Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Inspektimi në sektorin e ndërtimit për punëtorë të padeklaruar - VIDEO

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Inspektimi në sektorin e ndërtimit për punëtorë të padeklaruar - VIDEO

Në emisionin “Kallxo Përnime”, këtë të diel më 16.11.2025, krahas kontrollit të Administratës Tatimore të Kosovës në Zveçan, u transmetuan edhe pamje nga inspektimi në biznese të ndërtimtarisë.

Kontratat e punës janë obligative për secilin të punësuar në Kosovë. Sipas ligjit, kontrata e punës dhe deklarimi në ATK janë obligime për secilin punëdhënës, obligime këto të cilat duhet të përmbushen një ditë para se punëtori të nisë punën.

Shkelja e këtij rregulli është shkelje e ligjit dhe në rast se kjo ndodhë, dy institucione – Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës janë të obliguara të ndërmarrin masa.

Që nga viti i kaluar secili punëtor i cili posedon një letërnjoftim të Kosovës mund të kontrollojë lehtësisht nëse punëdhënësi i tij, i ka zbatuar këto dy obligime.

Me një klikim të thjeshtë në faqen e ATK-së, secili mund të verifikojë të dhënat në fjalë dhe në rast se kuptohet që punëtori nuk është regjistruar, menjëherë duhet të njoftohen mekanizmat kompetentë.

Në fund të tetorit një ekip i Administratës Tatimore të Kosovës ishte mbledhur për të verifikuar informacione se në disa biznese të ndërtimit ka punonjës pa kontrata.

Me detyra konkrete, ekipi i ATK-së, i përbërë nga hetues e inspektorë, nisi kontrollin për t’i verifikuar informacionet në terren.

Në vazhdën e kontrollove për mosdeklarim të punëtorëve, cak i inspektimit ishte një vendpunishte në rajonin e Prishtinës.

Sipas rregullave, inspektorët e ATK-së, në vendin e ngjarjes marrin të dhënat personale të punëtorëve që hasen dhe mbi bazën e kontrolleve tutje, verifikojnë nëse të njëjtin janë deklaruar në sistem.

Në këtë lokacion, hetuesit dhe inspektoret konstatojnë se momentalisht në objekt punimet ishin duke u kryer nga vetëm një kompani, rrjedhimisht kryhet vetëm një kontroll.

Të dhëna për punëtorë të hasur në këtë lokacion të ndërtimit në Prishtinë,  do të verifikohen nga hetuesit e ATK-së.

Sipas ligjit, ata kontrollojnë nëse punëtorët që janë hasur në vendin e punës, janë të deklaruar në sistemin e ATK-së për deklarimin e taksave.

“Kemi kontrolluar një vendpunishte për punëtorë nëse janë te deklaruar.. janë hasur 9 punëtorë, kemi marrë të dhënat e tyre të cilat më pas do të verifikohen” – tha Afrim Tahiri, inspektor i ATK-së.

Verifikimi i informacioneve se në një biznes ka punëtorë të paregjistruar është një punë specifike e ATK-së. Të dhënat e punëtorëve, numrat e letërnjoftimeve dhe të dhënat nga vëzhgimi grumbullohen nga ATK, për t’u kontrolluar më pas në databazën e raportimeve. Në rast se konstatohen shkelje, atëherë biznesi mund të gjobitet.

Inspektorët dhe hetuesit e Administratës Tatimore të Kosovës, vazhdojnë të kryejnë inspektime për shkeljet e të drejtave të punëtorëve duke trajtuar informacione në baza ditore. Por, për secilin që është pa kontratë të punës, ose kushtet e punës nuk po u respektohen nga punëdhënësi, KALLXO.com është adresa e raportimit.

Raportimi mund të bëhet në faqen e KALLXO.com, në ndarjen – Të drejtat e punëtorëve.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”