Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
PDK i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut energjetik

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

PDK në Kushtetuese. Foto: KALLXO.com

PDK i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut energjetik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri dhe avokati i këtij subjekti politik,  Faton Fetahu kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për masë të përkohshme e më pas anulimin e tërësishëm të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) për dalje në tregun e lirë.

Ai tha se këtë kërkesë e deponuan në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të qindra vendeve të punës, në mbrojtje të ekonomisë, për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e cila në mënyrë të dhunshme nxjerr 1,300 biznese në të ashtuquajturin treg të lirë, sepse sipas tij, treg të lirë të energjisë elektrike në Kosovë nuk ka.

“Kemi argumentuar mjaftueshëm mirë që vendimet e këtyre dy gjykatave (Themelores dhe të Apelit) janë vendime të bien në kundërshtim me rendin tonë kushtetues dhe me Kushtetutën e Kosovës. Ne kërkuam një masë të përkohshme fillimisht nga Kushtetuesja që të pezullohet implementimi i vendimit dhe pastaj të shqyrtohet që të anulohet në tërësi ky vendim”- tha Tahiri për media.

Sipas tij, është vendim jokushtetues që Gjykata Themelore që e ka refuzuar dhe Gjykata dhe Apelit dhe kërkojnë që këto dy vendime të anulohen.

Ai tha se dy gjykatat në fjalë e kanë legjitimuar këtë vendim të ZRRE-së, gjë që sipas tij nuk janë në frymë të rendit kushtetues.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka nis shkyçjen e bizneseve që kanë më shumë se 50 punëtorë ose kanë të hyra më shumë se 10 milionë euro në vit.

Sipas njoftimit, janë mbi 1400 pika matëse të konsumatorëve, prej të cilëve disa do të shkyçen fizikisht e disa nga distanca.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte marrë vendim se që nga data 01.06.2025 bizneset e mëdha që kanë më shumë se 50 të punësuar, apo më shumë se 10 milionë euro qarkullim, duhet të kalojnë në tregun e lirë të energjisë. Kjo nënkuptonte se ata do të gjenin energjinë elektrike në treg të hapur, nga kompani që janë të licencuara nga ZRRE-ja.

Periudha e tranzicionit ishte përcaktuar të jetë 60 ditë, që i bie deri më 01.08.2025.

Kurse Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), që është Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), sipas një Vendimi të ri të ZRRE-së, do të ketë këtë status deri në janar të vitit 2026.

Në anën tjetër, bizneset me në krye Odën Ekonomike të Kosovës e kishin kundërshtuar Vendimin e ZRRE-së, që bizneset e mëdha me mbi 50 punëtorë ose me mbi 10 milionë euro qarkullim, nga data 1 qershor 2025 të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Më 29.05.2025 ata kishin mbajtur një protestë në Prishtinë – duke bllokuar pjesshëm të gjitha hyrjet në Kryeqytet, si dhe një protestë tjetër më 11.06.2025, po ashtu në Prishtinë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) kishte njoftuar se ka ndërmarrë një hap ligjor, përmes së cilit thonë se do t’i mbrojnë interesat e bizneseve anëtare dhe të gjithë sektorit privat në vend.

DHTIK ka njoftuar se ka bërë padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për siç thonë ata shkelje të rënda ligjore dhe procedurale në Vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Bizneset kanë filluar paditë duke kërkuar pezullimin e vendimit të ZRRE-së, ndërsa ka raste individuale që bizneset kanë fituar në Gjykatën Komerciale.

E në anën tjetër, ZRRE-ja ka aprovuar aplikimin për licencim si furnizues i energjise elektrike të “Management & Development Associates” sh.p.k, kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, shefit të stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”