Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Serbia i shqipton një muaj paraburgim ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Flamuri i Serbisë në Beograd, nëntor 2022 Foto: Gentiana Ahmeti/ KALLXO.com

Serbia i shqipton një muaj paraburgim ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu

Autoritetet në Serbi i kanë shqiptuar masën e paraburgimin prej një muaji shtetasit të Kosovës, Arbnor Spahiu, bëri të ditur avokati i tij, Arianit Koci.

“Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative [NJSO], pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi. Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike”, tha Koci.

Koci kërkoi angazhimin e shtetit të Kosovës, jo vetëm nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, “por, reagim të qartë dhe publik nga kryeministri [në detyrë Albin Kurti] dhe presidentja e vendit [Vjosa Osmani]”.

Më herët gjatë ditës, Koci kishte njoftuar publikun se Spahiu, i ndaluar më 7 qershor në Serbi, ishte transferuar në Qendrën e Ndalimit në Kanjizhë drejt Suboticës.

Koci gjatë një prononcimi për gazetarë në Prishtinë tha se ka dorëzuar disa prova që, sipas tij, dëshmojnë pafajësinë e klientit, dhe shprehu besimin se ai do të lirohet së shpejti.

“Presim tash, brenda një ore a dy do ta kuptoj nëse prokurori do të kërkojë paraburgim për ish-policin apo do ta lirojë menjëherë”, deklaroi Koci.

Megjithatë, nga Prokuroria në Suboticë deklaruan për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se ai “ende nuk është sjellë tek ata për t’u marrë në pyetje” dhe se “është lënë në ndalim deri në 48 orë”.

Spahiu, i cili, sipas avokatit, është ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria me autobus.

Koci tha më herët gjatë 9 qershorit se ai ishte marrë në pyetje në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se Spahiu pritet të dalë sot para Gjykatës Themelore të Kikindës në Serbi.

Por, Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë konfirmoi nga kjo gjykatë se “nuk ka një rast të tillë”.

MPJD-ja tha, po ashtu, se “do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet përmes kanaleve diplomatike përkatëse” dhe se “do t’i mbajë të informuara institucionet relevante dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo informacion të ri të konfirmuar zyrtarisht”./REL


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”