Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Anëtari i VV-së në krye të ATK-së- Vetëvendosje thotë se është kundër emërimeve partiake pa bazë profesionale

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Anëtari i VV-së në krye të ATK-së- Vetëvendosje thotë se është kundër emërimeve partiake pa bazë profesionale

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), tani e tutje do të ketë drejtor të ri. Ministria e Financave sot më 13.08.2025 njoftoi se ATK-ja do të udhëhiqet nga Mentor Hyseni.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni”– thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Burime brenda Qeverisë, konfirmuan për KALLXO.com se bëhet fjalë për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje.  Hyseni si anëtar i Vetëvendosjes ishte prezantuar para 6 vitesh nga vet kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

“Ardhja e Mentorit në Lëvizje është vlerë e shtuar për të përmirësuar Politikat Publike, Ekonominë dhe Financat Publike në vendin tonë”– kishte shkruar Kurti në postimin e tij të datës 31.09.2019.

Në njoftimin e saj, Ministria e Financave shkroi se procesi i përzgjedhjes se drejtorit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës ka qenë transparent dhe profesional.

“Procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë. MFPT ka besim të plotë që z.Hyseni se do të vazhdojë dhe avancojë punën e mirë që është bërë deri më tani, në shërbim të një administrate moderne, transparente dhe të drejtë”- thuhet në njoftim të MFPT-së.

Për faktin se si një anëtar i partisë në pushtet është emëruar drejtor i ATK-së, KALLXO.com ka provuar të marrë qëndrime nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati dhe nga vet Mentor Hyseni, por deri në publikimin lajmit, të dy këta nuk ishin të qasshëm.

Ndërkaq, në një përgjigje për KALLXO.com, Lëvizja Vetëvendosje tha se Hyseni ka një përvojë 20 vjeçare si profesionist në fushën e financave, teksa procesi i përzgjedhjes është kryer nga institucionet relevante.

“Detyra në pozita të larta monitorohet nga shumë palë. Askush përveç pozicioneve politike nuk zgjidhet pse është i lidhur subjektin tonë politik. Sepse po të ishte kështu shumë të tjerë që kanë dekada në Lëvizje do të ishin vendosur nëpër pozita. Z. Hyseni si shumë profesionistë të tjerë të Kosovës kanë bashkëpunuar dhe disa dhe janë anëtarësuar në Lëvizje. Por për shkak të natyrës së angazhimit ata kanë qenë dhe janë vetëm në sferën profesionale dhe jo organizative”– thuhet në përgjigjen e Lëvizjes Vetëvendosje për KALLXO.com.

Sipas LVV-së, profesionistë të dalluar, të angazhuar apo jo politikisht duhet të marrin pjesë në drejtimin e institucioneve e ndërmarrjeve publike.

“Shumicën prej tyre dhe të gjithë profesionistët e tjerë i inkurajojmë që të aplikojnë e konkurrojnë në poste publike. Pavarësisht sulmeve që u bëhet secilit e secilës shërbimi publik është përtej akuzave të atypëratyshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! kurrë nuk ka kritikuar profesionistët qoftë dhe nga partitë e tjera. Ne kemi qenë dhe jemi kundër emërimeve me motiv partiak e personal pa bazë profesionale e të integritetit”– theksohet mes tjerash.

Emërimi i Mentor Hysenit në krye të ATK-së, zgjoi reagime të opozitës. Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, emërimin e Hysenit e ka cilësuar “zhveshje të Vetëvendosjes nga çdo vlerë që predikonte”.

“Albin Kurti e paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin. Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit.  Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”– shkroi Çitaku.

Për Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik i Kosovës, ky është shembull, i kapjes së institucioneve publike.

“Pas serisë së shkeljeve kushtetuese e ligjore, sot kemi një hap tjetër në vendosjen e njerëzve të LVV-së në krye të institucioneve kyçe të vendit – institucione që do të duhej të ishin të pavarura nga ndikimet politike. Emërimi i një ish-kandidati për deputet në krye të Administratës Tatimore të Kosovës është shembulli tipik i kapjes së institucioneve publike. Edhe më shqetësuese, ky veprim rrezikon ta shndërrojë ATK-në në instrument politik për presione të caktuara”– theksoi Cakolli.

Ai, përmendi edhe një aspekt tjetër, atë të ligjshmërisë së emërimit.

“Mbi të gjitha, ky vendim përbën vazhdimësi të shkeljes së kufizimeve ligjore mbi kompetencat e një qeverie në detyrë dhe është mosrespektim i hapur i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Supreme, pikërisht në raport me (ish-)Ministrin e Financave”- ka shkruar Cakolli në Facebook.

Mentor Hyseni ka qenë edhe kryesues i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë Kosovare të Privatizimit(AKP). Për këtë pozitë, ai ishte propozuar nga kryeministri Albin Kurti, në vitin 2021.

Mentor Hyseni ka qenë edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e vitit 2019, por nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Ndërsa, gjatë Qeverisë Kurti I, ai ishte emëruar përkohësisht në krye të bordit të Ujësjellësit “Prishtina”.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”