Presidentja shpall 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme - Direkt
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 28 dhjetorin 2025 – datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Osmani ka nënshkruar më 20.11.2025 vendimin për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës, pas dështimit për formimin e Qeverisë së re dhe pasi nuk u arrit dakordim mes partive politike të votohet buxheti i shtetit dhe marrëveshje të tjera.
14:07 – Vjosa Osmani: Cilido president i përgjegjshëm do ta kishte zgjedhur një datë ku parashikohet pjesëmarrje më e madhe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u është përgjigjur pyetjeve se pse është caktuar data 28 dhjetor si datë e zgjedhjeve.
“Cilido president i përgjegjshëm do ta kishte zgjedhur një datë ku parashikohet pjesëmarrje më e madhe jo më e vogël. Këtë e kërkon demokracia, nuk kërkon të zgjidhen data kur ka pjesëmarrje me e vogël, nuk kërkon të zgjidhen data kur kemi probleme në organizimin e tyre, nuk kërkon të zgjedhën data që bëjnë të pamundur realizimin praktik dhe të rregullte të zgjedhjeve. Një president i përgjegjshëm zgjedh datën më të mirë, përkundër dëshirave”- tha Osmani.
13:45 – Presidentja shpall datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 28 dhjetorin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Shpallja e zgjedhjeve u bë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
13:40 – Osmani: Bëra përpjekje që partitë të dakordohen për të miratuar zgjatjet buxhetore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në takimin e sotëm ka bërë përpjekje që partitë të miratojn zgjatjet buxhetore, por sipas saj nuk ka pasur vullnet për dakordim.
“Nuk pati dakordim. Kuvendi tashmë është i shpërndarë”- deklaroi ajo.
Ajo tutje tha se është për keqardhje që nuk u dakorduan për këtë cështje.
“Po flasim për më shumë se 1 miliardë euro, e që tashmë mbesin të bllokuara. Ato nuk kanë qenë vetëm dokumente teknike. Një shtet që humb fondet e BE e Bankës Botërore bën që të humbasim besimin në partnerë”- u shpreh ajo.
12:45 -Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidentja mban konferencë për media
Pas shpërndarjes së legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka thirrur konferencë për media.
Konferenca e presidentes pritet të nis nga ora 13:00, të enjten më 20.11.2025.
Me shpërndarjen e Kuvendit pason shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
KALLXO.com do ta transmetojë drejtpërdrejt konferencën e presidentes Osmani.
12:20 – Dekreti i presidentes, Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”- thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidentja më 20.11.2025.
12:15 – Fatmir Limaj: Shpërndarja e Kuvendit është lajm i keq
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pasi që doli nga takimi me Presidenten Vjosa Osmani ka deklaruar se shpërndarja e Kuvendit është lajm i keq për Kosovën.
“Besoj që është lajm i keq për Kosovën. Forcat politike kanë dëshmuar që nuk kanë kapacitet dhe pjekuri të mjaftueshme politike për të ndërtuar marrëveshje, për të përmbushur vullnetin e qytetarëve e për t’i dhënë vendin institucione”- ka deklaruar Limaj.
Ai shtoi se ajo që ka ndodhur, me shpërndarjen e Parlamentit, tregon paaftësi, papjekuri se si ndërtohet shteti.
“Shpresoj që qytetarët në zgjedhjet që vijnë, do u kërkojnë llogari përgjegjësve kryesor të mos-konstituimit të institucioneve të Kosovës”- ka thënë Limaj.
Sipas tij koha është që Kosova të ketë lidership racional, një alternativë ndryshe, më të fuqishme.
“Na duhet bashkimi i njerëzve racional e me pjekuri politike…”tha ai se a do të krijojë koalicion parazgjedhor.
Limaj po ashtu ka preferuar datën 21 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
12:04 – Bedri Hamza preferon 21 dhjetorin për zgjedhje: Nuk kemi vija të kuqe për askënd
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se si PDK e preferojnë 21 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Si PDK kemi kërkuar si datë për zgjedhje, datën 21 dhjetor, për arsye se kemi pas bllokadë për formimin e institucioneve që i bie barra partisë së parë dhe vendi ka nevojë sa më shpejtë të ketë institucione. Data tjetër që u përmend është data 28 por ne kemi qenë në favor të datës 21 sepse edhe data 28 është në prag të ndërrimit të moteve”- ka thënë Hamza.
Ai u shpreh optimist se pas zgjedhjeve do ketë formim të shpejtë të institucioneve.
“Gjitha këto kanë qenë të ditura. Që nga qershori kemi thënë se mund të mbërrijmë në këtë situatë. E njoh logjikën ekonomike. Këto është dashtë të bëhen më herët. Nuk mundemi të bëjmë veprime që bien ndesh dhe e shkelin Kushtetutën e duhet ta respektojmë edhe për zgjatjet buxhetore”- ka thënë Hamza për kërkesën për zgjatje buxhetore.
“E kam thanë dhe ripërsëris, nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik. Kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi më të afërt sa i përket aspekteve programore, mundësisë së bashkëpunimit me partitë që në të kaluarën kanë qenë në opozitë”- ka shtuar ai.
11:45 – Peci e Haradinaj: Presidentja shpërndan Kuvendin, pritet data për zgjedhjet e reja
Pas takimit në Presidencë, Faton Peci nga partia Guxo dhe Ramush Haradinaj nga AAK-ja, thanë se presidentja Vjosa Osmani ka vendosur të shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe të shkohet drejt zgjedhjeve.
