Zgjedhjet 2025 në Shqipëri
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 22 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 23 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 24 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 25 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 26 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 27 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 28 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 29 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 30 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
00:07- Numërohen votat në 12 qendra të votimit në Shqipëri- ky është rezultati
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri është duke i publikuar rezultatet zgjedhore preliminare në platformën online.
Deri tani janë publikuar votat e 12 qendrave të votimit nga 5225 sa janë gjithsej.
Partia Socialiste rezulton se ka fituar 1544 vota, derisa koalicioni Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka marrë 696 vota.
22:54- KQZ në Shqipëri nis publikimin e rezultateve preliminare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve zgjedhore në platformën online.
Deri tani janë publikuar votat e dy qendrave të votimit nga 5225 sa janë gjithsej.
Partia Socialiste rezulton se ka fituar 264 vota, derisa koalicioni Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka marrë 87 vota.
Në këtë LINK mund t’i shikoni në kohë reale rezultatet preliminare të përditësuara nga KQZ.
22:21- KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora
Në përditësimin e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, deri në orën 19:00, është raportuar një pjesëmarrje prej 79.24% për zgjedhësit e regjistruar në diasporë.
Sipas KQZ kanë ardhur 194,889 zarfa, nga gjithsej 245,935 zgjedhës të regjistruar.
Qarku me numrin më të lartë të zarfeve të ardhura është Tiranë, me 80.84% të pjesëmarrjes, duke pasuar nga Fieri dhe Durrësi, me përqindje të ngjashme, raporton Euronews Albania.

21:31-PS kritika KQZ-së për mosnxjerrjen e rezultatit në zonat ku pati votim elektronik
Zëdhënësja për zgjedhjet e PS-së, Hela Kace ka deklaruar se mosnxjerrja e rezultatit në zonat ku pati votim elektronik është arbitrar dhe zhgënjyes.
“Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike”, ka deklaruar ajo.
“Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë”, ka shtuar Kace.
“Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik”, ka bërë thirrje ajo.
“Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste”, ka theksuar Kace.
21:20- Berisha: Askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit
Pak pas mbylljes së procesit të votimit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat, deklaroi se nëpërmjet votës, populli ka folur “në mënyrë vendimtare”. Ai u bëri thirrje komisionerëve nëpër KZAZ-të, që në procesin e numërimit të zbatojnë vetëm ligjin.
Berisha kërkoi që votat të numërohen pa presione. Kreu i PD-së nga ana tjetër deklaroi se në qarkun e Durrësit “bandat me urdhër të kryeministri Rama kërkojnë të ndikojnë në rezultat”.
“Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe”, tha Berisha.
Sipas tij, asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet nën presion.
“Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë ato grupe terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Unë e kuptoj që ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besojnë se mund të ndikojë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare”, tha Berisha.
Kreu i PD-së, nga ana tjetër, ka hedhur poshtë edhe sondazhet e publikuara pas mbylljes së procesit të votimit, duke i konsideruar ato si të porositura nga kryeministri Edi Rama, raporton RTSh.
21:03- 12 orë votime, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR monitoruan hap pas hapi procesin zgjedhor
Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri u monitoruan nga përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, përfshirë këtu edhe ambasadori BE-së, Silvio Gonzato.
Gonzato kreu vëzhgimin nga Durrësi. Ai u shpreh se ecuria e këtyre zgjedhjeve kanë një rëndësi shumë të madhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndërsa ambasadori i OSBE/ODIHR në Tiranë ka ndjekur nga afër procesin e votimit në një prej qendrave të votimit në njësinë numër 10, në Tiranë, aty ku votimi u realizua në mënyrë elektronike.
Ai u shpreh se: “Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare.”
Top Channel raporton se Vëzhgues të OSBE ODIHR janë të pranishëm gjate marrjes në administrim të materialeve zgjedhore.
3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votuan sot për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm, raporton Tch.

