Foto-ilustrim
Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, pësojnë lëndime dy persona
28.11.2025 - 20:51
Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në Ferizaj.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast lëndime kanë pësuar dy personat që ndodheshin në motoçikletë.
Zëdhënësi i Policisë për Rrajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se aksidenti është regjistruar të premten (28.11.2025), rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Kaçiku”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante si dhe autoambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmën e nevojshme”- ka thënë Veseli për KALLXO.com.