Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
SHBA-ja suspendon kërkesat e afganëve për migrim pas sulmit ndaj Gardës Kombëtare

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Shtëpia e Bardhë

SHBA-ja suspendon kërkesat e afganëve për migrim pas sulmit ndaj Gardës Kombëtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar të enjten shqyrtimin e të gjitha kërkesave të afganëve për migrim, pasi një burrë afgan është identifikuar si i dyshuari për të shtënat me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, raporton BBC.

Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së kanë bërë të ditur se vendimi u mor në pritje të shqyrtimit të “protokolleve të sigurisë dhe verifikimit”.

I dyshuari për të shtënat e së mërkurës, të cilat plagosën rëndë dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare, thuhet se kishte hyrë në SHBA nga Afganistani në shtatorin e vitit 2021.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se sulmi është një “akt terrori”, duke shtuar se do të ndërmarrë hapa për largimin e të huajve “nga çdo vend që nuk u përket” Shteteve të Bashkuara.

Dhjetëra mijëra afganë hynë në SHBA nën mbrojtje të posaçme të imigracionit pas tërheqjes kaotike të SHBA-së ,ë 2021 nën ish-presidentin Joe Biden.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka bërë të ditur se emri i të dyshuarit është Rahmanullah Lakamal, “një i huaj kriminal nga Afganistani”. Një zyrtar i ka thënë partnerit amerikan të lajmeve të BBC-së, CBS, se ai aplikoi për azil në vitin 2024 dhe se kërkesa i ishte aprovuar fillim të këtij viti.

Kuptohet që 29-vjeçari ka hyrë në vend në kuadër të programit të quajtur Operacioni “Mirë se vini aleatë”.

Trump ka thënë pas të shtënave se SHBA-ja “tani duhet të rishqyrtojë çdo të huaj që ka hyrë në vendin tonë nga Afganistani nën Bidenin”.

Task Forca e Përbashkët DC, e cila po koordinon vendosjet e Gardës Kombëtare në kryeqytetin e vendit, ka bërë të ditur se sulmi ndodhi rreth orës 14:15 të mërkurën, sipas kohës lokale, pranë stacionit të metrosë, Sheshi Farragut.

Ushtarët ishin në patrullë me dukshmëri të lartë pranë qoshes së rrugëve 17 dhe 1 – një vend i frekuentuar për drekë për punonjësit e zyrave.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”