20:54- Brenda 3 orësh nga mbyllja e votimit, kutitë duhet të dorëzohen nëpër KZAZ
Pak orë pas përfundimit të procesit të votimit ka filluar edhe dorëzimi i tyre nëpër Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ). Sipas Kodit Zgjedhor, KZAZ mbikëqyr, drejton dhe kontrollon procesin e marrjes në dorëzim të kutisë së votimit me fletët e votimit dhe kutisë së materialeve të votimit nga çdo KQV në KZAZ.
Kutia e votimit me fletët e votimit dhe kutia me materialet e votimit dërgohen jo më vonë se 3 orë nga mbyllja e votimit në Vendin e Numërimit të Votave, së bashku me materialet e tjera të përdorura gjatë procesit të votimit dhe i dorëzohen KZAZ-së.
Dorëzimi në KZAZ bëhet nga KQV dhe konkretisht nga kryetari dhe sekretari i KQV apo sipas Udhëzuesi i punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend edhe ndonjë anëtar i saj, shoqëruar nga punonjësi i policisë së shtetit, i ngarkuar me detyrën e shoqërimit i cili duhet të jetë me uniformën e Policisë së Shtetit dhe me numrin rendor të caktuar nga KQZ-ja dhe mbiemrin e tij me përmasa të dukshme, raporton Rtsh.
20:19- Nisja e procesit të numërimit të votave, Celibashi tregon se kur do të publikohet rezultati paraprak
Në përfundim të procesit të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për media u bëri thirrje partive politike që të tregojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje.
“Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje, qetësia që duhet të kenë partitë dhe u heqësit politike. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive.
Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.
Rezultatin paraprak do të kemi jo më vonë se pasditja e të martës.
“KQZ nuk do tolerojë asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit”, tha Celibashi, transmeton Euronews Albania.
19:54- Votimi nga diaspora, mbërrin ngarkesa e avionit të fundit me ‘thasët’ me votat e emigrantëve
Ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës, pak minuta para orës 19:00, kur është shënuar edhe mbyllja e procesit të votimit.
Top Channel bën me dije se ngarkesa e avionit të fundit me votat e diasporës tashmë ndodhet në ambientet e Parkut Olimpik.
Numërimi i votave të diasporës do të nisë në momentin që do të nisë numërimi në qarkun përkatës, qark të cilit i përkasin këto fletë votimi.
19:36- Berisha për procesin e votimit: Kemi gëzim në të gjitha anët
“Sot kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në procesin e votimit dhe për ata që erdhën nga toka, deti dhe ajri, dhe firmosën sot ndryshimin”, tha lideri i PD-së, Sali Berisha, pas mbylljes së procesit të votimit.
Berisha ka shprehur mirënjohjen ndaj punës së komisionerëve, për të cilën ai tha se kanë bërë një punë të drejtë dhe sipas ligjit.
I pyetur se si i duket procesi i deri tanishëm, kreu i PD-së u shpreh i kënaqur.
“Kam një mirënjohje për komisionerët tanë, engjëj të vërtetë të votës së qytetarëve. Kanë bërë një punë shembullore, të guximshme duke evidentuar çdo shkelës të ligjit. Thirrja ime është të zbatojnë ligjin. Nga informacionet deri më tani, kemi gëzim në të gjitha anët”- tha Berisha.
19:02- Përfundon procesi i votimit në Shqipëri, pjesëmarrja deri në ora 18:00 ishte mbi 41%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri njofton se dalja në votime deri në orën 18:00 është 41.39 %.
Kjo është një rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare më 2021, kur dalja në votime në kohën e njëjtë ishte 45.48 %.
Qendrat e votimit të cilat u hapën në orën 7:00 janë mbyllur në orën 19:00.
Në këtë LINK mund t’i shikoni në kohë reale të dhënat e përditësuara nga KQZ.

18:40- Policia e Shtetit nis procedurë ndaj Falmur Nokës për incidentin në Vorë
Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ka nisur “procedim në gjendje të lirë” për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas njoftimit, hetimet nisen pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, Noka ditën e sotme, në Vorë i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
“Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit. Materialet procedurale do t’i referohen SPAK, për hetime të mëtejshme”- thuhet në njoftim.
