Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Putin: Çdo trupë perëndimore në Ukrainë do të ishte objektiv legjitim

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Putin: Çdo trupë perëndimore në Ukrainë do të ishte objektiv legjitim

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të premten (05.09.2025) se çdo trupë perëndimore e vendosur në Ukrainë do të ishte objektiv legjitim për Moskën për ta sulmuar, duke i paralajmëruar aleatët e Kievit, teksa po diskutojnë masat për mbrojtjen e saj në të ardhmen, raporton Reuters.

Putin ka folur një ditë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se 26 vende janë zotuar të ofrojnë garanci sigurie pas luftës për Ukrainën, duke përfshirë një forcë ndërkombëtare tokësore, detare dhe ajrore.

Rusia ka argumentuar prej kohësh se një nga arsyet pse i shpalli luftë Ukrainës ishte parandalimi i anëtarësimit të Kievit në NATO dhe vendosja e forcave të saj në Ukrainë.

“Prandaj, nëse disa trupa shfaqen atje, veçanërisht tani, gjatë operacioneve ushtarake, ne nisemi nga fakti se këto do të jenë objektiva legjitime për shkatërrim” – ka paralajmëruar Putin në një forum ekonomik në Vladivostok.

“Dhe nëse merren vendime që çojnë në paqe, në paqe afatgjatë, atëherë thjesht nuk shoh asnjë kuptim për praninë e tyre në territorin e Ukrainës, dhe pikë”.

Komentet e Putinit ka nxjerrë në pah hendekun midis qëndrimit të Moskës dhe atij të Kievit dhe aleatëve të saj perëndimorë mbi formën e garancive të ardhshme të sigurisë për Ukrainën sipas çfarëdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës trevjeçare e gjysmë.

Ukraina po i kërkon mbështetje të fortë Perëndimit që ta mbrojë nga çdo sulm i ardhshëm. Franca dhe Britania, të cilat bashkë-kryesojnë një “koalicion të vullnetshëm” në mbështetje të Ukrainës, kanë sinjalizuar se janë të hapura për të vendosur trupa në Ukrainë pasi të përfundojë lufta.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se Uashingtoni nuk do të dërgojë trupa në terren, por mund të ofrojë mbështetje tjetër, siç është fuqia ajrore.

Putin ka theksuar se garancitë e sigurisë duhet të vendosen si për Rusinë, ashtu edhe për Ukrainën.

“E përsëris edhe një herë, sigurisht, Rusia do t’i zbatojë këto marrëveshje. Por, në çdo rast, askush ende nuk e ka diskutuar këtë me ne në nivel serioz” – ka theksuar ai.

Trump, i cili mori mandatin në janar me premtimin për t’i dhënë fund luftës shpejt, ka pritur Putinin në samitin e Alaskës muajin e kaluar, por nuk shënoi ndonjë përparim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, prej kohësh po kërkon takim të drejtpërdrejtë me Putinin, me qëllim që të arrihet përparim drejt përfundimit të luftës më vdekjeprurëse të Europës prej 80 vitesh.

Putin ka deklaruar të premten se nuk ka kuptim një takim eventual, sepse “do të jetë praktikisht e pamundur të arrihet një marrëveshje me palën ukrainase për çështjet kyçe”.

Megjithatë, ai ka përsëritur ofertë që e bëri më parë gjatë javës për ta pritur Zelenskiyn për bisedime në Moskë.

“Unë thashë: Jam gati, ju lutem, ejani, ne patjetër do të ofrojmë kushte pune dhe siguri, garanci 100 për qind” – ka theksuar ai. “Por nëse na thonë: ‘Ne duam të takohemi me ju, por ju duhet të shkoni diku tjetër për këtë takim’, më duket se këto janë thjesht kërkesa të tepërta për ne”.

Zelensky, pa iu drejtuar drejtpërdrejt mundësisë së Moskës si vend takimi, ka deklaruar të premten: “Ne jemi gati për çdo lloj takimi. Por nuk mendojmë se Putini është gati t’i japë fund kësaj lufte. Ai mund të flasë, por janë vetëm fjalë, dhe askush nuk u beson fjalëve të tij”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”