Rrugës nga Shqipëria, Presidentja Osmani ndalet për vizitë në Dragash
29.11.2025 - 19:48
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se duke u kthyer nga Shqipëria është ndalur për vizitë në Komunën e Dragashit.
Gjatë vizitës, ajo është takuar me kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini, me të cilin diskutoi për projektet që po ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të zonës.
“Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik”- shkruan Osmani, sot më 29.11.2025.
Presidentja gjithashtu falënderoi kryetarin Xheladini dhe anëtarët e qeverisë dhe kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet e zonës, për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë vizitës.