori, dhe rreth 1.4 milion punonjës federalë ishin liruar nga ofrimi i shërbimeve pasi nuk kishte para për paga ose kanë punuar pa pagesë. Gjithashtu ishte hequr dorë prej programit për ndihma ushqimore dhe shumë fluturime ajrore janë ndërprerë në të gjithë vendin.

Shërbimet qeveritare pritet të rihapen në ditët në vijim, ndërsa ndërprerjet në udhëtimin ajror ka të ngjarë të lehtësohen përpara festës së Falënderimeve që po afron. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) kishte zvogëluar trafikun ajror për shkak të mungesës së stafit për shkak të mbylljes.

Demokratët e Senatit ishin në gjendje të shkaktonin mbylljen pavarësisht se ishin pakicë në dhomë, sepse republikanët kishin nevojë për disa vota demokrate për të miratuar një projektligj të përkohshëm financimi.

Fillimisht ata refuzuan ta mbështesnin projektligjin, duke kërkuar që republikanët të bien dakord të zgjasin subvencionet e sigurimeve shëndetësore për amerikanët me të ardhura të ulëta, të cilat do të skadojnë në fund të vitit.

Projektligji siguron fonde vetëm për ta mbajtur qeverinë të hapur deri më 30 janar, kur kongresistët do të duhet të gjejnë përsëri një shtegdalje për të financuar qeverinë.

Para se ta nënshkruante atë në ligj, Trump vazhdimisht fajësoi Partinë Demokratike për mbylljen e qeverisë. “Ata e bënë thjesht për arsye politike”, ka thënë ai.  “Kur të arrijmë te zgjedhjet e mesit të mandatit dhe gjëra të tjera, mos harroni se çfarë i kanë bërë vendit tonë”, ka shtuar ai.

Por një grup prej tetë demokratësh në Senat të dielën u shkëputën nga partia dhe ndihmuan miratimin e paketës së shpenzimeve. Ata e votuan në këmbim të premtimit për votim tgë subvencioneve të kujdesit shëndetësor në dhjetor.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”