17:35- Pjesëmarrja e qytetarëve në votime në Shqipëri deri në orën 17:00
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, pjesëmarrja në votimet e 11 majit, deri në orën 17:00 ka arritur në 38.40%.
Pjesëmarrja më e madhe deri në këtë kohë është regjistruar në Kukës me 43.81%.
Të dhënat e KQZ bazohen në raportet që kanë ardhur nga 2948 prej 5225 Qendra të Votimit.
Deri në ora 17:00 rezulton se kanë votuar 766 396 votues nga numri i përgjithshëm prej 1 983 656 votuesish.
16:48- KQZ publikon raportin e pjesëmarrjes në votime deri në orën 16:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 16:00.
Në nivel vendi, pjesëmarrja ka arritur në 36.41%, me gjithsej 741188 zgjedhës që kanë votuar.
Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 45.11% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë.
Pas saj renditen Kukësi me 41.28 % dhe Tirana me 41.28 %. Në vend të fundit për pjesëmarrje në votime deri në orën 16:00 qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 26.30%, raporton Euronews Albania.
16:27- KQZ revokon akreditimin për të gjithë vëzhguesit vendës në Vorë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar revokimin e të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, në Vorë.
Ky vendim vjen pas një incidenti që ishte raportuar në këtë zonë.
KQZ njofton se revokimi është bërë për të gjithë, më përjashtim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave.
16:05- Policia në Shqipëri njofton për disa raste të fotografimit të votës
Policia e Shqipërisë ka njoftuar për pesë raste të fotografimit të votës deri tani, gjatë procesit zgjedhor që po zhvillohet sot më 11.05.2025.
Lidhur me këto raste katër persona janë arrestuar në Tiranë e një në Elbasan.
Në Tiranë në një rast është arrestuar një 56 vjeçare nën dyshimet se kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar.
Po ashtu, në një rast janë arrestuar dy persona, H.D. 57 vjeçar dhe R.L. 28 vjeçar.
Ndërsa, një 34 vjeçar u arrestua nën dyshimet se fotografoi fletën e votimit dhe më pas e publikoi atë në rrjete sociale.
Po ashtu, për fotografim të votës është arrestuar edhe një 56-vjeçare në Elbasan.
15:39- Apeli i Ramës: Votoni me qetësi, me durim dhe me bindjet tuaja
Pasi ushtroi të drejtën e votës në Surrel mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është zhvendosur në selinë qendrore të PS-së në Tiranë, ku po ndjek nga afër procesin zgjedhor.
Nga “komanda e përgjithshme”, siç e quajti ai, Rama ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.
Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes, duke e konsideruar votën një akt qytetar dhe patriotik.
“Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh, të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Kështu që votoni, votoni, votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindjet tuaja, votoni,” tha Rama, transmeton Euronews Albania.
15:48- KQZ në Shqipëri publikon shifrat e pjesëmarrjes në votime deri në orën 15:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00.
Raportohet se pjesëmarrja deri në ora 15:00 është 33.54%, nga 3186 qendra votimi që kanë dërguar informacionin në KQZ.
Qendrat janë hapur në ora 07:00 dhe pritet të mbyllen në ora 19:00.
Në këtë LINK mund t’i shikoni në kohë reale të dhënat e përditësuara.
15:20- Dalja në zgjedhje deri në orën 12:00, rreth 22 %
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri thotë se procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht dhe se dalja në votime deri në orën 12:00 është 22.61 %. Kjo është një rënie prej krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, kur dalja në votime në kohën e njëjtë ishte 27.24 %. Në këto zgjedhje – ku për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët në mërgim – përballen kryeministrin në largim, Edi Rama, dhe kundërshtari i tij i përbetuar Sali Berisha, një politikan i djathtist që kryeson një aleancë të partive opozitare. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, raporton REL.