Sipas tyre tashmë pritet vetëm caktimi i datës së zgjedhjeve, pasi në takim nuk pati dakordim për diçka tjetër, pos zgjedhjeve.
11:42 – Haradinaj preferon 21 dhjetorin për zgjedhjet e reja: Shkojmë të vetëm në këto zgjedhje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se u nënshkrua dekreti për shpërbërjen e Kuvendit.
“Sot fillon afati për mbajet e zgjedhjeve që është më së afërti 30 ditë e më së largu 40 ditë nga dita e sotme. Duke qenë se i është humbë shumë kohë Kosovës dhe ka akumulime të temave buxhetore, kemi propozu që të jetë dita e zgjedhjeve parlamentare 21 dhjetor, në këtë mënyrë ia fitojmë të paktën një javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin”- tha Haradinaj pas takimit.
Ai ka shtuar se Qeveria mund të marrë vendime për të përmbushur disa detyrime buxhetore si ndaj RTK-së apo palëve tjera.
“Pushteti po kërkon datën 28 dhjetor, ajo periudhë është shumë e çmuar e familjeve e qytetarëve tonë. është arrogancë nga politika, përbuzje deri në ofendim, me iu shpallë zgjedhjet më 28 dhjetor në kohën e pushimeve vjetore, e me vazhdu me numërime e rezultate deri në natën e vitit të ri”- shtoi Haradinaj.
Ai konfirmoi se AAK shkon e vetme në zgjedhje dhe se synojnë që ish-opozita të formojë Qeverinë e re.
“Aleanca është e përgatitur për këto zgjedhje, shkojmë të vetëm si Aleancë në këto zgjedhje. Pas këtyre zgjedhjeve, nuk do të kem tolerancë për askënd që bëhet pengesë për krijimin e institucioneve. Besoj se opozita e deritashme do ta marrë besimin”- shtoi Haradinaj duke thënë se nuk ka më luks që pas zgjedhjeve të ardhshme të ketë sjellje si tash.
Haradinaj tha se në zgjedhje lokale përveç se ruajtën pesë komunat që i udhëheqin ata u rritën me votë. Ka shtuar se do jenë partner serioz i institucioneve dhe qytetarëve.
“Po na e ban gajlen si vëlla”- tha Haradinaj për fjalët e Kurtit, që nuk do mundet AAK ta kalojë pragun në zgjedhje të rreja.
Ai ftoi qytetarët që të votojnë partinë e tij dhe se ai do e bëj më të mirën për vendin.
11:40 – Peci: Guxo preferon 28 dhjetorin për datë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci ka thënë se në takim me presidenten Vjosa Osmani, pati lutje për një seancë të Kuvendit të Kosovës për disa çështje si zgjatjet buxhetore.
Por sipas tij për këtë nuk pati dakordim.
“Nuk kishte dakordim nga shumica e partive politike për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe pas refuzimit të PDK, LDK dhe AAK, Presidentja nuk kishte zgjidhje tjetër vetëm se të nënshkruajë shpërndatjen e Kuvendit”- ka deklaruar Peci.
Ai tha se si Guxo kanë preferuar datën 28 dhjetor për zgjedhjet për Kuvend të Kosovës, për shkak se ende nuk janë certifikuar zgjedhjet lokale dhe se është më e përshtatshme si datë për qytetarët e institucionet.
“Neve veç guximi nuk na mungon e nuk na ka munguar kurrë, e shohim se si do të jetë më e arsyeshme, racionale dhe probabiliteti me i lartë i fitores e me VV-në do korrim fitore më të madhe se të 9 shkurtit”- u përgjigj Peci në pyetjen se a hyn Guxo si e vetme në zgjedhje apo me LVV-në.
Ai ka shtuar se Qeveria do të sigurojë buxhetin për zgjedhjet e reja.
10:37 – Përfaqësuesit e partive politike mblidhen në Presidencë
Pas takimit, pritet që përfaqësuesit e partive politike të deklarohen jashtë ambienteve të Presidencës, ndërsa presidentja Osmani pritet të mbajë konferencë për media në Presidencë.



10:29 – Hamza arrin në Presidencë
Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza arrin në Presidencë për takimin e thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me partitë parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të takohet me përfaqësuesit e partive politike më 20.11.2025.
Takimi është planifikuar të mbahet në ora 10:30.
Ky takim po vjen pas dështimit për të zgjedhur Qeverinë e re.
Më 19.11.2025, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë Qeverinë e re të vendit, me të mandatuarin për kryeministër, Glauk Konjufcën.
Lëvizja Vetëvendosje dështoi të marrë votat e nevojshme në legjislativ për herën e dytë, që nga mbajtja e zgjedhjeve nacionale në shkurt 2025. Me 56 vota për, 53 kundër dhe 4 abstenime, kryetari i Kuvendit Dimal Basha kumtoi se Qeveria nuk është zgjedhur, pasi nuk u arritën 61 votat e domosdoshme.
Si rrjedhojë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja pas dy dështimeve për ta formuar ekzekutivin.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.
Kosova tashmë po i bën më shumë se nëntë muaj pa institucione të reja, pra që nga zgjedhjet e 09.02.2025.
Mandatari i parë për Qeverinë, Albin Kurti, ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.
Për kanë votuar 56 deputetë, partitë e ish-opozitës kanë votuar kundër dhe katër vota kanë qenë abstenim.
Në ndërkohë, Gjykata Kushtetuese është ende duke e trajtuar një ankesë të Listës Serbe në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, dhe ende është e paqartë nëse ky institucion do ta konsiderojë të konstituar Kuvendin.