Policja në Ferizaj dyshohet e shkaktoi lëndim trupor, IPK rekomandon suspendimin e saj
17.5.2025 - 20:34
Për shkak të dyshimit për lëndim të lehtë trupor, Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e një zyrtare policore.
IPK dyshon se incidenti ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, të shtunën, më 17.05.2025.
Për këtë, njoftohet se hetuesit e IPK-së për veprimet hetimore janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, derisa thonë se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”- thuhet në komunikatën e IPK-së.