Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Presidentja Osmani në Bullgari, ministrja Gërvalla pret në takim ambasadorin e ri bullgar në Kosovë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ambasadori i Bullgarisë Hristo Kraevski dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz. Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Presidentja Osmani në Bullgari, ministrja Gërvalla pret në takim ambasadorin e ri bullgar në Kosovë

Hristo Kraevski është ambasadori i ri i Bullgarisë në Kosovë.

Me nisjen e mandatit të tij zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) Donika Gërvalla- Schwarz e priti në takim kortezie, me ç’rast i riafirmoi angazhimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Bullgarinë.

Ministrja Gërvalla, siç njofton MPJD, ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për Kosovën në rrugën e “saj euroatlantike dhe theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve – duke e cilësuar këtë bashkëpunim si thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Sipas Ministrisë, Bullgaria mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës në rajon. 

“Ministrja Gërvalla dhe ambasadori Kraevski diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha kyçe, si ekonomia, siguria dhe inovacioni.” – shkruan në njoftimin e MPJD-së.

Para ambasadorit Kraevski ka qenë Hristo Gudjev.

Ai ka përfunduar mandatin e tij në nëntor 2024. 

Në përfundim të mandatit Gudjevi, të cilit iu dha lamtumira me ceremoni shtetërore, kryeministri Albin Kurti e quajti përfaqësues të përkushtuar në përfaqësimin e Bullgarisë si “një vend që është jo vetëm mik i sinqertë, por edhe partner strategjik i Republikës së Kosovës”.

Bullgaria ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran më 20.03.2008. Më 18.01.2010 ishte hapur Ambasada e Kosovës në Sofje.

Ndërkohë për në Bullgari më 03.04.2025 është nisur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. E para e vendit do të përfaqësojë Kosovën në Takimin e Procesit Aqaba, me ftesë të Mbretit të Jordanisë Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë Rumen Radev.

“Në kuadër të vizitës në Sofje presidentja Osmani do të mbajë fjalim në hapje të Samitit, si dhe do të zhvillojë takime të ndara bilaterale me disa nga liderët pjesëmarrës.” – njoftoi Presidenca.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Presidencës, do të diskutohet thellimi i marrëdhënieve bilaterale, avancimi i bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe forcimi i përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal.

Tutje, njoftohet se ky takim organizohet nën patronazhin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë e Republikës së Bullgarisë dhe synon të forcojë bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Atje, Presidentja Osmani do të theksojë angazhimin e suksesshëm të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët dhe partnerët strategjik. 

“Në këtë kuadër ajo do të riafirmojë përkushtimin e Kosovës për sigurinë rajonale dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të saj të Sigurisë, në përputhje me standardet euroatlantike.” – shkruan Presidenca.

Procesi Aqaba, i iniciuar nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë në vitin 2015, ka luajtur një rol kyç në koordinimin e përpjekjeve globale kundër terrorizmit dhe adresimin e sfidave të Sigurisë.

Në dhjetor 2023, presidenti bullgar Ruman Radev vizitoi për herë të parë Kosovën. Ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”