Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Sorensen: Situata politike në Kosovë nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Peter Sorensen gjatë vizitës në Kosovë, 06.08.2025. Foto: KALLXO.com

Sorensen: Situata politike në Kosovë nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka thënë situata politike në Kosovë mund të “vonojë gjërat”, duke nënkuptuar zhvillimet në dialog.

Ai këtë deklaratë e dha para gazetarëve, pas takimeve të ndara që ka zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, më 06.08.2025.

Sorensen tha se diskutimet kanë qenë rreth asaj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

“Jam këtu në kuadër të mandatit tim. Diskutuam se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe për situatën në terren. Sigurisht, situata politike këtu [në Kosovë] nënkupton që gjërat mund të zgjasin pak më shumë. E di këtë! Pra, ky është një takim i rregullt dhe jam shumë i lumtur që jam këtu sot dhe që jam pritur në këtë mënyrë” – tha Sorensen.

Kur u pyet nga gazetarët se cila është gjendja e dialogut aktualisht, Sorensen u përgjigj shkurt “gjallë dhe në formë”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin që ka pasur me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka kërkuar angazhimin e ndërkombëtarëve në lidhje me arrestimet e fundit të shtetasve të Kosovës në Serbi.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare angazhim që Serbia t’i ndalë arrestimet arbitrare.

Përveç kësaj, Osmani në takim ka kërkuar edhe largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, që i ka quajtur të padrejta dhe për të cilat ka thënë se i prekin më së shumti qytetarët e Kosovës.

Ajo po ashtu ka folur për rëndësinë e intergrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks në Këshillin e Evropës.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Ky proces kishte nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.

Edhe pse janë nënshkruar Marrëveshje shumica prej tyre nuk janë zbatuar, ndërsa dialogu vazhdon të shihet herë si i “vdekur” e herë në “komë”.

https://kallxo.com/lajm/osmani-ne-takim-me-sorensenin-kerkon-heqjen-e-masave-te-be-se-ndaj-kosoves-dhe-dialog-te-paanshem/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”