12:17- KQZ publikon shifrat për pjesëmarrjet në votime deri në ora 11:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00.Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 16.76% nga 2559 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ, raporton Top Channel. Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 2% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 11:00 ka qenë 20.81%.
08:09- Hapen kutitë e votimit në Shqipëri
(Reporter.al)- Të dielën në mengjes qendrat e votimit u hapën anembanë Shqipërisë, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore që garojnë në këto zgjedhje.
Lista zyrtare e zgjedhësve numëron mbi 3.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote e ndarë në dy lista zgjedhësish, me banim brenda territorit të Shqipërisë dhe votues që jetojnë jashtë vendit.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve do të kenë mundësinë të votojnë emigrantët dhe në lista e votuesve të Diasporës janë regjistruar 246 mijë persona të cilët kanë nisur votimin me postë disa javë përpara 11 majit.
Vota e emigrantëve pritet të ndikojë në ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit.
Fushatës zgjedhore i parapriu një pakt mes dy partive kryesore në Kuvend për ndryshimin e Kodit Zgjedhor ku listat e kandidatëve për deputetë u ndanë në të mbyllura dhe të hapura, ku në pjesën e mbyllur kryetarët e partive kishin të drejtë të caktonin shumicën e deputetëve të ardhshëm ndërsa në listat e hapura të tjerët garojnë për vota nominale për të fituar mandat deputeti. Në bazë të kësaj llogaritje dhe fushata elektorale u mbiztorërua nga kandidatët e listave të hapura.
Në garën e së dielës Partia Socialiste në pushtet garon për një mandat të katërt qeverisës mes skandaleve të njëpasnjëshme të korrupsionit dhe me disa zyrtarë të lartë të arrestuar apo të dënuar për korrupsion. Gjithsesi kryeministri Edi Rama ofroi si premtim kryesor ‘pasaportën europiane’, që nënkupton sipas tij anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Europian, parashikim që shihet si joerealist nga ish-kryenegociatori me BE-në, diplomati Zef Mazi.
Rama e nisi fushatën në takime me gratë socialiste nëpër qarqe të ndryshme ku deklaratat e tij fyese referuar burrave krijuan debat publik. Po ashtu ai përdori gjuhë fyese ndaj kundërshtarëve të tij politikë duke e krahasuar opozitën me ‘kënetën’ dhe kryetarin e saj me një ‘buf’.
Lista e opozitës që kërkon të rimarrë pushtetin përbëhet në fakt nga një koalicion partish nën drejtimin e Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha, gjithashtu i akuzuar për korrupsion dhe Partisë së Lirisë së ish-presidentit Ilir Meta, i cili është në burg i akuzuar për një aferë korruptive në kohën kur ishte zëvendëskryeministër i qeverisë së drejtuar nga Berisha.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i drejtuar nga Berisha mori emrin nga lëvizja MAGA e presidentit amerikan Donald Trump, pavarësisht se kreu i tij është i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit gjatë qeverisjes së presidentit Biden.
Fushata elektorale ka qenë përgjithësisht e qetë dhe pa incidente domethënëse. Megjithatë, opozita është ankuar për një fushatë të pabarabartë, përdorim të burimeve publike dhe presion të administratës nga pala në pushtet për të ndikuar votën.
Mbulimi mediatik në mediat audiovizie dhe ato online është dominuar dy liderët kryesorë – Edi Rama dhe Sali Berisha. Ndërkohë, komunikimi politik në mediat sociale është fokusuar në platformat Facebook dhe Instagram.
Partitë e reja, që garojnë jashtë këtyre dy poleve që kanë dominuar skenën politike shqiptare në tre dekadat e fundit, shihen si mundësi për të thithur elektoratin gri të pavendosur dhe për të ndryshuar tablonë politike të parlamentit.
Në garë janë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës, ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, Shqipëria Bëhet drejtuar nga Adriatik Lapaj, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” e deputetëve Dashamir Shehi e Enkelejd Alibeaj, Aleanca Kombëtare Shqiptare e Elena Kocaqit dhe Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut.





