Pamje nga aksioni i ATK-së në një sallon të ondulimit në Prishtinë, Foto: KALLXO.com
Punëtorët e padeklaruar e moslëshimi i kuponëve fiskalë - kontrollet e ATK-së nëpër biznese
Emisioni “KallxoPërnime” transmeton pamje ekskluzive të kontrollit të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës në disa sallone të ondulimit, parkingje të automjeteve dhe kompani të ndërtimit.
Mijëra euro të buxhetit të shtetit humbin nga moslëshimi i kuponëve fiskalë.
Qindra punëtorë punojnë të paregjistruar në biznese joformale që operojnë gjatë verës.
Detaje për punëtorë të paregjistruar e shmangie të tatimit.
Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit transmetohen pamjet nga kontrolli i inspektorëve të ATK-së në një parking të automjeteve në Graçanicë, i cili nuk lëshonte kupona fiskalë dhe kontrolli në dy vendpunishte të ndryshme në rajonin e Podujevës.
“KallxoPërnime” sjell detaje nga aksionet, verifikimi i punëtorëve e bisedat me pronarët e bizneseve.