Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Pavendosmëria e koalicionit gjerman kërcënon agjendën reformuese të Merzit  

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Friedrich Merz - Foto: Facebook/Friedrich Merz

Pavendosmëria e koalicionit gjerman kërcënon agjendën reformuese të Merzit  

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, po mundohet t’i çojë përpara dy propozime kyçe politike mbi pensionet dhe shërbimin ushtarak, duke hasur në një pengesë që nxit shqetësime se paqëndrueshmëritë politike të vërejtura në Francë mund të marrin hov së shpejti edhe në ekonominë më të madhe të Europës, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Konservatorët e Merzit dhe socialdemokratët e qendrës së majtë kishin premtuar se do siguronin më shumë stabilitet kur formuan “martesën e tyre të rehatisë” pesë muaj më parë pas rënies së koalicioni të mëhershëm trepalësh ‘pikë e pesë’.

Paketa historike shpenzimesh, për të cilën kishte dakordësi para se ta merrnin detyrën, kishte ndihmuar në hapjen e rrugës për një koalicion, duke u dhënë atyre liri të caktuar fiskale për arritjen e qëllimeve të tyre të ndryshme.

Por koalicioni, i cili ka vetëm shumicë të vogël parlamentare, është përballur me tensione që nga dita e parë, kur Merz u bë kancelari i parë ndonjëherë që nuk arriti të zgjidhej në raundin e parë të votimit.

Ndërsa udhëheqësit e koalicionit kanë një marrëdhënie të mirë pune, po përpiqen t’i mbajnë në vijë edhe deputetët e tyre. Shumëkush brenda konservatorëve të Merzit është i zhgënjyer nga shkalla e kompromisit të nevojshëm kur fushata e tyre premtoi ndryshime rrënjësore – duke i bërë votimet e fshehta, si ajo për të zgjedhur kancelarin, veçanërisht të rrezikshme, kanë thënë disa deputetë për Reutersin.

Merz, i cili nuk kishte përvojë qeveritare para se të merrte detyrën si kancelar, ka pasur qasje të paanshme ndaj grindjeve të brendshme si brenda koalicionit, ashtu edhe në partinë e tij.

“Nëse koalicioni vazhdon në këtë mënyrë, nuk do të jetë në gjendje të ndikojë në ndonjë ndryshim domethënës”, ka thënë Philipp Koeker, ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Hanoverit.

Analistët thonë se qeverisja po ndërlikohet nga mosbesimi ndërmjet dhe brendapërbrenda partive, mospërputhja ideologjike, mungesa e përvojës qeverisëse në kabinetin e Merzit dhe shkalla e sfidave me të cilat po përballet Gjermania.

Megjithatë, koalicioni duhet të lëvizë shpejt pasi ekonomia po përballet me të tretin vit me radhë me tkurrje, dhe me pasigurinë e partnerit kryesor të sigurisë të Gjermanisë, Shtetet e Bashkuara, e bën atë edhe më të prekshëm ndaj shqetësimeve në rritje të Rusisë për sigurinë.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”